| E shtune, 04.02.2012, 07:03 PM |
Ndre Mjeda
DIMNI
Nëpër fushë e nëpër male
Fryn murlani me stuhi;
O murla, atë frymë ndale,
Ndal ti, o akull, mos më ngri.
Mos ma ngrini këtë pikë gjak!
-Struku, struku, i shkreti plak.
Po del dimni me kosë në dorë,
Gjeth e bar i ka kositë:
Qet ballkoni pjalm e borë,
E plakshkreti, tue mërdhitë
I thotë vetes me zë pak:
-Struku, struku, i shkreti plak.