Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Aktakuzë amerikane për terrorizëm kundër Sami Osmakacit

| E premte, 03.02.2012, 07:53 PM |


Washington, 3 shkurt  - Prokurorët amerikanë thanë se është ngritur aktakuzë kundër kosovarit me nënshtetësi amerikane, Sami Osmakac, nën akuzat se është përpjekur të përdorë armë të shkatërrimit në masë në një komplot të dyshuar të militantëve islamikë.

 

Associated Press citon Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm SHBA-së, të ketë thënë se se aktakuza ndaj 25 vjeçarit Sami Osmakac është ngritur të enjten.

 

Ai është arrestuar më 7 janar nga agjentë federalë, pasi që autoritetet thanë se ai kishte blerë pajisje dhe armë zjarri nga një agjent i maskuar.

 

Pajisjet ishin çaktivizuar para se të shiteshin.

 

Zyrtarët thanë se Osmakac po ashtu është akuzuar për posedim të një arme automatike të paregjistruar.

 

Autoritetet thanë se Osmakac planifikonte të përdorte një makinë bombë dhe armë tjera në një sulm të inspiruar nga islamistët në lokacione të ndryshme përreth Tampës.

 

Një zyrtar i lartë në Kosovë tha muajin e kaluar se Osmakac ishte takuar me islamistë radikalë gjatë vizitave në shtetin e tij të lindjes.

 

Koha Ditore