| E premte, 03.02.2012, 08:07 PM |
Agim Gashi
Ah, nënat e këqija!
(Poemë e trishtimit)
KUJDES! I lutem prindërve, motrave e vllëzërve që këtë poemë të trishtë mos ta lexojnë në praninë e të rinjëve deri në 18 vjeç!
Në këtë botë të rrejshme
Shpesh ankohen fëmija,
Kur nuk sillen mirë
Nënat e këqija.
Sa herë kam dëgjue
Të
Thonë gratë e ndryshme
Se s‘ka nanë të keqe.
Kam parë me sytë e mi,
Nana len fëmiun vetun
E shkon në kurvëri.
Ka dhe raste të tjera
Sa t´rënda trishtuese,
Kur nana për bijen
I bahet shkuese.
Jo për ta martuar
Me krijue jetë,
Por do që e bija
Të baj si ban vetë.
Ah! Ka dhe aso nana
Që s‘i pajton logu,
Bebe t´porsalindura
Gjuejnë n´kanta bërllogu.
Kam dëgjue raste
Sa zjarr e siklet,
Kur nana fatkeqe
Furr fëmiun e vet.
Një tjetër e shtrëngon
Frymën i ndalë,
Engjullit fëmijë
Që Zoti ia ka falë.
Shkruajnë gazetat
Skena e pa parë,
Nëna katileshë
Han fmiun e saj.
II
Nëna ndan nga gjiu beben
Mos t’i prishet bukuria,
E për qumësht nëne
Qan e qan fëmia.
Eshtë nënë e keqe
E keqe sa s‘ka,
Kur fëmiun e vetë
E gënjen pa nda.
Në mbrëmje i bën planet
Fëmiut i thotë po,
E nesërmja e nënës
E mbushur me jo.
Kështu kopjon fëmiu
I mbushur me plot mllefë,
Mësohet t´gënjejë të tjerët
Dhe jetën e vet.
Gënjen pastaj shtetin
Për të s’ka liri,
Do merret me krime
Me drogë e hajni.
Kështu rriten fëmijët
Gjithkund fatkeqësia,
Bota ua shef sherrin
Nanave të këqija.
Nuk i baj të mirë
Dhe ata baballarë,
Që për një qejf flirti
Familjen bëjnë prrallë.
Ka edhe të tillë
Të poshtër, mjerana,
Vetëm i kcejnë qejfit
Eshtë bija apo nana.
Kjo botë fatkeqe
Për engjujt fëmijë,
Nuk asht ideale
S‘ka mjaft lumturi.
Sa fëmijë t´ksaj bote
Vdesin nga uria,
I lanë të mbyllun pra
Nanat e këqija.
Nga nanat e këtilla
Shëmtohet edhe moti,
Sado të kamuflohen
Ato s’i do as Zoti!
III
Dua ta tregoj
Një ngjarje të vërtetë,
Një ndodhi e rëndë
Më zhgënjeu n´jetë.
Ishin vite t´vështira
Vitet e nantdheta,
E rëndë ishte robnia
E rëndë bëhej jeta.
Iknin njerëzia
Lëshonin atdheun,
Harruan trollin e të parëve,
Harruan Skënderbeun.
Dikush ik nga skamja
Dikush nga lezeti,
Dikush s‘kishte qare
Se ndiqej nga shteti.
Një nanë nga anët tona
La burrin në shtëpi,
Dy fëmijët i mori
U hodh në arrati.
Kaluan brigje e fusha,
Kaluan edhe shtete,
Vuajtje e uri
Fëmijët teneqe.
Ndalen në Çeki
Atje në Teplicë,
Synon Gjermaninë
Mjaft në Mitrovicë.
Arriti dhe atje
Diku në Bavari,
U shkrua azilante
Nëna me dy fëmijë.
U vendos në hajm
Me dy pëllumbesha,
Në dhe të huej
Ndihej si mbretnesha.
Merrte para t´mira
Bleu garderobë,
Mendja më s‘i shkonte
Për burrin në Kosovë.
Ishte grua e bukur
Me ja pas lakmi,
Dy vajzat e saj
Lule në hyjni.
Vishej edhe ngjyhej
Dilte në sheti,
Në gjak i vlonte etja
Për ndonjë dashuri.
Por një ditë me diell
Në parkun për karshi,
Qëndronte një burrë
E vidhte me sy.
Ngadal iu afrue
I tha „buenasera“,
Ja mendoi gruaja
Fati erdh te dera.
Filluan bisedat
Me plot dashuni,
Nuk munguan puthjet
Plot afsh e zjarmi.
Burri ish i pashëm
Nuk qonte jerdam,
Kishte restorantin
Ishte Italian.
Shqiptarja e bukur
Kontratën e bani,
Punë në restorant
Te italian Xhovani.
IV
Kaluan disa muaj
Për mrekulli,
Para të mjaftueshme
Edhe dashuni.
Një ditë në restorant
Hyn një pëllumbeshë,
Bukuri më t´zjarrtë
Xhovani s’kishte ndeshë.
-Mirëdita, xhaxha
Vajza iu drejtu,
-Dua mamin tim
Pak me bisedu.
Po dridhej Xhovani
Për këtë bukuri,
Që i ndriste fytyra
Mu si një hyri.
U soll mirë e butë
Xhovani plot mirësi,
Derisa po flisnin
Tani nënë e bijë.
U ngrit që të shkonte
Tuj i përshëndetë,
Pa mendu e shkreta
Sa kob do të jetë.
Tash nisi Xhovani
Dashnores presion,
Që ta bie vajzën
Në punë për restorant.
-Ose do ta biesh,
Ose do shkosh n´shtëpi,
Do t‘i tregoj botës
Për tonën dashuni.
Nga dhuna, nga frika…
Gruaja u dorzu,
Tani duhej vajzën
Për me e mashtru.
Shkoi në shtëpi
Plot nerva e vner,
Vajzat bukuroshe
E pritnin në derë.
V
E mashtroi vajzën
Mirë i shkoi plani,
Tani nënë e bijë
Te italian Xhovani.
Pas disa ditësh
Xhovani u nxe,
Me e pas në shtrat
Shqiptaren e re.
I thotë tash dashnores
Po shkoj në podrum,
Dërgoma njomzen ti
Mua në podrum.
Ishin marrun veshë
Dhe i kish premtu,
Që vetëm një natë
Me vajzë me kalu.
Po e thërret bijën
Tuj e ledhatu,
Merri këto gjana
Në podrum me i qu.
I mori e bija
Gjanat në dorë,
Bie shkallëve poshtë
Si të binte n´vorr.
Poshtë priste Xhovani
Sytë zgurdullu,
E kuptoi vasha
Se ishte mashtru.
Deshi që të ikte
Nga dorë e qikllopit,
Por fuqi e burrit
Ia ndërroi motin.
E rroku për beli
Me sa kish fuqi,
Kmishen e mëndafsht
Filloi me ia shky.
I dolën vashës s´bukur
Gjinjët si dy hana,
Ah, moj jetë e shkretë,
Çka më bani nana.
Jargisej italiani
Qelbej nga rakia,
Me dhunë sot shqiptares
I merrej vajzëria.
Puthte e lëpinte
Ku prekte nuk shiqonte,
Përfundi shqiptarja
Dëneste e rënkonte.
E kishin rrëmbye
Kthetrat e tradhëtisë,
Ishte vonë t‘i ikte
Kësaj mizorisë.
Sa kohë kaloi
Vajza s‘kish haber,
Por kur hapi sytë
Nanën pa në derë.
Ishte mbushur lotë
Ishte mbushur gjak,
Vajza rrinte shtrirë
Me spermën në bark.
Ishte skenë e randë
N´podrum të Xhovanit,
„Dashnoret“ e „tradhtueme“
Prej nji italianit.
Sa ishte pendue
Ajo nanë e shkretë,
E mallkonte ditën
E nisjes n´kurbet.
E mallkoi veten
Dhe ndjenjat e saja,
Ma mirë bukë e krip
Se me të zanë belaja.
I afrohet vajzës,
Yllit t´bukurisë,
-Ik nga unë, lavire
Nana e tradhëtisë.-
U ngrit ngadalë
E njoma shqiptare,
Iu duk vetja
Shkronjë në abetare.
Iu kujtua jeta
Babi në Kosovë,
Edhe lulbozhuret
Që qelin n´Rugovë.
Gjakun e vajzënisë
Ia la peng nanës,
U zhduk nga podrumi
Në atë hije t´Hanës.
VI
Porsa doli nga podrumi
E trishtueme e flokë prishun,
Pika, pika rridhte gjaku
Nëpër rrobën e saj t´grisun.
Nuk e dinte ku qiste hapin
Ecte randë sikur në ferra,
Për nji çast u duk te shtëpia
Edhe motrën pa te dera.
E rroku but në përqafim
E puthi plot me dashuni,
-Tash po shkoj,oj motra e vogël,
Ndoshta ma nuk kthehem n´shpi.
Amanet, moj motra im,
Nji selam babit t´ia qosh,
Mbarë Kosovës e gjithë shqiptarëve
Rastin tim t’ua tregosh.
Ti t´më rritesh, motra ime,
Të shkollohesh në kurbet të zi,
E të kthehesh në atdhe
E merre burrë nji shqiptar të ri.
Nëse kthehesh dhe e mban në mend
Këtë amanet n´këtë natë me hanë,
Shpërndaj gjithkund dashuninë
Tuj u ba ma e mira nanë.
Nëse vajzë të lindë fëmija
Ty, moj motër ,qofsh me shumë gëzim,
T´më kujtosh mue ndër mote
Leja vajzës emnin tim.
Lamtumirë, moj motermira,
E ti, atdheu im i mbarë,
M‘u shkatrruen andrrat e mia
Me e marr nji djalë shqiptar.
Para syve i del gjerdeku
Dhe duvaku i nusnisë,
Plot buzqeshje n´kopshte t´Kosovës
Edhe gji tuj i dhanë fëmisë.
Mori rrugën kah errsina
Me u zhdukë nga kjo jetë,
Nji unazë prej trup shkrumuemes
Si kujtim motrës me i mbetë.
VII
Ngadal ecte dhe mendonte
O Zot i dashtun po çka të bana?
Para syve seq i dilnin
Herë Xhovani e herë nana.
Pa mendu e pa cak ecte
Me nji pompë mezi arrinë,
Aty bleu nji kantë plastike
Të mbushur plot me benzinë.
Shkoj u ul në park t´qytetit
Atje diku në Bavari,
Nisi e shkreta të qajë përmallshëm
Për fatin tonë n´kurbet të zi.
Qau për fatin që iu thye
Qau për motrën që e la n´vetmi,
Qau për nanën që bani kobin
Me gjak t´vetin, me fëmijë.
Qau për babin atje n´Kosovë
Dhe atdheun e robnum,
Qau për shkollat mbyllë nga shkau
Mbarë nji popull rri pa gjumë.
Qante vasha ma e bukura
E tokës së Arbënit në kurbet,
Kish vendosë ma mos t´jetonte
Por të ndahej nga kjo jetë.
Në mes të parkut drunj të lartë
Vetëm hanën në shoqni,
Tash po vjen fundi i jetës
I nji luleje në rini.
Ngadal hapi kantën plastike
Lau trupin me benzinë,
Sa e mirë iu duk aroma
Thu për te ishte shpëtim.
Trupi i njomë i vashës s´re
U shndërru në pastërti,
Iu kthye beqaria
Ditë e re thue po gdhi.
Ndezi shkrepsen sypatrembun
Flakë i mori trupi i njomë,
U zdrit qielli e u zdrit parku
Nji za lëshoi si jehonë.
-Ah moj nanë, moj nana ime,
Lamtumirë se të kam gjan,
Mos mbaj zi, mos qaj për mue
Pashë atë gji që ma ke dhanë.
Nji amanet po ta la ty
Të qoftë hallall gabimi yt,
Kthehu ti në tokë të arbënit
Edhe motrën me ma rritë.
Mos rri ma n´kurbet të zi
Sepse jetën do ta kesh t´randë,
Në atë flakë i shtrini duert
Donte nanën me e përqafë.
Ra ngadalë në bar të njomë
Ndërsa n´qiell u dukën re,
Donin ato ta lshojnë shiun
Me e shpëtu vashën e re.
Porse retë u vonuan
Edhe hana duel e plotë,
Bashkë me yjet e asaj nate
Qanë e qanë e derdhen lotë.
Qanë dhe lulet e atij parku
Diku atje në Bavari,
Dersa digjej bukuroshja
Edhe bahej shkrumb e hi.
Aty mbeti hiri i vashës
Ku u dogj ajo bukuri,
Kurr aty ma s‘doli bari
E kam pa me sytë e mi.
Porse hiri i shqiptares
Si i Feniksit përsëri,
Do të ngritet e do të ngjallet
Për mirësi e dashuri.
VIII
Kanë kalue disa vite
Nga kjo ngjarje e fatkeqësi,
Shumë shqiptarë e shqiptaresha
Prap i ha kurbeti i zi.
Motërmira u kthye n´atdhe
Me atë unazë që në hi ka mbetë,
Ia la vajzës emrin e motrës
Me e përtri në këtë jetë.
Ah, moj motër ,që s‘ke vorr
Por e ke shpirtin n´gjithësi,
Bahu roje e rrugëve të Arbërit
Mbylli ato për kurbet të zi.
Ndërsa nana, thonë, u zhduk
Dikush i dha zjarr restoranit,
Thonë e panë të bame guri
Përmbi vorrin e Xhovanit!
Shkruar gjatë janarit
Përfunduar më 01.02.2012 ora 05 e mëngjesit
Düren