| E enjte, 26.01.2012, 08:56 PM |
Hasan QYQALLA
NUK MË KUJTOHET
-Nuk më kujtohet si vdes Njeriu-
1.
Prehem në shtratin e Jusuf Gërvallës
Lexoj biografinë e popullit tim
Mësoj autoktonin e Fisit tim
Vasha bën pajën e nusërisë
Mbyll në Kullë
Pa e njohur fare Jusufi!
2.
Dhe… ja lajmet e para:
“Mbrëmë u vranë vllëzërit Gërvalla e Kadri Zeka,
në orët t mesnatës, ose në orët e hershme të mëngjesit
pas një atentati të kobshëm… në Untergrupenbah të Gjermanisë!”
njëmijë fjalë një përshëndetje:
T’ FALA KOSOVËS
Njëmijë piktura – figurë
FLAMURI KUQ E ZI
Njëmijë dashuri – një ideal
KOSOVA REPUBLIKË
Njëmijë pika gjaku – një Njeri
SHQIPTARË
Njëmijë vargje – një poezi
“KANJUSH E VERDH” NË LIRI…!
3.
Të
Ulë mes qilimit n’odën e gjyshit
“Mejtepin” e vjetër të shqipeve
4.
Dergjë e madhe dhunoi Kosovën
Lisat u shkulën
Rrënqethen malet
Rrufeja godet
…heshtin zogjtë së kënduari
Plisat qeleshen mbi kokë
Lumi derdhet qetë qetë …
Dukagjini u zverdh
Moti me të zeza u vra
Shi e rrufe
… vetëm Zoti dikton!!!
Foshnja lë gjirin e Mëmës
Hapi sy e vesh
Thua se don të flas
lebetitet
sikur fjala iu lidh në fyt
pa shqiptim ngeli
ia plasi të qarit…
Ç’po ngjet kështu sonte:
ankth lot vaj …
po po …
Dukagjini s’fle dot
zgjuar rri tërë Kosova
Lug’ i Preshevës
Alfabet e Iliridë
Kulla e Ulqinit
Porti i Tivarit
Cep më cep: Shqipëri.
5.
O Populli im
O Trualli im
O Njeriu im
Ngrehu nga gjumi
Hidh’ ëndrrat mënjanë
A nuk sheh ç’po ngjet sot
kush është i ngopur
kush sofër fare s’shtron
kush kërkon kolltuqet
kush përsiatet …!!!
O çmenduri kohe
O kokë e mekur
O tru i mykur
Zgjohu të lutem
Zgjohu: O Njeri
Çfarë po ngjet
Jam ëndërr a zhgjëndërr
S’kuptoj fare nuk dij
6.
Nënlokja zgjohet
Me kurrizin thyer
Pa bërë dimijat palë
Këndon ninullat përlotur
“jo jo … kurrë s’vdesin bijtë e mi”
Djepat prap përkundin foshnjat
Pas stinës se vjetër
Vjen stin’ e re
Pas çdo furtune
Lind Ylberi
Pas çdo morti
Lind ringjallja…!
7.
Ju keni vulën e pavdekshmërisë
Rrugët e trazuara gumëzhijnë togje togje
Petalet gjallojnë në kurorë t’përjetësisë
Kosovë gjaklush këngë për monologje
S’më kujton vdekjen e dritës fanar
Tok do rilindim Ditëlindjen e parë
Nnjëmijë portrete shkarravit fëmiu
Nuk më kujtohet si vdes Njeriu…!!!
P.S.
Këto vargje janë shkruar më 1982 në Bardh të madh,… e përpunur e zgjëruar pas 12 vitesh në Vyrcburg të Gjermanisë, pas një ëndrre të çuditshme! Autori.