Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Gashi: Një qiri për Reçakun

| E hene, 23.01.2012, 08:42 PM |


Agim Gashi

 

Sot është përvjetori i një dhimbjeje, i një krenarie, i një ngjarje që nuk do të harrohet kurr.

Ndezene nga një qiri për Reçakun për ti zbutë dhimbjet e për ti ndezë kujtimet!

 

Një qiri për Reçakun

(Në përvjetorin e një masakre)

 

Bajlozat serb u vërsulen

Mbi Reçakun heroik

Mbi Reçakun e Qorr Ilazit

Mjeshtrit e thikave

Filluan zanatin e vjetër

Masakruan trupa

Të të gjitha moshave

Njerz synxjerrës

Gjakpirës e njerzngrënës

Lozën lojën e tyre makabre

Me trëndëfila të zinjë

Në mes të Evropës…

Endërr nuk është

Ndodhi morbidja ugurzezë

Filloi loja e vrasjes

Reçaku u la me gjak

Unë isha aty

Dhe pash dhëmbjen e Mic Sokolit

Vajin e Smajl Hysenit

Ofshamën e Sefë Koshares

E sot pas sa vitesh

Ju lus të dashur miq

Një qiri ndezeni për Reçakun

Për kujtim

Për rrespekt

E nëse nuk keni ku ta ndezni qiririn

Fërkojeni për zemrën time

Se ajo ka zjarr ta ndez

Edhe malin me borë

Sa të dua Shqipëri

Sa të dua Kosovë

 

15.01.2010-Düren