| E diele, 12.02.2012, 05:44 PM |
Timo Mërkuri
Rini e murosur
Për ç’kështjellë vallë a për ç’bedena
ma bënë kurban rininë? Ma murosën sakaq?
Prej saj, duke pikuar një lot a një rimë
viteve, u rit një këngë, si një fënijë idhnak.
Po pse ma murosën më kot rininë?
Për ç’kështjellë a për ç’bedena vallë ?
…lotët s’na u ndanë
Në sytë e tu çelën dy bajame.
Po ç’janë këta lotë si vesa mbi petale?
Te çdo pikë loti është një botë e vrarë.
Dhe në dashuri lotët s’na u ndanë?
Moj ngricë e kurbetit, ç’lule që ke tharë?
Në fshatin e refugjatëve.
….
Tani, këtu këngët lindin si fëmijë të vdekur.
Por e keqja është edhe
se s’ka kush i varros.