| E diele, 22.01.2012, 06:01 PM |
DEKLARATË
Në emër të “Shoqatës së të burgosurve politikë shqiptarë” në IRJM, sh.m.a.i.k “Illyricum Libertas – Tetovë”, Unionit të 10 OJQ shqiptare nga Kërcova , “Qëndresa”, “Bashkimi” – Manastir dhe një numri të OJQ tjera shqiptare në vend, i japim përkrahje vëllazërore Lëvizjes Vetëvendosje, dhe protestave që ajo organizon në kufi me Sërbinë.
Përkrahim gjithashtu vizionin e Vetëvendosjes dhe Aleancës Kuq e Zi, që janë vizionet e vetme të drejta për shqiptarët jashtë kufinjve të Republikës së Shqipërisë.
Paniku që ka mbërthyer oligarkinë aktuale në pushtet në Prishtinë, Tiranë, Shkup tregoi se Vetëvendosja dhe Aleanca Kuq e Zi kanë qëlluar në palcë duke u rrezikuar karriget e turpit.
Dënojmë fyerjet e ulta që i bëhen identitetit dhe simboleve kombëtare të shqiptarëve dhe që janë çorbë e politikës aktuale të pushtetit maqedonas.
Shpëtim Pollozhani
(Në emër të Shoqatave të lartpërmendura)
Tetovë, 22 .01.2012