| E premte, 20.01.2012, 08:38 PM |
Flora Suldashi
Ah ky dhe, ky dhe i gjalle ...
Kjo Kosovë gropa-gropa
le të marë vesh e gjithë BOTA
se ky dhe, është dhe i gjallë
në çdo cep gjak e plagë...
Në çdo cep gjak e plagë
një ninullë në djep të thatë
në një dimër plot acar
nënëlokja mbet arnë-arnë.
Ah, ky dhe, ky dhe i gjallë
Të gjitha shpresat janë matanë ,
janë matanë te ai kufi
ku gjakoset KUQ E ZI.