| E marte, 31.01.2012, 08:55 PM |
Porosia e vargjeve jehon prej peisazheve të mërgimit në Dukagjin
Dituria dhe urtësia jan si nuri e bukuria me të cilat poeti dhe piktori i kësaj përmbledhje kaloi urën e marimangës, përmes vrimës së gjilpëres, kur nga Valbona zbriti vrik dhe u freskua në Erenik.
Një vështrim i përmbledhjes me poezi " Atje ku më njohin zogjtë " të autorit Dan Gashi
Shkruan Xhevat Muqaku
Marrë nga notesi i poetit dhe artistit Dan Gashi; " në udhëtimet dhe takimet e jetës, njeriu takon lloj- lloj ngjyrash të artit kulturor- kombëtar dhe kulturor- njerëzor. Atëher, kur se takova mëngjesin, mu duk se përherë të parë e takova dritën e zotit, artin dhe mbretëneshën e botës, natyrën"
Kjo mbretëneshë i depërtoi dhe u lidh fuqishëm me trupin, artin e jetës dhe kohën nëpër të cilën shtegtuam dhe po kalojmë. Kemi shumë mrekullira të bukura që na mbajnë gjallë. Kjo frymëmarrje na bënë edhe më të lumturë kur rrezet e shkëlqyeshme vërehen me sy e ngrohtësinë e tyre e ndjejmë në zemrat tona. Kjo tregon qartë për dashurinë dhe pasionin e madh që e kemi në shumë fusha, veqanërisht në fushën e artit letrar.
Dhe kjo kulturë e pasur kombëtare dhe njerëzore, forcon dhe pasuron dashurinë e shenjtë shpirtërore, për shtofrat e botës njerëzore, së bashku me miqët e mirë që jan lule, yje, dhuratë, krenari, poezi, pikturë, det, diellë që rrezon edhe mbi dëborë.
Martesen e pëlqejnë më së tepërmi pëllumbat
Buzë Drinit të bardhë vera vinte dhe shkonte. Në mes të sofres, në ballë të ogjakut, vend të merituar gjeti dashuria për atëdheun, trimat e kombit që brez pas brezi me pushkë dhe penë në dorë u sakrifikuan për amanetin.
Dan Gashi i Ujzës së Gjakovës, i këndon peisazhit të vendlindjes, nuses- fushës pjellore që ushqehet nga Drini i bardhë dhe damarët e tij, ku tingujt e valëve lëngëzojnë si piano mbi Urën e fshejtë, ndërsa shpinë e reve të bardha duke e palpuar Pashtrikun i sjellin jetës freski.
Të punojmë për një botë më të bukurë, për një ujëvarë të ardhmërisë. Të absorbojmë rrezet e diellit njëjtë, në Ujzën time të lindjes, në Tiranë dhe në detin Jon. Dituria është hise e njerëzimit, fytyrë e memëdheut. Vallë këto vargje, jan ilaq vetëm për shpirtin e mëgimtarit?
Që ujkun ta bëjmë qingj, nuk nevoitet ndonjë distancë kohore që e vlenë të flitet. Është jo vetëm afër mendjes së shëndoshë, është jeta ose vdekja që fluturon mbi planetin tonë, e shpirti i kombit duhet të bashkohet... kjo është për Danin, lumturia që i largon vetvetiu çastet e liga.
Poetin dhe piktorin që vetëdijshem e ndihmoi shërimin e klyshit të cilin e takoi në shpellë, nuk e mashtrojnë fjalët, ato i merr era, nuk e befasojnë as gomarët që presin të nderohen me medalje të arit.
Imagjinatë që prej mërgimit fluturon drejt trojeve stërgjyshore të bashkuara duke thurë vargje e pikturuar njëkohësisht lulen në Baden- Würtemberg, prillin në Badenweiler, bërthamën e bimës... Krahasimet ja pasqyrojnë të kaluarën jo të largët kur nëna e tij edhe pse vetëm një kilometër larg vendlindjes, në thembrën e kufirit të saj, nuk guxonte të takohej e të qmallej me fytyrën e vendlindjes, me prindërit dhe familjen saj.
Atbotë anë e mbanë Kosoves mbretëronte terror i zi. Zjarri i lirisë merrte hov në pranverë, kur fusha thërriste hambarët e mali luftëtarët të uleshin në varkën e civilizimit.
A nuk është kjo, një mrekulli që zbret nga qielli?
" Kur të vdes mos më vajtoni, unë do të shkoi në dhomën tjetër ku nuk më pret pas shpinës thikë e vëllaut. Lapsi, letra, hameri dhe fyelli ishin dhe mbetën ëndrrat e mija. Çdo gurë i vendit tim është një histori në vehte. Dituria dhe urtësia jan nuri e bukuria me të cilat kalova urën e marimangës, përmes vrimës së gjilpëres, nga Valbona zbrita vrik, u freskova në Erenik".
Anton Çeta, Ibrahim Rugova, nëna Terezë- mbesë e Gjergjit, Kosharja, Salih Çeku, Agim Ramadani etj. me kullat e qëndreses, kushtrimin, betimin, kufirin shqiptaro-shqiptar dje, sot dhe nesër do të shëndrisin si plisa dhe pëllumba të bardhë Itakën Shqiptare në errësirën që ishte drejtuar kundër lindjes së dritës dhe ditës plot me tinguj të pianos perlë.
Albert Dürer, Sandro Botticelli, Leonardo Da Vinçi, që Europën e kishin shtëpi, përfaqësojnë tek piktori në këtë tabllo, besimin, përkushtimin, civilizimin dhe engjullin vet.
Letër e qëndisur me lot e vaj burri
Gojë plot e nënës së tij, zonjë e shtëpisë 40 anëtarëshe, pa të cilën Dani ndjehet jetim, për herë të parë u foli për Gjergjin, Pirron, Bogdanin, Fishten, Naimin etj. Në fytyrën e saj, pa të vetmen rrudhë, edhe pse lart në qiellë, biri i saj sheh dritën e qirinjëve, ndërsa vendqendrim të përhershëm ajo e ka zemrën e tij.
Tek kullat e Gashit, në Ujzën e Drinit të bardhë, tek rrasat e kripes, për çdo vit ndizen qirinjët e dritës. Në këtë vend në vitin 1913, barbarët masakruan 70 shpirtëra vendorë.
Në Zym të Hasit të Bogdanit, afër Prizrenit busollë, At Shtjefën Gjeqovi luftoi për lirinë, diturinë dhe ardhmërinë.
Autori i përmbledhjes " Atje ku më njohin zogjtë ", ska se si të mos e urrej miqësinë e gabuar- të caktuar që kishte sjellë në tokat shqiptare komunizmin, diktaturën, terrin, pushkën, thikën pas shpine dhe helmin e sherrit ndërshqiptar. Në emër të një partie, u korr pamëshirë çdo gjë POS rrënjëve të trungut arbnorë të rrjetëzuar dallgë- dallgë në të gjithë lumenjët që derdhën dashurinë dardane në barkun e liqejve dhe detërave tonë.
Terrori në Kosovë në njëren anë shpirtit ja zinte frymën fare me pelinin- helm sikur Çernobili i shëmtuar ndërsa në anën tjetër provokoi mbjelljen e farës së lirisë.
Edhe pse e përvloi malli dhe urrejtja, nuk e pëlqeu kurrnjëher hakmarrjen. Muaji qershorë ja përkujton fëmininë, magjinë e ëmbël, shqiptarin e kohës më të re, që nuk lavdërohet me fjalë, është punëtor, i menqur dhe trim vazhdimisht.
Poeti nuk ligshtohet në udhën jetime. Edhe kur nuk e sheh diellin uron që dashuria të mbetet peng i shpirtit në kujtimet për largimin jo me dëshirë në dhe të huaj pa i thënë lamtumirën askujt. Në të vërtet Dani atëbotë u betua, ndërsa pas betimit shpërtheu si vetëtima zotimi " mirë mbeq o toka ime, trupi im do të qelë varrë, n'u vonfsha për pa ardhë".
Dhe pyet sot autori i përmbledhjes, vallë edhe në dhomën bri udhës pa krye, zogjët shtegtarë e njihnin të huajin, i përcjellnin këngën e lirisë, të kopjuar prej bilbilit të maleve shqiptare.
Duke apeluar zemrën shqiptare të këthehet në atëdhe, poeti premton që sëbashku me zogjët do të pasurojmë gjuhën e nënës, mëngjeset, ditët e reja, sukseset dhe kualitetin e punës. Mirusha është brum-lindje e Drinit të tij të bardhë ku mullinjët e urrejnë gjumin, ndërsa uji herë i jep dhe herë i merr zemrës ngrohtësinë.
Prej mërgimit rrugëton edhe pyetja; pse u dashurova para kohës, ende pa u pjekur qershiat, duke i kërkuar dëshirat e tij aty ku lindë dhe takohet andrra dhe rrezet e diellit, në qilimin kuq dhe zi, në shtrojen ku ruhet amaneti i babës plak dhe në botën që nuk jeton nëna.
Me këtë përmbledhje Dan Gashi e kurorëzoi punën e tij mbi 40 vjeqare, ndërsa bibliotekës kombëtare të poezisë i është servuar një lirë e parë, që të prekë pulsin, barkun dhe mendjen. Libri me poezi u vlerësua lart nga pjesëmarrësit gjat promovimit në Stuttgart dhe Singen të Gjermanisë, ku Zotërimi artistik i instrumentit të fyellit, meloditë e ekzekutuara, u përjetuan këndëshem, i morën me vehte miqët dhe shumë bashkatëdhetar në mbrëmjen e festave të nëntorit 2011 në një rrugëtim të paharrueshëm prej mërgimit në vendlindje dhe anasjelltas.
Sukseset e autorit të këtij libri, edhe në laminë e artit- pikturës, muzikës, sportit dhe veqmas veprimtaria e tij kombëtare, veq sa e kompletojnë figurën e tij.