Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: Martirëve të lirisë

| E diele, 22.01.2012, 06:32 PM |


Ramiz Dërmaku

 

MARTIRËVE TË LIRISË

 

Për Jusuf e Bardhosh

Gërvallën

Dhe Kadri Zekën

 

Qau tërë Kosova,

E mbarë shqiptaria.

Qau Duboviku dhe Deçani

Qau Dardana e qau GJilani

Penat Tuaja kurrë nuk vdesin

Hynë në historinë kombëtare

Dhe aty mbesin.

Veprat e tyre

Lëshojnë rreze drite

E nuk shuhen kurrë

Me shekuj e vite.

Gjurmët tuaja

Janë krenaria shqiptare

U shkritë për kombin

Dhe çështjen kombëtare.

Burra të sakrificave

Bajraktarë të Besës,

Burra të Fjalës

Atdhetarë të Qëndresës.

Së Isë Boletinit

Nipat e Adem Jasharit

Dhe të Hasan Prishtinës

Me emrat Tuaj

Shkruhet Historia,

Krenohet Familja

Dhe krejt Shqiptaria.

Ju vranë tinëzishtë

Hijenat komuniste

Aktorët e krimit

Lakejtë e UDB-es

Sllavo fashiste.

Të nderuarë martirë

Heronj të nderuar

Me respekt e pietet

Populli Ju nderon

Dhe toka Ju bekon

 

***

Rrugën duke e trasuar

Amanetin e baballarëve

Dhe të kombit

Në vepra konkrete

Duke e jetësuar

Mendjet e ndritura

Dhe sakrificat sublime

Zemrat e ndezura të vullkanit

Me betimet e shumta të vatanit.

Ishin Intelektualë

Të kalibrit të parë

Poetë, gazetarë e publicistë

Nuk ia kishin frikën askujt

Dhe ranë heroikisht

Për një ideal të shenjtë.