Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Enxhi Kastrioti: Ku po shkojmë?

| E merkure, 01.02.2012, 08:58 PM |


Ku po shkojmë?

 

Nga Enxhi Kastrioti

 

Bota moderne ka arritur ne këto standarte,në ditët e sotme falë ndryshimevete vazhdueshme sociale ,ekonomike që ka pësuar.Ndryshime te cilat kanë ecur në paralel sëbashku me konceptet parësore për jetën.Kanë ndryshuar mënyra e të jeturit menduarit,ka ndryshuar menyra e zhvillimit dhe konceptimit te jëtës.Kanë ndryshyar format e qeverisjes,organizimit shoqëror duke kaluar nga një shoqëri e pa organizuar drejt një  shoqërie me rregulla e ligje .E pikërisht këto të fundit  kanë qënë në ndryshueshmëri të vazhdueshme për tu përsosur ,për tu bërë sa më funksionalë ,për të qënë më fryt dhenës,për ti trajtuar të gjithë njerëzit të barabartë. Për të mbrojtur jeten ,pronen lirinë e çdo qytetari.Ide,parime që datojnë ne në peridhën iluministe,kohe kur filluan të hidheshin  bazat e para te ndërtimit të një shoqërie të së drejtës.E ndoshta atehere ishin ide thjesht ne letër ,apo mendime jo tërësisht të pëerhapur apo të pranueshme.E ndërsa tani kanë një përhapje  të gjerë sa që ne dukje të krijojnë përshtypjen së i kemi përvetësur,kemi arritur .Megjithatë dyshimet e shumta ,shoqërojnë ditët tona e sidomos kur flitet për rritjen e tejskajshme të kriminalitettit në një vend të vogël siç është Shqipëria.Shpesh here bejme pyetje A janë ligjet e gabuara apo respektimi i tyre le për të dëshiruara?

Pas peridhës komuniste ,legjislacioni Shqiptar gjithnjë e më tepër i është afruar atij europian.Eshte me pranë të drejtave lirive,sigurimit të jetës ,pronave etj.Megjithate ligje të tilla kanë ngelur thjesht të shkruara në letër e zeza mbi të bardhë pasi zbatimi i tyre për arsye nga më të ndryshmet nuk arrihet të plotësohet totalisht.E të gjitha këto sëbashku kanë krijuar një një Shqiperi ku është bërë normalitet, anormaliteti. Në shoqëri   ku është bërë  normalitet vrasja ,mashtrimi,vjedhja ,shit-blerja e njerëzve grabitja e pronësë  e fakte tilla me rradhë.Që pavarsisht rendesisese tyre ,kohes kohes apo vendit se ku kane ndodhur  ,seriozitetit pra pavarsisht te gjtihave ,gjithçkaje qe ndodh  askush nuk duket se e kam marre seriozisht këtë situate të krijuar.Këtë e them pasi nuk ka asnje reagim,apo perpjekje per parandalim  kundrejt tyre qofte ai qytetar  apo institucional.KU ne pikpamjen e pare te krijon pershtypjen sikur te gjithe ne heshtje e kanë pranuar si

një situate te pashnmangshme që është  bërë pjese e  jeteve  tona, eshte kthyer ne dicka qe e cila tashme nuk perben  lajm pasi krime te tilla ndodhin cdo dite. Krime qe shume rralle iu gjendet autori , te shoqeruara me shume pista por asnje si zgjidhje perfundimtare të  tyre.Krime  që si  piknisje kane grindje te çastit apo sic cilesohen ne deklaratat e policies si dhe ne citimet e tyre nga medja “per motve banale”Apo krime te mireorganizuara .Me nje korupsjon që ka kaplluar cdo institucion shteteror apo privat duke filluar  nga drejtuesit me te larte te tyre e duke  vazhduar deri tek punonjesi me i thjeshte.Por askush nuk reagon.E gjitha kjo të shpije të mendosh:ose e kane pranuar te keqen e jane pershtatur me te keqen, ose jane bere pale me te keqen.  Situate qe poeti yne i Lasgush Poradeci do ta quante: “nje lemeri per llaftari...”.

Dhe te gjitha keto ndodhin në moment ku të gjithë pretendojmë se këmi ndërtuar  atë Shqipërinë e aq shumë ënderuar ,Shqipërinë e ndenjë ,atë të cilën do të ishte krenar çdo shqiptar.Shqipërinë Europiane.Ndodhin pikërisht në  moment ku flitet per kriminalitet zero ,për një shtet që ofron siguri maksimale. Shohim krime nga monstruozet te denja për skenarët e filmave holliëood-ianë.

Dhe per te vertetur kete mjafon te besh nje rrikthim jo shume te larget ne kohe ,ku vetem kohet e fundit  numuerohen me dhjetra raste krimesh te mirfillta

Një nder  krimet me te  tronditese ishte sigurisht vrasja  e gjykatësit  Skerdilajd Konomit  ne mes të qytetit te Vlores me një atentat me eksploziv .Ishte një krim shokues ,i cili tronditi mbarë opinonin shqiptar,ku te gjithe pame “live” nga ekranet e televizoneve se si  vritej,digjej i gjallë  fillimisht një qytetar shqiptar,  ,një njeri i ligjit,një gjyqtar.E ndoshta i gjithe ky krim makaber,ishte i planifikuar për të qënë public,e pikërisht për të dhënë një mesazh  forte të gjithëve ne,  për të na thënë që koha e mbizotërimit të drejtës në Shqipëri nuk ka ardhur akoma,e ata të cilët do të tentojë të vendosin pakasa drejtësi,ndoshta mund të pësojnjë të njëjtin fat.Megjithate vrasesist e Skerdilajd Konomit nuk ishin vetëm atentatorët ate mbi te gjitha e vrau urgjenca mjekesore,e vrau mungesa e zjarrëfiksëve.  Eshte e turpshme qe te digjet ‘njeriu” ne mes te bulevardit per ore te tera dhe me shpejt shkojne gazetaret se sa zjarrfikesit,eshtë e turpshme dëshpëruese të shohësh që ambulance mos shkojë ,megjithësë ne mes të vlorës në sheshin ë flamurit , ,atehere mendo se se cfare mund te ndodh me ndonjë vend periferik apo në ndonje rrugice të ngushte këto të fundit tmereshisht të shumta në shqipëri .E pra diten e 9 nendotrit i pamë të gjitha,pamë atentat të pashëmbullt kriminal,pamë një shtet jofunksional,pamë:  ?"Qytet pa ambulance " " Zjarrfikes pa uje " çudira shqitare të cilat qe cdo dite e me shume po u marrin jeten shqiptarve.

Të gjitha vrasjet apomë saktë krimet në Shqipëri  kane nje kronologji,e cila ka filluar  nga ato me thjesht të organizuara,pra me krimet e çastit te  cilat për fat të keq janë shtuar  janë rritur shume kohet e fundit e kryesisht  krimet ne familje duke vazhduar me vrasjen e punonjesve te rendit e sefundmi eshe me gjygjtarët  ,mos u eduket cudi kur kriminaliteti të kalojë kufijtë e tij ,të sundojë madje mbi shtetin.Te sundojë mbi qytetarët të lëkundë forte themelët e demokracisë së brishtë shqiptare.