| E shtune, 11.02.2012, 09:03 PM |
Etnografi
Ardhja dhe qëndrimi i çerkezëve në Kosovë
Nga Hilmi Saraçi
Hamidija dikur fshat i çerkezëve
Fshati Hamidi gjendet tri kilometra në lindje të Qyqavicës, komuna e Obiliqit (Kastriotit). Është njëri ndër 24 fshatrat e Artakollit . Ky fshat i vogël tani me afër 30 shtëpi dhe me banorë shqiptarë, të ardhur nga disa vise të Kosovës pas shpërnguljes së çerkezëve në Stanovc të Poshtëm dhe në Turqi. Ka një histori të hershme të lëvizjes dhe qëndrimit të banorëve në këtë lokalitet, sidomos të çerkezëve.Tani kryesisht këtë fshat e përbëjnë familjet shqiptare pa asnjë familje çerkeze: si Këlmendi , Rrecaj , Zajqevci, Kerolli, Asllani, Gollaku. (më herët edhe Toçani dhe Sllavniku)…Nga ky fshat janë shpërngulur disa familje shqiptare, kryesisht nëpër qytete të Kosovës…
Emri i fshatit Hamidi daton herët, që nga sundimi osman në Kosovë , prandaj edhe emri Hamidi rrjedh nga fjala osmane: Hamidi që do të thotë –i lavdëruar dhe rrjedh nga emëri Hamid ( Sulltan Hamidit -1865). Ky fshat dikur i takonte territorit të Vushtrrisë dhe deri vonë mbante emrin Bivolaku i Vogël, pasi nuk është larg fshatit më të madh Bivolak- tani me emrin e ri Burim, që shtrihet në veri përendim afër Qyqavivës. Mëgjithse fshati ka emër të huaj (osman) për shkak të specifikave të veçanta dhe të hershme , ekspertët për emërimin (riemërimin ) e vendbanimeve nuk kanë bërë ndryshim në ndërrimin e emrit Hamidi, duke u bazuar edhe në arsyeshmërin historike të këtij fshati. Tani Hamidia është pjesë e territorit të Obiliqit (Kastriotit) dhe pika më e skajshme e ndarjes se këtyre dy komunave (territorëve) ,Vushtrrisë e Kastriotit …
Ky fshat është i njohur edhe në saj të luftës çlirimtare (1998-1999) si vend të qëndrimit të UÇK-së. dhe luftës kundër armikut serb. Në veçanti shquhet për aksionin e parë të UÇK-së në Artakoll ( 11 qershor 1998) kundër forcave policore dhe paramilitare serbe . Në këtë aksion u vranë katër policë të armikut dhe shumë të tjerë u plagosen. Ky aksion ishte ndër aksionet e para të UÇK-së në Artakoll. Këtë aksion e kanë udhëhequr Jashar Jashari (nga Strofci) dhe Sami Saraçi (nga Bivolaku), dy lufytëtarë të njohur të UÇK-së në këtë anë….
Çerkezët ishin nga Çerkezistani, të ardhur me 1853
Dikur në fshatin Hamidi, kryesisht kanë jetuar çerkezët, prandaj ky fshat ishte i njohur si fshat i çerkezëve, ndërsa toponimet dhe mikrrotoponimet për rreth edhe sot mbajnë emrat sipas banorëve të dikurshëm të saj si “Arat e çerkezve”.,Fusha e çerkezëve … Ata (çerkezët) ishin të ardhur nga Qerkezkistani në vitin 1853, të ikur pas pushtimit të Çerkezistanit nga Rusia Cariste. Menjëherë ky fshat ishte ndërtuar me kujdes të vaçantë nga këta të ardhur (çerkezët), por edhe me ndihmen e pushtetit osman, prandaj përmendet për pamjen karakteristike të fshatit që kishte dikur.. Më vonë çerkezët kishin lëshuar fshatin dhe ishin shpërngulur, kryesisht në fshatin Stanovc i Poshtëm . Vendbanimin Stanovc, gjithashtu,e kishin themeluar familjet çerkeze dhe në fillim e quanin me emrin Ishanije - Bala. Sipas Dr. Jusuf Osmanit ”ky lokalitet ishte i pabanuar, i mbuluar me therra,
Çerkezët sa ishin duke jetuar në Hamidi, pushteti osman kishte një qendrim të veçantë ndaj tyre dhe në një farë mënyre i dallonte nga shqiptarët . Ishin besimtarë të mirë të fesë islame, prandaj, me kohë kishin ndërtuar xhaminë në qendër të fshatit në kohën e sundimtarit Sulltan Hamidit. Kjo xhami tani edhe sot gjendet dhe shërben në fushën e zakonshme fetare. Çerkezët në shumë aspekte kishin përkrahjen nga pushteti osman, por megjithatë si të ardhur nuk e ndienin vetën të sigurtë, shpeshëherë ishin të prirur të ankohen ndaj komunitetit tjetër shumicë.(shqiptarë) që nuk i shikonin me sy të mirë këta të ardhur…
Në fund të shekullit XIX fshati Stanovc i Çerkezëve (Çerkezkoj) i kishte 200 shtëpi. Sipas një hartë etnografike në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, ky vendbanim kishte 90 shtëpi çerkeze. Ndërsa në vitin 1912 në dy lagje të Stanovcit jetonin rreth 100 familje çerkeze…” (Dr. Jusuf Osmani). Më vonë (1956) në këtë fshat fillojnë të vendosen familjet shqiptare nga shumë vise të Kosovës. Në këtë kohë shpërngulja e çerkezëve për Turqi kishte vazhduar me të madhe…
Disa tradita karakteristike të çerkezëve
Çerkezët ishin punëtorë të mirë, por më tepër dallonin në kultivimin dhe rritjen e kuajve. Ishin kalirues dhe shalues të njohur. Përmenden garat me kuaj të çerkezëve , gjithashtu edhe garat në “mundje”. Shtepitë e vogla përdhese i mbanin të pastërta dhe ishte knaqësi të hysh brenda . Femrat e tyre gjithashtu ishin të njohura si punëtore të zhdërvjellta dhe të bukura , sepse krahas me burrat punonin:kositnin livadhet, lavronin , mbillnin arat, kopshtijet dhe ushqenin bagëtinë. Gratë çerkeze ishin të njohura edhe si rrobaqepse. Ato herët kishin filluar të mbanin fustana të gjatë dhe shamia në vend të “dimive” dhe “ispeçeve” Ato (çerkezet) nuk kishin zakon të gatuanin bukë për çdo ditë , por në një kazan të madh ,të blerë apostafat përgatitnin bukën në vend të gatimit të zakonshëm. Aty miellin e misrit e ulëshin më ujë të nxehtë dhe përgatisnin bukën në formë të kaqamakut, për disa ditë rresht, kështu krijonin kohë për të punnuar më shumë se burrat…
Gratë dhe vajzat e çerkezëve ishin edhe lojtare (valltare) të njohura. Kishin profesion t’i fryejnë një vegle muzikore që e afronin të buzët. Melodija e krijuar nga kjo vegël që quhej “muzikë” të mahnite më tingullin e akorduar. Çerkezët nëpër tubime dhe dasma e kishin zakon që të luajnë dhe të vallëzojnë bashk burra , vajza dhe gra , prandaj edhe dasmat e çerkezëve ishin karakteristike dhe interesante për këtë anë (në këtë kohë). Zakonisht vajzat e çerkezëve vet e zgjidhnin fatin e tyre , sepse pa pëlqimin dhe dijen e prindërve martoheshin. Pas martesës zakonisht bëhej pajtimi. Ato ishin shumë të bukura dhe tërheqëse, prandaj shumë të rinj shqiptarë kishin dëshirë të lëvizin nëpër fshat, të shohin, të takojnë dhe të bisedojnë me vajzat e çerkezve të cilat për mungesë të mashkujve çerkezë, martoheshin me të rinjtë shqiptarë . Në këtë fushë kishtë disa martesa me shqiptarët. Qerkezët nuk e pëlqenin këtë martesë me shqiptarë , prandaj shpeshherë ka pasu ndërhyrje të dhunshme dhe reagime kundër martesave me shqiptarë dhe të tjerë …
Në kohën e pushtetit jugosllav (serbë) ishin të përkrahur
Gjatë pushtetit të Jugosllavisë së vjetër, sidomos në kohën e sistemit komunist të Jugosllavisë së Titos, gjithashtu ishin të përkrahur dhe dalloheshin nga të tjerët ,sidomos nga shqiptarët të cilët gjatë kësaj kohe të sundimit serbë ishin të diskriminuar dhë të ndjekur politikisht, veçanërisht të rinjët dhe intelektualët. Çerkezët edhe gjatë kësaj periudhe të sundimit dhe pushtimit serbë kishin ruajtur zakonet dhe traditat e tyre të vjetra në shumë fusha, prandaj dallimi në fushat e zhvillimit të jetës nga të tjerët ishte i dukshëm…
.Pasi në gjuhën çerkeze nuk kishte shkolla të veçanta , fëmijtë në fillim i dërgonin në shkollën fillore në gjuhen turke dhe shqipe.Më vonë të mesmet dhe të lartat i dërgonin në shkollat shqipe dhe serbokroate . Klasët për nxënësit çerkezë ishin të hapura në shkollën fillore të Prilluzhës,që nuk ishte larg fshatit të tyre (Stanovc i Poshtëm) , mësuese e këtyre paraleleve ishte Mevlyde Maxhuni- Berbatovci nga Vushtrria. Më vonë mësimin e vazhdonin në gjuhën shqipe dhe serbokroate... Prilluzha në atë kohë ishte qendër e dalluar politike dhe shoqërore gjatë viteve të gjashtëdhjeta, kryesisht i banuar me komunitetin serb….
Në kohen e pushtetit të Millosheviqit çerkezët nuk ishin të diskriminuar as të përndjekur, por shumica prej tyre ishin të punësuar dhe në vende të dalluara pune. Ata nuk ishin solidarizuar me shqiptarët gjatë tubimeve dhe demostratave kundër pushtetit diskriminues serb. Gjatë periudhës (1998-1999), kur UÇK-ja luftonte për çlirimin e Kosovës nga pushteti kriminal i Millosheviqit, çerkezët më tepër ishin në krahun e pushtetit të Millosheviqit , por nuk ishin kundër përpjekjeve të shqiptarëve për çlirimin nga pushteti diskriminues dhe kriminal i Millosheviçit., mirëpo disa nga këta (çerkezët) shpeshëherë punonin në dëm të shqiptarëve dhe luftës çlirimtare (UÇK-së). Në kohen e çlirimit të Kosovës nga