Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Dr. Rugova

| E diele, 22.01.2012, 06:55 PM |


Halit Bogaj

 

Dr. RUGOVA

 

Me rastin e 6 vjetorit të vdekjes

 

Me Profetin Ibrahim

Na arriti ky çlirim

Me një shall në fyt të lidhur

Ai  vepronte zemërhidhur

Priste ditë e net të gjata

Në stuhira në shtërngata

Si në det një peshkatar

Ishte prore lundërtar

Për liri e për Flamur

Fliste fjalë e vente gurë

Kudo shkonte kudo fliste

Vendin tonë lart e ngriste

Kudo ecte kudo shkonte

Urat tona i ndërtonte

I vendosur në qëllimet

I arrinte përparimet