| E premte, 13.01.2012, 09:03 PM |
ZËRI I PASHKO VASËS PJESË E PANDASHME E HISTORISË DHE POPULLIT SHQIPTAR
Shkruan: Shaban Cakolli
Atdhetarët shqiptarë gjatë gjithë historisë së kombit tonë nuk kanë pushuar përpjekjet,për ngritjen e vetdijës kombëtare.Dikush me pushkë e dikush me penë kanë dhënë gjithçka nga vetja e tyre për të mirën e atdheut.E mira e atdheut nënkupton vetëm një gjë,në kuptimin e rrumbullaksuar”Zgjidhjen e çështëjes shqiptare”:Zgjidhëje shqiptare nuk mund të quhet asnjë zgjidhëje parciale,ku shqiptarët mbesin nën pushtimin e egër sllavo-grek.Zgjidhëje shqiptare mund të jetë ajo që i bashkon të gjithë shqiptarët në një sofër ku bukës i thonë bukë dhe ujit i thonë ujë shqip,vetëm ky është gëzimi dhe zgjidhëja mbarëkombëtare.Këtë gëzim e pati prishur dikur Konferenca e ambasadorëve të Londrës,e cila me vendimet e veta vrastare,kundërhistorike dhe kundërnjerëzore dënoi më shumë se gjysmën e shqiptarëve me pushtimin e egër sllavo-grek.Ky vendim i moçmuar nuk do të thotë se nuk mund të hudhet sot në shekullin e njëzet e një.Shqiptarët e trollit ëmë me gjysmë Shqipëri,as ata të Prishtinës me një Mitrovicë nën sundimin sërb dhe një Kosovë Lindore jashtë teritorit të vet,as ata nën sundimin maqedon
nuk e bëjnë Shqipërinë.Ata pa një bashkim kombëtarë mbetën të dobësuar dhe nën ndikimin e të mëdhenjëve.Vetëm një bashkim kombëtarë do të na bënte zot të vetvetës,të fortë dhe pa u bërë urë e të mëdhenjëve.Ata të cilët mundohen të konfirmojnë parimet e kartës së Helsinkit,duke u deklaruar kundër ndryshimit të kufijve,ata dëmtojnë rëndë interesat e kombit shqiptar që mbeti i ndarë nëpër pjesë,duke i hequr atij çdo aspiratë e shpresë për bashkim.Sot të anketosh shqiptarët në trollin ëmë dhe jashtë tij,shumica i druajnë bashkimit kombëtarë.Përse?Po punohet që krerët politik të udhëheqin më lehtë copa vendesh shqiptare
por jo për interesa kombëtare,përkundrazi për interesa vetanake,kjo bënë që të nëpërkëmben amantetet e shenjta kombëtare dhe gjaku i martirëve shqiptarë,ata që nuk kursyan jetën ranë për këtë qëllim të shejtë,kurse ata që u bënë krerë të udhëheqjeve të popullit,që me premtime boshe po e lënë popullin të uritur,pa strehë,nuk mund të thuhet se ia kanë dashur të mirën kombit,kur pasuria e tyre është ngritur në qiell,kurse populli është plandosur për dhe.Për të qenë popull i fortë,pa ndikimin e të huajëve,shqiptarëve u duhen bijë e bija që më tepër se çdo gjë tjetër punojnë për popullin.Dikush mund të pyet ku janë ata?Shqiptarë që zemra ju rrahë vetëm për kombin dhe atdheun ka,ata nuk kanë emër vetëm te ne,emrat e tyre janë të njohur edhe nëpër botë,por mjerisht ua ka zënë frymën hija e pushtetarëve të çeliktë.Shqiptarëve edhe sot më shumë se kurrë i duhen fytyra të njohura të Lëvizjes sonë kombëtare si ishte dikur Pashko Vasa,i shquar në veprimtarinë e tij të ngjeshur atdhetare dhe letrare,i përkushtuar për realizimin e aspiratave kombëtare atë kohë sidomos vitet(1870-1890).Jeta dhe vepra e Pashko Vasës,janë pjesë e pandashme e historisë dhe popullit shqiptar.Ai ishte intelektual,luftëtar i pa kompromis për çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare,,shkrimtar,publicist dhe diplomat i shquar.Zëri i tij sikur po na thërret në zgjim,ai ishte i nënës shqiptare dhe nënat tona kam bërë edhe sot shumë si ky,tjetër është pse zëri i tyre nuk po lejohet të shpërthej në hapësirë.
Pashko Vasa (i njohur edhe si Vaso Pasha) u lind në Shkodër me 17 shtator 1825.Edhe pse për shkollimin e tij nuk ka pasur dhe nuk kemi as sot të dhëna të plota,shihej se ishte intelektual i pashoq,i cili veç kulturës së lartë kombëtare njihte edhe shumë gjuhë të huaja si:anglisht, frengjisht, kroatisht, arabisht, turqisht, italisht….Punoi si nënpunës i konsulatës angleze në Shkodër më 1847,në krye të një komisioni reformash,që Turqia kishte dërguar në Hercegovinë më 1877.Më pas ishte këshilltar i vilajetit të Edrenës më 1881 ,dhe së fundi guvernator i shtetit të Libanit nga viti 1883 deri kur vdiq në Bejrut më 1892.Pashko ishte i frymëzuar për liri kombëtare dhe drejtësi,këtë e dëshmoi fillimisht me pjesëmarrëjen e tij në revolucionin e Venedikut më 1849,për të ndihmuar venedikasit të çliroheshin nga zgjedha austriake.Ai dëshmoi përcaktimin e tij për lirinë e drejtësinë që do të duhej të mbretëronte mes popujve.Veprimtaria e Pashko Vasës ishte e gjërë.Ishte njëri nga frymëzuesit kryesor për themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,u shqua si njëri nga personalitetet kryesore të Komitetit të Stambollit për mbrojtjen e tokave shqiptare.Ai mbrojti me forcë
çështëjen shqiptare,si në Stamboll ashtu duke ndërhyrë pranë qeverive të Fuqive të Mëdha.Pashko Vasa u njoh dhe punoi me figura të njohura të kombit tonë,Kristoforidhin,Tahsinin,,Samiun,Abdylin,Naimin,Vreton etj..i cili së bashku me këta burra të shquar,mendjendriturit e Rilindjes sonë Kombëtare bënë përpjekjet e para për një alfabet të gjuhës shqipe,për krijimin e një shoqërie kulturore,që do të botonin libra shqip,përhapnin arsimin në gjuhën shqipe.E tëra kjo bëhej për ngritjen e vetëdijes dhe unitetit të brendshëm kombëtarë,për të krijuar forca që edhe sot do të ishin kryekëput në shërbim të çështjes kombëtare.Më 1879 me atdhetarë dhe intelektual të kohës krijuan shoqërinë e shkronjave shqip dhe nxorën fletushkën”Alfabetarja”.Po në këtë vit shkroi edhe dy libra dhe i botoi në frengjisht,njëra me titull”E vërteta mbi Shqipërinë dhe Shqiptarët”;e cila u përkthye edhe në gjermanisht,turqisht dhe greqisht.Qëllimi i botimeve ishte të përhap të vërtetën mbi shqiptarët,për të denocuar propagandën e huaj që ushtrohej kundër vendit tonë.
Pashko Vasa është autor i një varg veprash me karakter politik,historik,letrar e publicistik,me të cilat në mënyrën më të denjë mbrojti çështjen shqiptare.Botoi një skicë historike,ku përshkroi pashallakun e Bushatasve të Shkodrës,si dhe pretendimet tokësore të Malit të Zi ndaj tokave shqiptare.Shkrou edhe një gramatikë përmes cilës të huajt do të nxinin apo mësonin gjuhën shqipe,Shkrou edhe romanin”Të bardhët e Temalit” roman ky i pari në gjuhën shqipe më 1890,një përmbledhje poezishë në gjuhën italiane”Trandafil e gjemba”"Rose e Spine,dhe një libër historik për Skënderbeun.Megjithatë ndër shkrimet më të mira të tij që nga atëherë edhe në ditët tona mbeti kushtrim i kohës është vjersha”O moj Shqypni”
O moj Shqypni, e mjera Shqypni
O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Ti ke pas qenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pase shumë t’mira e begati,
Me varza t’bukura e me djelm t’ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke qenë ma e mira!
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ke qenë për luftë e n’luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhen gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t’bardhë gjithmonë asht nda!
Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s’të ka mbetun as em’n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t’zezë!
Shqyptar’, me vllazen jeni tuj u vra,
Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;
Sa thonë kam fe sa thonë kam din;
Njeni:” jam turk”, tjetri:”latin”
Do thonë: ” Jam grek”, “shkje”-disa tjerë,
Por jemi vllazen t’gjith more t’mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t’fitoni,
Besën e t’parëve t’gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t’huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej!
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n’dhe!
E s’i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëzue e bamun trokë!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M’ata sy t’bukur q’dini me qa,
Eni t’vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, qi s’pat djalë kurrë!
Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekë
Ket fare trimneshe, qi sot asht mekë?
Ketë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kam?
Nuk, nuk! Këtë marre askush s’e do
Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro!
Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia!
Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë,
Gjithkund l’shon dielli vap’ë dhe rreze,
Asht tok’ e jona, prind na e kanë lanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara Zotit.
Kjo vjershë mbetet ndër më të mirat në Letërsinë tonë Kombëtare,e cila u bë himn kombëtar,thirrje për qëndresë e bashkim kombëtar.Ky zë i tij na thërret edhe sot ne,të ngritemi kundër premtimeve boshe,kundër ndasive fetare e krahinore,të punojmë për bashkimin kombëtarë,nëse kjo sot nuk bëhet,shqiptarët do të mbesin të dobët,të varfur,të përulur dhe nën ndikimin e forcave të mëdha.Si bëhet kjo?Asesi me ata që sulen të përulin bijët më të mirë të kombit,veprimtarët dhe intelektualët tanë.Asesi me ata që tentojnë të njollosin veprat e Gërvallajve,Kadares,Qosjes,e emrave të mëdhenjë të kombit tonë,por duke mbrojtur me forcë bijët e mirë të shqipes dhe çështjen kombëtare.Shqiptarëve ju duhen mendjendritur si Pashko Vasa,të tillë kemi mjaft,por ua kanë nxënë dritën pseudo-intelektualët dhe politika,nuk punohet në terr,por duhet të rrezatoi drita e mendjendriturve të kombit.