Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Timo Mërkuri: Kur flasim për “Artin Jonian”

| E marte, 31.01.2012, 07:59 PM |


Kur flasim për “Artin Jonian”

 

…dhe ca mendime  mbi librin “Jashtë eklispisit” të poetit Agim Mato

 

Nga Timo Mërkuri

 

Duke lexuar  librin  “Jashtë eklipsit”, duke medituar mbi ato poezi dhe poema, shumicën e të cilave e kisha lexuar edhe më parë, ku kalimthi e ku mendueshëm, varg pas vargu e poezi pas poezie,  po skicohej tek unë mendimi se duhet folur për Artin Jonian, ndoshta duke nisur që nga ky  libër. Kjo për faktin se edhe mendimet dhe konturimet e profilit të këtij arti,  tek ky libër janë “jashtë eklipsit”.

Unë nuk kam ndërmënd të hartoj ndonjë manifest apo traktat teorik për Artin Jonian, edhe për faktin se nuk jam teoricien letërsie, por  disa mendime të lindura gjatë leximit dhe të ballafaquara  në kohë, e ndjej si domosdoshmëri ti shpreh.

 

1-Ka ca kohë  që shprehja “Arti Jonian” ka fituar të drejtën e qytetarisë, jo vetëm nëpër biseda krijuesish, por edhe në median e shkruar dhe atë të folur, gjer në atë shkallë, sa që, me  të drejtë mund të flitet për një drejtim, rrymë, shkollë letraro-artistike me karakteristikat dhe veçoritë e saj. Fakti i egzistencës së një   shoqate  në Sarandë, me emërtimin “Klubi i Krijuesve Jonianë” dhe organi i saj letrar “Arti Jonian”, janë elementë plotësues në temën dhe idenë time për këtë shkrim. Jo vetëm kaqë,  por mund të themi se emërtimet e  mësipërme, si të Klubit ashtu dhe të Revistës, organ i saj, janë rezultante  dhe konkluzione të  kësaj teme, rrahur miqësisht nëpër biseda krijuesish, në takimet a promovimet letraro-artistike apo edhe nëpër bisedat në shëtitoren e qytetit, mbrëmjeve.

 

2-Të kuptohemi, nuk e kam fjalën këtu për “kulturën jonike” të antikitetit grek , por flasim për një botë kulturore moderne:

a-gjeografia e të  cilës,  shtrihet në disa shtete që lagen nga ujrat e mesdheut në tërrësi dhe kryesisht të Jonit, në veçanti duke përfshirë në të Shqipërinë Jugore, Italinë Jugore dhe Kalabrinë në veçanti, si dhe Greqinë Veriperëndimore dhe Qipron..

Është tjetër temë fakti  që kontaktet me njeri tjetrin këto shtete i kanë patur, herë herë  shumë të kufizuara, ose herë herë shumë “inatçore”, tipike “ballkanike”.

Kjo se ka penguar faktin që,  tejë klimës së acartë ndërshtetërore, nga të dy anët e piramidave, të çelnin dhe aromatizonin  ajrin të njëjtët trëndafila, apo që  në mes të luftanieve, që e shihnin njera-tjetrën me grykë-synë e topave, të  fluturonin pulëbardhat krahëëndër e ngjyrëpaqe.

b-hapërsira jetike e lëvizjes e së cilës nuk kufizohet nga  vijat e kufive shtetërorë. Piramidat dhe klonet ndajnë shtetet, ndajnë kontaktet fizike të  popujve, por nuk i ndajnë dot kulturat dhe artet, aqë më tepër kur ato kanë të njëjtin shtrat lindjeje.

Jo vetëm kaqë, por ndodh që kulturat dhe artet janë urat e para të miqësimit të popujve, kombeve dhe shteteve. Ballkani ka plot shëmbuj miqësimi të tillë.

c-datëlindja e së cilës nuk matet me vite e dekada, mandje mund të themi se ajo s’ka “lindur“ e tillë, por është   rritur ( dhe ritet çdo ditë) si e tillë, ashtu si fëmija që lind si fëmijë, por rritet si vajzë e bukur a djalosh çapkën.

ç-shikimin e tij plot dritë e ka drejt të nesërmes, pavarësisht se mund të jetë duke të folur për të djeshmen a për të sotmen.

 

3- Artin Jonian , unë e kuptoj si një hapërsirë të kaltër deti nëpër vargje ( prozë, pikturë a muzikë), plot jod e  lule të vockëla ulliri, që ndjell paqen edhe në mes të  rrebeshit, qoftë ky rrebesh lufte a ndonjë lloj tjetër.

Fjala poetike e Artit Jonian është si një pulëbardhë, që me lojën e saj nëpër e mbi valë, tërheq shikimin e meditimin, qoftë të një djaloshi të dëshpëruar  në fundbotë, nga dhimbja e refuzimit të dashurisë së parë, qoftë edhe e luftëtarit që shkon a vjen nga lufta. Kësaj pulëbardhe i ka hije të fluturojë mbi kryet e …lavdisë me një degë ulliri në sqep. Dhe në qoftë se  nuk mban  degë  a gjethe ulliri, atëherë ne i afrojmë një varg poetik, të kaltër si qielli dhe si shpirti jonë, të bukur si ëndra jonë, të patjetërsueshëm si ne vetë.

Të kultivosh Artin Jonian duhet:

- të jesh i madh sa bota joniane, të jesh fqinj(shpirtëror më shumë se fizik) me Poseidonin ( diku midis qytetit të Sarandës dhe Korfuzit, në thellësinë 5 mijë metra, thuhet se e ka selinë)

-të zgjosh te valët e detit Afërditën çdo mëngez (diku pranë ish Gurit të Madh, te plazhi i  vjetër  e ka patur tempullin e saj, ku detarët i blatonin dhurata)

- te  zhurma e kallamishteve, diku në Butrint, të dëgjosh vajin e Siringës a të Nimfave për Panin e Madh dhe të kesh kujdes mos trazon qetësinë e Amazonave monovise (me një gji) te fusha e Kerstrinës.

-ti lëshë në qetësi kodrat e Hermesit (Eremecit) mbi Sarandë dhe të soditësh  Zeuzin kur qëllon nga Maja e Vetëtimës me rrufetë e tij apo kur i pëshpërit Herës fjalë dashurie me fëshfërimën e lisave të Pilurit…(Prandaj kemi shumë këngë dashurie ne pilurjotët).

-të kërkoni bashkë me mua varin e Ankizmit, babait të Eneas, vdekur e varosur në Sarandë , prej nga mori edhe emrin qyteti Ankizmit (Onhezmit- më von) etj. etj.

-Duhet patur kujdes në Sarandë, miqtë e mi. Po të lëvizësh një gur, nën të zgjohet një legjendë, po të mënjanosh një shkure në breg, mund të soditësh një nimfë, sirenë a ndoshta vetë Afërditën.”Këtu po të gërmosh/të duket se do prekësh dorën e një statuje/zgjatur drejt teje për ndihmë” pohon Agim Mato në një poezi të librit Jashtë eklipsit.

-Por ajo që ka më shumë rëndësi dhe që ka krijuar atë klimë specifike arti jonian, është fakti se të gjitha këto legjenda flasin për paqe, mandje edhe për pendim për luftërat e djeshme, flasin për qetësi e dashuri, mirëdashje e mirëkuptim dhe për shumë dhimshuri, qoftë edhe për Enenë, luftëtarin e çartur të Trojës, që këtu ka ardhur ti japë  vendprehjen e fundit të jatit. Prandaj është dhe pa shpatë. Ndoshta “ja dha” Virgjilit t’ja shpinte në Itali, ku e prisnin beteja të reja, duke lënë të nënkuptohet (ëndrahumburi) se, në këto vise, “ku kanë lindur perënditë” (sa shumë legjenda antike dhe të reja ka në brigjet joniane), njerëzit  duhet të jetojnë paqen e ...perëndive.

-Të kultivosh Artin Jonian do të thotë ti ngresh hymn jetës në mes të mortit, ti japësh frymë paqes në zgrip të luftës, të ngjyrosish me kaltërsinë e detit shpirtin e njerëzve, të mbjellësh në jetët e tyre një… ulli, pavarësisht se prej tyre mund të kesh hequr …të zitë e ullirit.”A e dëgjoni zhaurimën e një hymni që ngrihet sipër tyre”Pyet e spret përgjigje poeti Agim Mato te poema Ullinjtë.

-Te zemra jonë fillon deti, te zemra jonë fillon Arti Jonian dhe prej këtij det-arti ne nisim nëpër botë vargjet tona si pulëbardha.

-Te Arti Jonian rinë lirshëm legjendat e djeshme dhe marrëzitë e  dashuritë e sotme.

-Aty ka vënd për lavdinë e heronjve famëshumë, siç ka vend nderi dhe për  atë  puthjen e parë, të pafajëshme e të papërsëritëshme në magjinë e saj, të adoloshencës.

 

4-Në shkrimin e tij “Art-organika e poezisë së Agim Matos” prof.Fatmir Terziu bën një zbërthim mjeshtëror të asaj që unë do ta quaja “Pamje anatomike e poezisë së Agim Matos”. Mjeshtërisht miku ynë zbulon dhe  tregon   jo vetëm “trungun, lulet e gjethet e pemës poetike ( po të binim dakort që ta quanim kështu) por edhe rrënjët e kësaj poezie , mandje edhe “shkëmbinjtë që kapërcejnë këto rrënjë”. Unë e kam përshëndetur sinqerisht këtë analizë shkencore dhe vijoj ta rilexoj me kënaqsi, por tani  që i hyra këtij shkrimi, më duhet të them se miku ynë ka haruar një gjë pa treguar. Dhe pikërisht ka haruar të tregojë “ushqimin” që depërton nëpër këto rrënjë  arti dhe na jep atë lulim aqë të bukur poetik.

Në qoftë se më lejoni, unë do tju them se edhe bletët  mbledhin nektarin e luleve, por ndryshe është nektari i luleve të malit të Çajupit, psh  ku mbizotërojnë  disa tipe lulesh dhe ndryshe është  nektari i luleve të Malit të Sopotit, lule të cila janë të ndryshme nga ato të malit të Çajupit. Dhe për pasojë edhe mjalti i  prodhuar nga  bletët që mbledhin këto dy lloje nektari është i ndryshëm, edhe si aromë, por edhe si vlera kurative. Për vlera ushqyese flasim herë tjetër.

Atëherë le të shohim se ku, në ç’male a në ç’fusha  e “ka mbjellur pemën poetike” Agim Mato, për të  analizuar ushqimin që depërton nëpër  rrënjët-nerva.

 

5-Te poetët sarandiotë, ajo që të bie në sy menjëherë, është  fakti se  kanë një stil dhe një botë poetike të tyren, të dallueshme nga  poetët e tjerë të trevave të ndryshme shqiptare.

Nuk është vargu karakteristik, ajo që na dallon. Përgjithësisht  përdorim një varg të shkurtër, të lirë dhe të thyer, që të kujton përthyerjet e relievit bregdetas mbi  Detin Jon. Përmes një sintakse të goditur dhe një metafore fine, depërtojmë te zemra e lexuesit dhe gdhendim mesazhin e tyre. Por edhe vargjet e rregullta apo vargjet gati homerike (N.Kacalidha) janë relieve të  poezive të shokëve tanë.

Por jo, nuk janë vargjet, ato që i dallojnë, duke  i dhënë secilit profilin e vetë..

Është ajo hapërsirë e kaltër, gati qiellore,  plot yllësi metaforike apo plot njelmësi detare, ajo që të fton ti lexosh dhe rilexosh  dhe të pyesësh veten se nga vjen kjo ngrohtësi në këto poezi, në këto rreshta proze apo ngjyra pikture.

Ata, ngado që venë, detin e marin me vete. Kuptohet  se  jemi pjesë e detit dhe se deti fillon te zemra  e tyre, për të vazhduar më tejë, nëpër brigje. Por ata, gjithsesi e marim detin me  valët e stërkalat e tyre, me aniet e sanallet e peshkatarëve, me pulëbardhat  mbi valë e myshqet në fund të detit.

Gjithë ditën fjalosemi me detin” pohon poeti për të deklaruar te Ode e fëminisë, fq 59, se :     -Jemi ende fëmijët e tu të përjetshëm/shtangur para magjive jonike. Figuracioni  detar vijon pothuaj në të gjitha poezitë dhe ajo që është më e bukura është fakti se nuk krijon asnjë monotoni,përkundrazi, krijon një bukuri detare, të admirueshme, ashtu si valët që përsëritin njera tjetrën, duke qënë dhe aqë të ndryshme nga njera tjetra. “Valët u ngjirën duke folur” dëshmon poeti lidhjen organike me detin .Por deti ska vetëm figuracion  dashurie por edhe dhimbjeje:-“Shkëmbinjë e nënujshëm të luftës së klasave/na e përmbysën barkën e dashurisë. thotë poeti te poezia Dashuri e vdekur.

Idenë e lidhjes me detin autori e jep ndjeshëm kur shkruan te “Shqetësimi pranveror”:- Kam përshtypjen se u mblodhën aromat e tokës/gjithë dritat,gjithëshqetësimet e detit/vetë mendimet e ullinjve dhe më krijuan mua.

Pas kësaj,unë do të pyesja: A ka ndonjëri biografi më të bukur se kjo?

-Ata mund të  jenë  kudo duke shkruar, në një qytet a fshat larg bregdetit, për një temë larg aktualitetit, ndoshta edhe të rahur apo trajtuar nga  poetë e shkrimtarë të tjerë, para tyre. Por   gjithsesi do shkruajnë si bregdetas, të rritur dhe edukuar brigjeve të Jonit. (Kur them si bregdetas, nuk e kam fjalën si banorë në vijën bregdetare Llogara-Kepi i Stillos)  Nga bregdeti do ti marim figurat, ose do ti veshin ato me “mantelin” e ngrohtë bregdetar.

6-Poetët sarandiotë përgjithësisht e mbartin me vete vendlindjen dhe vendorigjinën e tyre dhe e shtrijnë atë përmbi botë, duke “kërkuar” që gjithë bota të jetë si ajo,vendlindja apo vendorigjina bregdetare e tyre, e cila në subkoshiencën e tyre është më e bukura, më magjikja gati gati si një përrallë e gjallë.

Agim Mato, nuk ka jetuar në Fterë, nga ka babain dhe pak fëmini ka kaluar në Konispolin e nënës së tij, por gati në gjithë poezitë e tij, dhe kryesisht te libri “Jashtë eklipsit”, nëpër vargjet e tij dhe në hapërsirat midis vargjeve, gjen kryesisht dhe gati përgjithësisht  Sarandën, Konispolin (nuk e kam fjalën vetëm për poemën “dekonspiruese”  “Qafa e Botës”) dhe …Fterën.

…Tërë këto shënja,këto strehë, murre,  hatulla/I kam patur me vete që nga fëmijëria/ …/Ndoshta pa to/Nuk do kasha gatuar dot brumin e vjershave të mia.. pohon me sinqeritet  te poezia “Tiranë e vjetër”

Natyra, ngjyrat, tingujt te poezitë janë të viseve tona jonike, vargjet plot përthyerje, janë malet e bregdetit jonik. Dhe “mirazhet e përmbysura të qytetit” tim Sarandë, mbi valët e detit Jon i shikon..Ndoshta te ai shkëmbi i madh, ku laheshim në fëmijëri dhe duke “notuar fundo zbuluam se shoqet tona ishin nimfa”.

Në një koment te Fjala e Lirë për një poezi tënden  kam shkruar instiktivisht që, kjo poezi vetëm në Sarandë mund të shkruhet. Pa dashur kisha qëlluar në shenjë, jo vetëm për atë poezi, por për gjithë  krijimtarinë e Agimit. Mandje gjer  në atë pikë, sa që vargjet e tij të përthyera, më konturojmë në fantazi shkallaret e qytetit tim, me ato bungovile metaforash e palma krahasimesh anës tyre..

 

7-Por nuk është vetëm natyra që mbartet në krijimet e  krijuesve jonianë. Ajo që ka më shumë rëndësi është se ata mendojnë e shkruajnë me psikologjinë e bregdetasit jonian, plot dashuri e dhimshuri. Sa shumë dhimbje ka në poezitë  e tyre dhe me sa art është derdhur ajo në format fine të vargjeve. Mjafton të lexoni ciklin poetik për detarin plak dhe të më jipni të drejtë.Po ska rëndësi dhe pos më dhatë mua të drejtë.Rëndësi ka të përjetoni magjinë poetike të vargjeve të këtij cikli.:-Mbi supet e detarëve/hepoet arkivoli i detarit plak/si një maunë që vozit drejt limanit të saj të fundit.(Varimi I kapedanit fq 74) ose më tejë:-Lamtumirë kapedan!Kur tu hipim anieve/do tu biem sirenave për ty/do tu biem stuhive…dhe velat e tua do të zbardhëllejnë/horizonteve detare.

Dhimbja është pjesë e jetës së poetit(për këtë jam dëshmitar dhe unë) dhe pra,është pjesë e poezisë së tij:- Te porta e gurtë e dimrit…përpëlitet një zog, një zemër.Por më e madhe është dhimbja për  fatet e kombit;-Shqiponja ishte dëbuar nga flamuri Shqiponja fq 54 ose “rrotat e historisë kishin ngecur në baltrat e mesjetës.  Rrotat e historisë fq 53 vargje këto që gjithsesi të  ndjellin  brengë e dhimbje.

Ka aqë shumë dhimbje në këto poezi sa që guxojnë të akuzojnë dhe ti tundin kërcënueshëm gishtin edhe zotit: -Nga kush kishe frikë zot…atëherë…kur kishin frikë dhe shpresat të na trokisnin në dritare?

Por le të  nisim të lexojmë një tjetër poezi :- Tanket derdhin gjakun e luleve. Kur lexova vargun e parë, ndoshta duhej  ta ndërprisja  këtu leximin e poezisë, pa qënë nevoja të shkoja më tejë për të lexuar se:-Dhe unë dëgjoj rënkimin e barit/tufën e zogjve shtegëtarë që vijnë nga larg dhe mërgojnë sërish të tromaksur/ valën që ngjiret duke të folur…

Ky është Arti Jonian, mandje edhe kur je Far i vetmuar në Jug, ndarë nga njerzit nga …lufta e klasave…I nxirrosur e i gëryer nga rrotullimi i galaktikave, i përmjerë nga yjet, i pëgërë nga glasa hënore. I vetmuar e i haruar nga aniet…

-mandje ta kesh zili dhe fatin e Prometheut;- Fat më të mirë kishte Prometeu/ kur i dërgonin Hermesin ti ndëronte gozhdët atje lart….Të paktën këmbënte dy llafe…

Por shpresa është aty ku është dhimbja, dhe kjo e ka shpëtuar poetin,njeriun;-Dhimbjen për ty,si një bukë të hidhur e ndamë/dhe pushuam së qëni rivalë.fq 65 Afërdita)

 

8-Nuk e di sa dakort do jenë miqtë e mi  me mua, por unë mendoj se kjo botë magjike te poezitë e krijuesve saranditë në veçanti dhe  të lëvruesve të Artit Jonian në përgjithësi e ka burimin te bota e pasur e traditës popullore.  Ndoshta këtu duhet të citojmë Nobelistin Odisea Elitis kur thotë se;-“Asnjë revulucion, as në arte, as në jetë nuk ka më shumë shpresa suksesi nga ai që përdor si pikëmbështetje traditën”.

Të gjithë lëvruesit e Artit Jonian janë njohës të hollë të artit popullor të trevave joniane dhe prej tij kanë marë jo vetëm tema (Dragoi  syrit të kaltër ) por në rradhë të  parë botën shpirtërore të njeriut jonian.

Por te Agim Mato ka një ndikim të jashtëzakonshëm edhe poezia e arbëreshëve, pjesë organike e Artit Jonian, jo aqë për temat se sa për atë bardhësi figurash e  kaltërsi horizonti  që egziston ,jo vetëm te këngët popullore arbëreshe, shumë prej të cilave ai i ka përshtatur në shqipen e sotme, por edhe te arti i kultivuar i tyre.

Më sipër përmëndëm faktin se në poezinë e Agim Matos dhe të poetëve të tjerë sarandiotë  mbizotëron dhimbja. Kjo është e shpjegueshme. Ata jetojnë në një trevë ku këngët e para që kanë dëgjuar, kanë qënë vajtimet e nënave dhe të gjysheve të tyre. Dhe po të kemi parasysh faktin se kënga iso-polifonike trashëgoi nga vajet atë bukuri emocionante, të admiruar e të vlerësuar jo vetëm prej nesh, atëherë është i kuptueshëm djepi ku u përkund dhimbja e  artit jonian.

Por ama , ajo që vlen të theksohet është fakti se tejë dhimbjes shohin jetën, shpresën te e nesërmia më e bukur, atë shpresë që jua kultivojnë dhe lexuesve,si te poezia e bukur e Lejla Malos:-Duhej të pikonte gjaku i saj/në vendet ku fillonin portat e shtëpive tona/që ne t ë vinim në jetë/dhe të dashuroheshim.

 

9-Të lëvrosh Artin Jonian nuk do të thotë të trajtosh me doemos tema “me det “

Kam lexuar me interesim ciklin poetik mbi Itakën të poetes kosovare Sabile Çekmezi-Basha, cikël i cili qëndron shumë lart artistikisht. Por ama, pasi e lexova, mu krijua përshtypja se Sabilja e kërkonte Itakën diku në… Kosovë, pranë Gjilanit a pranë Prishtinës, duke rendur në shpinë të kalit, si një amazonë e plagosur. Ajo ka të drejtë për …Itakën e saj, por jo për Itakën e …Homerit dhe të letërsisë. Itaka është lufta (jo gjaku I derdhur. Sa pak gjak që paska në këtë luftë të Odisesë. Skuq  prej tij vetëm syri i qikllopit. Sepse gjaku i derdhur dhe vrasjet e pretedentëve në shtëpinë e Odisesë, janë një episode që gjithmon analizohet më vetë, për tu mbyllur pastaj me paqen  e vrasësit-hakmarës Odise me të afërmit e viktimave uzurpatorë .. ) Por mbi gjithëçka, tek Odiseja i Homerit, është ajo klimë paqeje dhe shprese jonike e shoqëruar me njelmësinë e detit, nën një qiell të kaltër me fluturime ëndrash e pulëbardhash.

Kjo klimë mungon te Itaka e poetes kosovare, dhe s’ka si të jetë, se dhe ajo vetë s’kërkon ta thotë  jonianisht idenë e saj.

Me që hymë në këtë temë, le të shohim një poete tjetër nga Kosova, në mos gabohem bashkëqytetare me Sabilen, poeten Albina Idrizi. Në poezitë e saj s’kam lexuar asnjë varg për detin, s’përmëndet gjëkundi bregdeti, ishulli, pulëbardha apo ..guacka.

Por seç ka një ngrohtësi gati jonike, në vargjet e saj, që të bën të kthesh kokën me vëmëndje e të  pyesësh diçka. Unë s’e di burimin e kësaj ngrohtësie te ato vargje.Mund të jenë si pasojë e leximeve të shumta, e kontakteve njerëzore apo fantaziste, por përsëri dhe tek ajo mungon ajo hapërsirë nëpër vargje që të  lejojë ta profilizosh artin e saj si Art Jonian, gjë të cilën mendoj, se ajo as e ka menduar ndonjëherë. Çuditërisht, pra, më afër Artit Jonian qëndron një  temë …aspak joniane , sesa një temë me  Itakën e… shumëpoetizuar, duke të dhënë konkluzionin se tema  e poezisë, është gjëja më e fundit në këtë …temë.

 

10-Është një botë vërtet e bukur, gati magjike, bota e Artit Jonian.

Mirë se të vini, miq.

Ju presim.