| E premte, 03.02.2012, 08:58 PM |
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Förslöv-Suedi
Nr. 2012/012 Protokolli
Lajmin për ndërrimin jetë në moshë aq të re 65 vjeçare të shkrimtares Hida Halimi, e morëm me hidhërim të thellë, dhe ishte fare i papritur.
Shkrimtarja jonë ishte në kohën më të mirë për të krijuar, e cila ishte edhe laurat i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Veprat e saj të përkthyera i bën nderë asaj personalisht dhe në veçanti krijimtarisë sonë kombëtare. Ajo, me krijimtarinë e saj, la gjurmë të pa pashlyera, që shënoi fazën e konsolidimit si krijuese në rrugën e thellimit të vazhdueshëm prej poesizë në opoezi, prej romanit në roman.
Prandaj, Kryesia e Shoqatës së Shkrimtarve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani” në Suedi me në krye kryetarin e saj z. Hysen Ibrahimin, shprehë sinqerisht ngushëllimet më të sinqerta familjes Halimi, kolegëve të saj dhe mbarë farefisit, për ndarjen nga jeta të shkrimtares tonë të njohur Hida Halimi.
I qoftë i lehtë dheu i Republikës së Kosovës.
Në emër të Kryesisë:
Hysen Ibrahimi
Kryetar.