Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ukshin Zajmi: Liridon Sadriu më i miri në “Fest Flaka 2012”

| E premte, 03.02.2012, 09:03 PM |


Liridon Sadriu më i miri në “Fest Flaka 2012”

 

Me sesionin e interpretuesve të këngës popullore përfundoi edicioni i XXI i “Flakës së Janarit 2012” në Gjilan. Shtylla e muzikës në edicionin e sivjem të “Flakës së Janarit “,u manifestua me Festivalin e muzikës për fëmijë “Xixat e Flakës”, Koncertin e muzikes serioze dhe me Festivalin e interpretuesve të këngës popullore.

 

Nga Ukshin Zajmi

 

Festivali i muzikës për fëmijë “Xixat e Flakës 2012” sivjet u mbajt për herë të parë, dhe pretendon të bëhet pjesë e përhershme e manifestimit tradicional shumëkulturor “Flaka e Janarit”, që po mbahet qe 21 vite në Gjilan. Udhëheqës i sivjemë i këtij festivali ishte Kushtrim Jakupi, korin e udhëhoqi Albina Jakupi, moderoi Anila Aliu, morën pjesë grupi i valltarëve “Dancing house” dhe “Laboratorium”, si dhe kori “Lyra”.

Në festival kënduan: Kaltrina Hajdari “Martirët e janarit”, Vesa Ymeri “Kënga shqipe”, Elona Sadiku ”Ahengu i luleve”, Era Mustafa “Melodia”, Triola Jakupi “Buzëkuqi”, Vesa dhe Oda Agaj “Kukulla ime”, Eljesa Rushiti “Dëshira”, Enea Ismajli “Libri im”, Liburn Poroshtica “Drenusha”, Adea Latifi “Viti i ri”, Elda Bunjaku “Qenushi”, Ertë Rashiti “Macëzo”, Vjollca Osmani “Fyelli magjik”, Valëza Salihu “Dembelja” dhe Albina Jakupi me këngën “Mos ua prishni lumturinë”.

Koncerti i muzikës serioze u mbajt me 17 janar, pas Akademisë solemne “Tri dekada lirie” dhe në te kuarteti frumor në përbërje: Blerina Mustafa (flaut), Arzie Rifati (flaut), Faton Halimi (klarinet) dhe Florian Thaqi (klarinet) ekzekutoi “A del për mua pranvera” (Flamur Bucaliu), “La primavera” (Antonia Vivaldi) dhe “Të falem o dhe”( Rauf Dhomi). Pos kësaj u ekzekutuan edhe pjesë korale: “Janari” solist Burim Demiri e kompozitorit Qazim Kryeziu, “Për memëdhenë”, “Të gjithë ne o djema” dhe “Këngë lufte” të Koço Uçit,, pastaj “Mësuesi” dhe “Xhamadani” të cilat i kompozoi dhe përpunoi Qazim Kryeziu. Të gjitha këto këngë u interpretuan nën drejtimin e dirigjentit Adhurim Rasimit.

“Fest flaka 2012” apo Festivali i interpretuesve të këngës popullore sivjet grumbulloi këngëtarë nga të gjitha trojet shqiptare: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe Diaspora. Në festival u paraqitën: Blerim Lamallari më këngën “Këngë për Haxhi Zekën”, Faton Isufi “Kaçurrelat”, Kaltrina Hajdari “Syjeshile gojësheqere”, Zahir Bislimi “Dashuria si rrufe”, Naser Beqiri “Kur pata një lule t’bukur”, Resmie dhe Berat Krasniqi “Kosova-Çamëria”, Bashkim Gagica “Çobani”, Merita Sahiti “Karajfili në saksi”, Hysni Alushi “Vajza Çame”, Ardit Stafaj “Moj dashnore të gjykoft perëndija”, Liridon Sadriu “Në zaman t’njasaj furie”, Rexhep Jashari “Dasma e Malësorit”, Hysni Klinaku “Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës”, Nikollë Nikprelaj “Dasho Shkreli” dhe Shkodran Tolaj “Këngë e pambaruar”.

Juria e përbërë nga: Zekë Isufi, Sanije Matoshi dhe Jetmir Rexhepi, pasi dëgjoi të gjitha këngët vendosi që:

-vendi i parë t’i takoi Liridon Sahitit

-vendin e dytë e ndanë: Hysni Klinaku dhe Merita Sahiti, ndërsa

-vendin e trete e ndanë: Rexhep Jashari, Nikollë Nikprelaj dhe Shkodran Tolaj.

Me këtë manifestim edhe përfundoi ky edicion i “Flakës së Janarit 2012” në Gjilan