Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: Dr. Ibrahim Rugova, lideri që i dha popullit shqiptar zemër e guxim për liri

| E shtune, 21.01.2012, 07:00 PM |


ME RASTIN E GJASHTË VJETORIT TË AMSHIMIT TË PRESIDENTIT HISTORIK DR. IBRAHIM RUGOVA

 

Dr. Ibrahim Rugova, lideri që i dha popullit shqiptar zemër e guxim për liri

 

Nga: Ramiz DËRMAKU

 

Dr. Ibrahim Rugova ka fuqinë e gjeniut të popullit. Dr. Ibrahim Rugova ,formoi LDK-në, ai me politikën e Tij paqësore ofroi pranë vetes kokat më të afta intelektuale. Ai nuk u frikësua kurrë nga armiku por punoi pa rreshtur për zgjidhjen e drejtë të çështjes sonë kombëtare.Para se ai të formonte LDK-në (por edhe pasë formimit i ftoi penat më të afta, që të marrin detyra për ti ndihmuar zgjidhjesë e internacionalizimit të çështjes sonë kombëtare).

Dr.Ibrahim Rugova është;Ai që shoi idenë e“Serbisë së Madhe“

Gjeniu i kombit nuk vdes. Ai orvatet me të gjitha forcat e tij ideore,politike e materiale ta bashkon popullin rreth idesë së madhe e të shenjët të misionit dhe shkon në Përjetësi, duke e lënë pas veteshpirtin dhe frymën e demokracisë, pluralizmit, të cilat do të baarten edhe tek gjeneratat e reja. Kryetari i parë i Republikës së Kosovës , Dr. Ibrahim Rugova, vdiç në muajin Janar të vitit ……….., në janar ku nga acari që mbretëronte të ngriheshin edhe lotët që pikonin nga njerëzit për këtë vdekje . Kombi shqiptarë ka intelektualë të denjë të cilët me sukses po hyjnë në elitën intelektuale europiane e botërore. Njerëzit vijnë e shkojnë, por mbeten gjenitë që shëndrrisin dhe i bëjnë dritë popullit dhe botës. Prandaj, për ne është shumë lehtë që së pari të shikojmë në shpirtin tonë dhe t'i shohim kokat intelektuale në qiellin tonë që nuk bërtasin , nuk ngulin këmbë që me dhunë e forcë t'ua imponojnë të tjerëve mendimin e tyre, por vetëm me buzëqeshje, tolerancë, pa xhelozi dhe vendosmëri shprehen: Kjo është rruga jonë. Shpeshë shtrohet pyetja ? Kush i dha gjak gjuhës sonë, kush ia ngriti dinjitetin, kush ia shtoi krenarinë kombit tonë, kush është ai që ringjalli e lartësoi shqiptarin, kush erdhi viteve të fundit që ngriti krenarinë e fjetur "të gjakut tonë të shprishur", kush i dha zë emrit të arbërit, kush ? Kush udhëhoqi një politikë të menqur dhe demokratike mbi dhjetë vite në Kosovë ? Kush u shqua si më i vendosur në luftimin e dukurive negative kombëtare që i bëheshin kombit e popullit tonë ? Kush u shqua për vendosmëri, tolerancë, deemokraci, pluralizëm dhe në kërkimin e pavaarësisë së Kosovës. Kush hyri në historinë tonë kombëtare dhe ate botërore me politikën e Tij paqësore, me aq forcë me guxim, me sinqeritet dhe patriotizëm, kush lëkundi nga vendi ( e shuajti mendimin serb për ndertimin e një "Serbie të Madhe") lëmshin që krijohej nga regjimi kriminel serb, dhe vuri në lëvizje e unitet tërë popullin shqiptarë, kush ...? Ne mund të pyesim tërë ditën dhe prap do të dalim te njeriu , gjeniu i cili me mençurinë e politikës së tij mahniti tërë rruzullin tokësor.

E dinë të moshuarit, fëmijët në djep, nënat e nuset në shtëpi, e dijnë të gjithë shqiptarët por edhe të tjerët. E dijnë edhe ata që deshën ta pengojnë politikën e tij paqësore e demokratike..., por ata me orvatjet e tyre e ngritën edhe më lartë. Dhe ishte "FAT" i madh që gjeniun e ditëve tona nuk e deshën të gjithë..., të kuqët, leninistët, majtistët, nanoistët, socialistët,pëdëkëistët, dhe ca shërbëtor shqiptarë. Me ata edhe "Perendia" ia kishte ndaluar takimet e bisedat. Shumë popuj patën gjinitë e veta, me të cilat arritën aty ku duhej arritur, aty ku vendosej fati i të tjerëve. Por edhe populli shqiptarë gjatë tërë historisë kishte intelektualët e denjë, kishte penat më të afta intelektuale, kishte ( e ka edhe sot) gjinitë e veta, të cilat e drejtuan dhe e ruajtën popullin e vetë. Të gjithë popujt nxjerrin nga parahistoria, nga legjenda, nga mistika, figura për të shquar realitetin e sotëm; vetëm ne shqipëtarët duhet shkoqur diçka nga realiteti për të ndritur në thellësi. Kjo është një përparësi e jona. kjo është përparësi që duhet ditur , që duhet patur parasysh e duhet shfrytëzuar, sepse një popull që në gjirin e vetë ka, Fishtën, nuk mund të mos ketë edhe Dr. Ibrahim RUGOVEN, Ismajl KADAREN, etj. Dr. Ibrahim Rugova njëherë ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i cili i tha haptazi regjimit të Beogradit- JO, kështu.., jo me këtë politikë.Dr. Ibrahim Rugova ishte një penë e mbrehtë e çështjes sonë kombëtare, ai me idet e tij sublime të emoralit,etikës dhe politikës, i bashkoi drejtë një ideali që ishte më tepër se Pavarësia e Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova kishte dy misione jetësore; a) Të lirojë popullin e Tij nga kthetërat e Serbisë dhe ta kthej atje ku duhej, pra s’bashku me popujt e Perendimit me të gjitha tiparet autentike shqiptare. Me talentin dhe aftësit që posedonte ai doli kundrejt një politike vrasëse, , e cila sillte vetëm shkatrrime dhe dhunë, dhe ndertoi një shtet paralel mbrenda një regjimi të çëmendur.Dhe me këto gjeste ai e befasoi botën dhe të gjithë liderët europiaan dhe botërorë.Dr Ibrahim Rugova ishte dhe do të mbetet ideator i një politike moderne, jo vetëm tek shqiptarët por ne tërë rruzullin tokësor. Mjafton të cekim vetëm strategjin e tij brilante , Kosova e Pavarur, Integrimi ne Strukturat Euroatlantike, dhe Miqësia me SHBA-ës.

Gjeniu i kombit Dr. Ibrahim Rugova, ka hyrë dhe do të mbetet në historinë tonë kombëtare si një nga figurat më eminente dhe më të dëshmuara të kombit për zgjodhjen e çështjes sonë kombëtare

 

Dalngadalë me mençurinë që posedonte, arriti ta mbaj të gjallë popullin e Kosovës, i cili privohej nga çdo e drejtë për të jetuar. Formoi LDK-në dhe me politikën e tij ofroi pranë vehtes kokat më të afta intelketuale. Nuk u frikësua kurrë nga armiku por punoi pa rreshtur për zgjidhjen e drejtë të çështjes sonë kombëtare. Ky vigan i demokracisë, para se ta formonte LDK-në, ( por edhe pasë formimit i ftoi penat më të afta që të pranojnë-marrin detyra për ti ndihmuar zgjodhjesë e internacionalizimit të çështjes sonë kombëtare). Shumë nga intelektualët e denjë - pra edhe ai që e quante veten "baba i kombit" nga frika e pushtetit serb..., nuk pranoi kurfarë posti. Eshtë befasi se "babai i kombit" jo që nuk pranoi "poste", por me të gjitha forcat e tij materiale dhe intelektuale bënte orvatje që ta pengonte politikën që udhëhiqte Dr: Ibrahim RUGOVA, me shokë. Falë punës së pa lodhur të Dr. Ibrhim Rugovës, vizitave e bisedimeve që zhvillonte me kryetar të shumë shteteve në botë, arriti të fitojë përkrahjen e tyre për shkakë të politikës së tij paqësore. U dekorua me shumë mirënjohje, e shpërblime kombëtare e ndërkombëtare për politikën e urtë që udhëhiqte në Kosovë. Dr. Ibrahim RUGOVA, ishte një njeri i drejtë, së pari për popullin e vet edhe i ka prirë popullit të vet në vështirësi të mëdha, në fortuna të mëdha por çdo herë doli faqebardhë. Dr. Ibrahim Rugova, ishte një intelektualë i denjë, një burrë i fortë dhe ishte treguar demokrat i vërtetë. Dy herë nga populli u zgjodhë unanimishtë kryetar i lDK-së, së fundi edhe kRYETAR i Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova ka fuqinë e gjeniut të popullit. Krijoi, organizoi dhe bashkoi popullin si kurrë më parë, e zgjoi nga gjumi ndërgjegjën e ca intelektualëve, i nisi në rrugë të mbarë hyjnitë e gjysëmhyjnitë shqiptarë në rrugë të mbarë që t'i vënë lëvizje të gjithë popullin dhe ja arriti. Ai e zgjoi nga gjumi shekullor jo vetëm intelegjencin tonë ( por edhe popullin ) , i dha forcëenergji, impuls, ia ngriti shpirtin mbi kokën , e kokën mbi trupin u bë LIDERI më i dashur jo vetëm për shqiptarët por edhe më gjërë, u bë KRENARIA e KOMBIT dhe popullit të vetë. Në fundë themi se Gjeniu i kombit;

Dr. Ibrahim Rugova, ka hyrë dhe do të mbetet në historin tonë kombëtare (dhe ate botërore) në radhët e fytyrave më eminente dhe më të dëshmuara të kombit për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare. Kjo ishte fjala i tij,

ZOTI E BEKOFTË KOSOVËN

 

Punuar me 20.01.2012 Weingarten – Gjermani