Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Na shkoi jeta me protesta

| E marte, 17.01.2012, 08:52 PM |


NA SHKOI JETA ME PROTESTA

 

Me pak gëzime , me pak festa –

Na shkoj jeta me protesta !

 

Me protesta e demonstrata –

Me lot n’ sy , nënat e ngrata !

 

Vajtojnë motrat , vajtojnë gratë –

Kurrë nuk mbeten burgjet thatë !

 

Rrahje , sharje e prangosje ,

Gazra , vrasje dhe plagosje !...

 

Sa herë malet na u përflakën ,

Sa herë rrugët na u përgjakën ?!...

 

Na u mbush toka me varre t’ reja –

Fëmijë jetimë e gra të veja !

 

Rrojmë në ankth , emocione –

Duke shkrua peticione !

 

Demir KRASNIQI

Gjilan, më 14.01.2012.