| E diele, 05.02.2012, 06:50 PM |
Politika ose bardh ose zi
Nga Shemsi Bunjaku
Na bëjnë të na dridhet zemra, të emocionohemi, të ofshaim, , të na rrjedhin lotet. Na bëjnë të ndihemi keq nese nuk bëhemi pjesë përkrahse e qëllimeve të tyre. Na bëjnë të pa fuqishëm, të ligë.Na krijoin ndienjën ne kunder atyre deri në dhunë. Kjo është politika që nuk qon kah bashkimi i ndasive por kah largimi i ngjashmërive. Këtë e bënë politika shqiptare për ti ruaitur pozitat, apo për të ti marr ato. Kjo është loja me ndienjat e sovranit.
Zakonisht janë tri lloi qasjesh politike më të theksuarat me të cilat partit politike godasin me qëllim të mbledhjës se votave nga populli. Është qasja e cila është e bazuar në ndjenja, emocione, thirrje patriotike, nacionalizma e tjera. Pra partit që fitoin poena politik duke fokusuar në ndjenjat e sovranit.
Ka nga ato që besimin fetar kan qasje bazike. Këto parti bëjn thirrje sovranit duke u munduar të fitoin poena politik duke fokusuar në etik apo moral, si produkt primar të vetin.
Dhe grupi i tret është nga ato parti që qasjen politike e kanë të mbështetur në platforma dhe projekte të caktuara, ku zakonisht bazë kan llogarit matmatikore.
Nëpër histori këto qasje politike kan ateruar nga njera anë tek tjetra, gjithnjë duke pasur shkak levizjet që kanë ndodhur nëpër shoqrit e ndryshme.
Sot shumica e partive politike shqiptare në debatet e tyre politike kan ndjenjën si qasje bazike. Ato bëjne politik duke u munduar me cdo kusht të krjoin bindjen te sovrani, ata kundër nesh. Ata e rrezikoin kurse ne e mbroim vendin, ata janë shpiuna kurse ne jemi patriot, ata shkatrroin ne ndërtoim ekonomin, ata nuk respektoin historin,as kulturen e as rendin shoqror në të kundertën nga ne etj.
Shif ngjarjet e sotshme në Kosovë ku levizja Vetvëvendosie dhe qeveria e Kosovës qëndroin në dy anë të kunderta dhe bëjnë politikë ndjenjash. Kjo qasja politike e bazuar në ndjenja po krijon amulli, gjithnjë e më shumë po qon kah largimi i ngjashmërive politike.
Pyetja është se a veproin partit politike me vetëdije në mënyr të till apo është pasoi e trashigimis politike nëpër të cilën kemi kaluar ne si shoqri? A po keqpërdoren rrethanat nëpër të cilat ka kaluar sovarni shqiptar për të bër aktivitete fëtimpruese në të mirë të partitve të caktuara duke anashkaluar interesin kombtar.
Ndjenja interes
Kam respekt për ndjenjat e forta patriotike të shqiptarve ndër shekui. Ndienjat që forcuan vlerat kombtare nëper kohë të vështira, kohë kur armiqt tanë bënin gjithë atë që ishte e mundur për të na zhdukur apo edhe asimiluar. Ishin pikrisht ato thierrje patriotike nga njerzit e penës dhe pushkës që e mobilizonin popullin kundër armiqsive të egra.
Patriotizmi është i nevojshëm në cdo kohë dhe cdo vend por kriteret sot janë tjera sepse koha dhe rrethanat janë krejt të ndryshme. Në kohrat e shkuara bisedohei për të luftuar armikun sot bisedohet për ndërtim dhe zhvillim e vendit. Është krijua një shprehi të thuhet se ne jemi në mbroitje të asaj që kërkon sovrani. Dhe më e keqja, pikrishtë duke u mbështetur në këtë qasje krijohen ndarje të forta që tejkaloin interesat politike duke prishur dhe rrezikuar edhe interesin kombtar. Është një qasje ku provohet me cdo kusht me thirrë sa ma zhurmëshëm për të tregue vetën se kush është më patriot se tjetri, duke i servir popullit interesat politike të bazuara në ndienja.
Pra problemi i partive politike është pikrishtë në qasjen që ato i bëjnë politikes e që është lojë e gabuar duke shfrytzuar gjendjen jo të volitshme që ndodhet sovrani.
Shoqria shqiptare gjatë historis ishte e privuar nga mundsia të shprehet lirshëm dhe të jetë aktiv në formimin e politikave. Andai ndjenjat e sovranit janë të ndijshme. Trashigimia politike, rrethanat historike dhe aktivitetet ishin të fokusuara më shumë në luftra. Këto rrethana nuk kan krijuar mundsin e shprehjes dhe zgjedhjes së lirë, lirshëm andai është e pa dreit keqpërdorimi i ndienjave politike.
Ndienjat në politikë janë të natyrshme dhe të zakonshme edhe në politikat e vendeve të zhvilluara, mirpo këto ndienja janë zakonisht të mishruara me projektet që partit afroin.
Një politikan në Norvegji që në përqindje të madhe partia e tij bazohet në ndienja më tha.
- Ne kur thërrasim popullin në ndienja zgjedhim një epiqendër ku godasim. Epiqendra më e përshtatshëme për të sfiduar pushtetin jeni ju të huaiet. Asgjë nuk kam përsonalishtë kundër të huaive, por megjithatë, më qëllim të huaiet janë objekt që ne na shërbein me luaitur me ndienjat e sovranit. Ju jeni “armiku” që na bënë neve më të leht thirrjen në ndjenja, në të njëjtën kohë nuk rreziokoim afersin politike me kundershtaret e mbrendshëm politik. Mirpo sfida kryesore e jona mbetet kërkesat në rritje nga zgjedhsit se ku është llogaria matmatikore tek këto thierrje ndienjash.
Zakonishtë partit e tilla në vendet e zhvilluara janë radikalet dhe ata marrin një përkrahje të vogël nga sovrani.
Kurse tek politika shqiptare qasja e till politike është bërë alfa omega dhe zakonisht në të kundërtën nga vendet e zhvilluara tek ne partit e tilla shpallin armik njëri tjetrin dhe janë edhe parti kryesore.
Mediat ju qëndrojnë krah
Përgjegjsia nuk duhet ti mëveshët sovranit. Fai është i politikave që nuk qoin kah bashkimi i ndasive por kah largimi i ngjashmërive. Sovrani nuk është më pak i vetëdijshëm se sovrani në vendet e zhvilluara. Arsyea është se në munges të platformave të qarta politike të finalizuara në projekte lehët të llogaritura , sovranit i serviret me qëllim ndienja,emocioni, patriotizmat.
Lindë pyetja se a është vetëm politika përgjegjëse për këto manovrime apo edhe mediat kan pjesen e vetë të fait? Unë mendoi se edhe mediat janë bërë pjes e pa ndashme e këtyre qasjeve. Mediat arsyetohen se ndienja është kriter i rëndsishëm që krijon afersin dhe rritë shikueshmërin. Megjithat kur kehët parasysh që mediat sot nuk luain vetëm rolin e informantit por edhe rolin e vëndosjes së agjendave politike të ditës, përgjigjsin e vëtëdisimit të opinionit, dhe përgjëgjsin e hulumtimit të padreitsive në shoqri, mund lirisht të thuhet se ka vend për kritik.
Unë mendoi se logjika e llogaritjes matmatikore është e lidhur ngusht me nevoiat e përditshme që ka populli, ato nevoia do të duhei të jenë në fokus të debatit. Është e turpshme kur politikanet e partive të ndryshme hargjoin kohen që do të duhei ti kushtohet politikes aktive, duke u grindur dhe fokusuar debatin në konflikte ndienjash. Populli e ka shumë më të leht të gjykoi kur gjërat janë të dukshme dhe të prekëshme.
Kjo është e driet dhe fëtimpruese për popullin, e edhe për politikat afatgjate të partive të caktuara.
Edhe konflikti mes Vetvëndosies dhe Qeveris në raport me reciprocitetin mund dhe duhet të zgjidhet duke bër llogaritje matmatikore.Duke i përjashtuar emocionet, do ishte shumë më e dreit në raport me popullin që debati të ishte i bazuar në llogari matmatikore. Debati se nga cila anë ka më shumë të lenduar dhe nga cila anë ka më shumë patriot është debat i gabuar që ndan edhe më shumë filozofit politike
Debati politik kur ka për bazë platformat logjike është profesional me një etik të mirfillt. Ai nuk është përsonal, nuk fyen integritetin dhe dinjitetin e individit apo grupacionit të caktuar. Është shumë e zakonshme që konflikti krijon kurreshtjen, e kur konflikti politik pra nuk mundë të llogaritet me shifra matmatikor atëher krijohet ndijenja, ne kunder atyre.
Sovrani, me theks të veqantë një sovran siq është ai shqiptar me një të kaluar të hidhur ku nuk ka ekzistuar debati politik po vetëm pushteti autoritar ka nevoi për kjarsim qasjesh politike duke u bazuar në platforma logjike letë të logaritura. Nuk është e driet që politikat shqiptar të vazhdoi në vazionin e viktimizimit dhe patriotizmave. Ky është debat i humbur.