Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Tri dekada rrite

| E diele, 22.01.2012, 06:54 PM |


Portreti i Jusuf Gërvallës punuar nga piktori; Demush R.Avdimetaj

 

Neki Lulaj

 

TRI DEKADA RRITE

(Kushtur trinomit të Martirëve të lirisë)

 

Frushkuj gjaku

Në Untergruppebach

Këputet vigu i Lumit të thatë

Mbi kalanë e Dubovikut

Ligjërojnë engjëjt jetë gjatë.

 

Pas syve të Diellit tradhtuar/mashtruar/

Në dritën e hënës lojzënjare

Përbindëshit, zvarranikët e uritur

Për gjak

Lugetërit tokën e huaj

E mbuluan me mëkat.

 

Krismat e armëve plasën natën

Shpirtërat e ri fluturuan mbi dhe

Qielli lëshoi flakën

Mbi kafkën dardane

Ngulet flamuri kuq e zi.

 

Janari ngricë diamanti

Zjarri i shpirtit nuk shuhet kurrë

Plagë shekulli në Shtuttgart

Zgjebanikët hienat në prita

Pjella e zezë e lavires sllavjane.

 

Tri dekada i përkund shekulli

Ëndërrat kurrë s´fjetën

Mbi retë e bardha

Krismat e natës na burrëruan

Tri dekada rritje e pritje

Panteonët Gërvalla e Zeka

I ligjërojnë vendlindjes

Për brezat e dritës.

 

Heshtja shtërngon

Mendjet e pa fjetura

Cicëron zog bardhi pa pushuar

Mbi plepat e lartë të Dubovikut

Kanjusha çerdhës kurrë s´ju pat larguar.

 

Malli si lumi gërryen bjeshkën

Drejtësia e përgjumur ende po hesht

Heshtja e ndryshkur e thanë eshkën

Kriminelët duhet zbuluar

Që në gjiun e tokës së bekuar

Eshtrat e martirëve

Në qetësi për të pushuar.