| E diele, 05.02.2012, 06:59 PM |
Teza për ndarjen e Kosovës skandal politik në rajon, por edhe nxitje e prishjes se kufijve në Ballkan!
Nga Asllan Dibrani
Meqë shpesh herë po përmendet statusi special për veriun e Mitrovicës dhe se ndarja e Kosovës është si shprehje e shpeshtë nga qarqe serbe , evropiane por edhe nga ndonjë qyqar politik shqiptar qe sa janë iritues po aq banal në propozimet e tyre!Një gjë e tillë u theksua edhe nga Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, ne takimin Munihut ne Gjermani. Idetë për ndarjen e Kosovës dhe për shkëmbimet e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të nisin diskutimet për ndarjen.
Dihet se kjo ide nuk sjell as një zgjedhje, pos rritjen e tensionit në rajona!
Njohësit e mirë të taktikeve të marketingut politik, për Kosovën e dinë se, sado që fillimisht një ide e parashtruar publike, nga ndonjë autoritet i lartë politik ndërkombëtar është me qellim të mirë në ndërmjetësimin e hendekut politik për Kosovën,por kur përmendet ndarja nënkuptohet se ai njeri, cili do qoftë, është i një anshëm dhe duke gjuajt kashtë në zjarr!Dihet se kjo ide nuk sjell as një zgjedhje, pos rritjen e tensionit në rajonal. Provokimet e këtij diplomati , këto ditë për ndarjen e Kosovës është, po aq i pa tolerueshëm sa qe vërtet , klasën politike në Kosovë e ka gjetë të pa përgatitur për reagime diplomatike ndërkombëtare . Pse e themi kështu ?Sepse dukej nga pala jonë një vobektësi naive , tolerance dhe një heshtje graduale sikur nuk ka ndodhur as gjë ! Me rastin e këtyre provokimeve, përse mos të reagohet nga zyrtarët tanë ,në ato shtete nga vijnë ata zëra, fundi i fundit edhe ndonjë reagim zyrtar , note proteste apo diç tjetër. Zërat të ngjashëm ka qe si zgjedhje adekuate gjejnë ndarjen e Kosovës si ky tipi, edhe nga të tjerë duke u prononcuar ,pos ndarjes, edhe shkëmbimin e territoreve,( Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës dhe veriu i Kosovës Serbisë)!. Nga njeriu i ndërgjegjësohem , i vetëdijesohem , largpamës , me vizione të spektrit politik duhet ta gjykojnë dhe mos të pranohet një marketing politik i tillë, kur dihet se ato territore janë shqiptaro -kosovare , po aq sa janë territore tonat edhe pjesa veriore e Kosovë qe pretendohet ti përfitojë Serbia.
Sot në këtë temë "të ndarjes", po spekulohet ndërsjellëtas me një pseudo-politikë, Serbi- qarqe evropiane dhe politika e "verbër" kosovare!
A thau politika serbe po i nxit disa politikaj ndërkombëtar të provokojnë dhe të bëjnë pazarllëqe, me tokën dhe territorin e Kosovës ,sikur të ishte pasuri e trashëguar nga baballarët e tyre...!? Orkestrimi muzikal pro politikes serbe është imponim artificial dhe duhet të demaskohet, nga vet ne shqiptaret dhe agjenda politike . Por sot në këtë temë "të ndarjes", po spekulohet ndërsjellëtas me një pseudo-politikë, Serbi- qarqe evropiane dhe politika e "verbër" kosovare .Pas këtyre preferencave aktuale, po priten edhe bisedime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ,qe shpeshherë theksohen edhe nga media vendore Beograd - Prishtinë duke e minimizuar vlerën e pavarësisë së Kosovës ,pra nuk thuhet të "Kosovës dhe Serbisë". Theksohet në shprehje mediatike të arrihet e ndonjë marrëveshjeje ne mes "Prishtinë dhe Beogradin" citojmë ( këto janë qytete, e jo shteteve sovrane), marrëveshje për të vënë në "temë" mundësinë e ndarjes së veriut të Kosovës, i cili territor, sipas tyre, nuk do të jetë më Kosovë (veriore), por do t’i bashkëngjitet territorit të Serbisë dhe si i tillë do të quhej brenda Serbisë - Serbi, e jo Kosovë as veriore as jugore por e ndare nga Kosova?. Pra krejt kjo është një opsion i Serbisë, e jo i Kosovës dhe as - i asnjë shqiptari në Ballkan prandaj edhe politika aktuale e Kosovës duhet ta përqendroj diplomacinë e vet në baraspeshë në spektrin kombëtar, me qellim qe të ruhet sovraniteti i Kosovës, nga politika agresive serbe , me një pretekst për Serbinë e madhe. Kjo "tezë" të iniciuar nga Serbia nëse klasa politike e Kosovës , dinë dhe ka vullnet të mirë pa e cenuar veten, as në fushën politike si personalitete ,ata mund ta godasin Serbinë, me fakte paraprake duke e kushtëzuar Serbinë dhe faktorin ndërkombëtare me(denoncim ndërkombëtar) ndaj Serbisë, për "gjenocidin e mbi 6oo fshatrave e qyteteve nga Toplica" e jonë , qe me dhunë dhe terror u dogjën u vranë masivisht. U përzunë dhe u dëbuan me dhunë për Kosovën e tanishme , për "Turqi" e gjetiu .Tu kujtojmë politikanëve tanë se nëse bisedohet, duhet të bisedohet për të zhdukurit ,për masakrat , për dëmet materiale dhe për (dokumentacionet mbi tapitë e veta qe pati popullata e asaj ane) , qe sot janë, të tërat në arkivat e Turqisë. Të bisedohet për gjenocidin dhe dëmshpërblimin nga
T'i rikthen Shqipërisë territoret e veta, lugina e Preshevës, gjysma e Maqedonisë, pjesët e banuara me shqiptar në krahinën e Çamërisë në Greqi,ti kthehet gjysma e territorit të Malit të Zi, qe është e banuar me shqiptare !
Më duhet t’ua përkujtoj analistëve që marrin rolin e funksionarëve zyrtarë politik për këto bisedime qe të jenë syçelë , po qe të hapen dhe diskutohet kjo temë e (ndarjes se Kosovës) atëherë këtu duhet të prishen kufijtë e Ballkanit në tërësi . Këtu duhet të futet në bisedime edhe "Shqiperia në bashkimin e territorit", qe padrejtësisht ju aneksuan, po nga baballarët e këtyre politikajve në Ballkan e në Evropën e sotshme . Atëherë po qe teatrohet me këto lojëra ,( t'i rikthen Shqipërisë territoret e veta, lugina e Preshevës, gjysma e Maqedonisë, pjesët e banuara me shqiptar në krahinën e Çamërisë në Greqi,ti kthehet gjysma e territorit të Malit të Zi, qe është e banuar me shqiptarë dhe bashkimi i Kosovës me shtetin amë kuptohet me Shqipërinë). Ky do të jetë një "kompromis qe duhet politika kosovaro-shqiptare ta ndjek pran faktorit ndërkombëtar" , atij serb dhe pran faktorëve në Ballkan. Asnjëherë në histori, shqiptarët nuk kanë vendosur për kufijtë e Shqipërisë, pos kur kanë bërë kinse "kompromise të dhimbshme në dëmin e Shqipërisë" nga "kuislingë dhe bashibozuk", prandaj mos të ndodh edhe kësaj here një rast i ngjashëm...!? Politikanë kosovar, mos u trembeni , ngrehëne kokën lart me krenari dhe mbrone interesin e kombit, se historia nuk përsëritet dhe përpiquni t'i ktheni vendit identitetin,dhe sovranitetin e merituar qe me gjak ,mund dhe djersë e meriton ky popull ,një "liri të plotë".