| E merkure, 11.01.2012, 08:23 PM |
Tregim nga Xhevahir Cirongu
Hijet e harresës
Gjethet e pemëve kanë lënë pas klorofilin e gjelbër,duke zvëndësuar atë me nuanca ngjyrash të tjera.Kur vjen vjeshta,ato,domosdo marrin trajta shumëngjyrshe;në të kuqërremtë,të
verdhë, të kaftë, deri në nuanca bronxi.Natyrës i japin pamjen e një pikture,që edhe piktori më i talentuar do ta kishte zili.E gjithë kjo pamje të rrëmben në botën e vetë,dhe të ngroh shpirtin.
Edhe vetë njeriu,është pjesë e këtij pejsazhi.Duke qënë i tillë,në botën e brendshme të tij;duhet të mbizotrojnë shumëngjyrat e dashurisë njerëzore.
Ajo qëndronte e shtrirë në shtrat.Krevati,që është vendosur në një cep të dhomës,i është bërë pjesë e jetës.Nuk mund të lëvizë.As nuk flet dot.Trupi i saj, i pa zhvilluar për shkaqe të sëmundjes natyrale;me një dhimbje të fortë në kokë,e ka izoluar.Ka vite,që në atë shtrat, Rezarta lundron ditë e natë.Aty në vetmi, në atë krevat të magjishëm, ëndrrat rinore i grumbullon brenda shpirtit ;e i ruan se mos edhe ato i fluturojnë nga dritarja si pëllumba.-Ah,moj Rezarta ime hallemadhe,- u dëgjua zëri drithërues i Gjedinës.Tha këto fjalë,nëna e Rezartës,e u çua për të hapur dritaren për të ajrosur dhomën.Në këtë kohë,pasi hapi një kanat të dritares;
vështroi drejtë plepit buzë rruge.Ishte vjesht.Gjethet e plepit qenë zverdhur.Era që frynte, i këpuste nga degët,e ato fluturonin në mënyrë të zhdrejtë nëpër bulevardin e qytetit.Një shi i imët
sa po kishte filluar të bjerë.Lëvorja e plepit në trungun e plakur,duket si një plagë e monçme,e thyhet si një cop akull;që bije në tokë nga strehët e një shtëpie me çati të mbuluar me rrasa guri.
Në këtë kohë,pa dashur,edhe syt e Gjedinës po lotonin.As vet nuk e kuptoi pse iu lag gusha.
Pastaj,ajo nuk ishte jasht në shi!? Nga erdhën pikat e shiut deri aty,sa t'i lagnin edhe gushën!
E gjithë qënia e saj,në këtë kohë,ishte e përqëndruar tek pejsazhi shumëngjyrësh përtej dhomës
së saj,atje në natyrën vjeshtake.Sa e bukur është natyra,-tha me vete? Pse të mos ishte dhe shpirti i njerëzve sa dhe bukuria e natyrës?!Tek po mendonte këto fjalë,njëra dorë i shkoi pa
vetëdije në mjekër,e cila i dridhej si fletët e një freskuese.
-Oh!Unë kujtova se m'i lagu shiu,këta qënkan lotë?! Nxori shaminë nga xhepi i xhaketës, e fshiu gushën me gjithë fytyrë.Qetësisht,por me brengën që buronte nga thellësia e shpirtit,e që
ajo e mbante për vite të fshehur;ngaqë të mos e shikonin fëmijët e tjerë,shikimin e nguli prap tek
vajza e sëmurë aty në shtrat.Dritaren e la hapur.U afrua pranë s'bijës.Zgjati njërën dorë,dhe e
përkëdheli në ballë.Në këtë kohë,shqiptoi me ngadalë emrin e vajzës.
- Ah,moj Rezarta ime,Rezartë!Këto fjalë dollën nga goja si tinguj drithërues,që dalin nga teli i
kitarës.Zërin e nënës,vajza që lëngonte prej vitesh aty në shtrat;e gjithë fjalët e tjera nuk i dëgjonte me vesh,ngaqë nuk dëgjonte,por me anë të përkëdheljeve të duarëve,e ndjente ngrohtësin e tyre thellë në shpirt e në çdo qelizë të trupit.Vërtet,atëhere kur lindi Rezarta,kishin
çelur lulet e mejit.Edhe gurët derdhën lot gëzimi.E kush s'u gëzua atë ditë?!Zogjtë këndonin në
degët e pemëve për gonxhen e sa po lindur!Me të vërtet,ajo ishte një vajzë e bukur si një lule
maji...!Por,ja....Vitet iknin,e kjo lule,dalngadalë vyshkej çdo ditë?!...Edhe banorët e pallatit,në
fillim ngelën të mahnitur nga bukuria e saj vajze!Por ja,tani u befasuan nga kjo rrudhosje e papritur të vajzës s'gjorë.Të gjithëve u dhimsej shpirti,por më shumë nënës që e lindi.Ashtu , e
lodhur nga pagjumësia e natës;ngaqë i kishte shërbyerë vajzës, u ul në njërën karrige që ishte aty afër derës.Në dhomë kishte rënë qetësia.Vajza po flinte.Ora po shkonte nëntë e mëngjesit.
Brenda dhomës dëgjohen vetëm tik-taket e orës që ishte varur në mur.Gjedinës iu përlotën prapë
syt.Mori frymë thellë,dhe shikimin e nguli atje mbi trupin e vajzës.
-Ku iku bukuria e vajzës sime,ku?!...Tha këto fjalë me zë të ulët nëpër buzë;dhe në faqe lotët ngrinë si breshër në stuhinë e verës.Pas pak, në derë dikush trokiti.Në derë qe vendosur dhe zilja,por ishte me difekt.Vështroi në syrin magjik,se kush mund të ishte mbrapa derës.Nuk mundi ta dallonte,sepse ishte e vrarë nga pagjumësia e natës.
-Hape,moj hape,se jam unë Pavlina!Në dhomë ky zë erdhi si i mekur,ngaqë dera ishte mbyllur.-Eh,kush qënkërka...!Nxitoi drejtë komedinës për të marrë çelsin.E vendosi në bravë,
e dera u hap.Pooo...ti Pavlina qënke?!...Po,po,e tiii....dhe krahët e të dyjave u zgjatën drejtë njëra-tjetrës.U përqafuan fort.Ajo, zbriste nga fshati malor për në qytet tek motra.Hynë në dhomën e pritjes.Kishin një kohë të gjatë pa u takuar.Ishte Pavlina ajo që pagëzoi me emrin e bukur, Rezarta kur lindi në atë ditë maji.Ajo bashkoi rrezet e arta të diellit atë ditë,e i derdhi në
trupin e mbesës që sot e thërrasin Rezarta!Biseduanë gjatë dy motrat,dhe rrënjët e mallit thyen dhe gurët e malit.Ndërsa, atje mbi krevat,në heshtje qëndronte e gjora vajzë.Flokët i derdheshin në jastëk si lastarë të shelgut lotues;kurse trupi i thatë si një dru i prerë me lëvore gjysëm të gëdhendur.Rezarta nuk mund ta përqafonte tezen e vet si dikur...!As nuk mund ta shikonte,apo të dëgjonte një fjalë të vetme!E vetme shpresë komunikimi nga dashamirësit, i ka mbetur përkëdhelja e trupit të saj.Përkëdheljet me duar në trupin e Rezarta Finarit,kanë mbjellë pemë e lule shumëngjyrshe brenda shpirtit të saj.Vetëm ajo e shikon këtë panoramë,ndaj dhe jeton.Por, edhe i vetmi ilaç shpresdhënës për jetën?!...Në kohën e drekës,rreth tavolinës,u afruan edhe Ornela e Lorenci.Ata, s'bashku me Pavlinën drekuan.Nga gëzimi, gati sa nuk fluturonin.Edhe ne do të vimë në fshat tek ty teze,-thanë me një zë dy fëmijët e Gjedinës.Dhe shtuanë:Me vete do të marrim edhe Rezartën!Biseda u ndërpre në mes,ngaqë ra zilja e telefonit.Alo, kush je?Jam unë,doktoresh Sofia!Si është Rezarta? -Mirë,mirë!Do vish t'i bësh gjylpërën?!Po,moj po.
Mbasdite jam aty.Sakaq, ra sinjali i telefonit.Edhe Rezartës, i dhanë ushqim nga ajo drekë e pasur.Pastaj, në faqe u derdhën lot si sumbulla rakie në godë.Ato shkëlqenin si gurë diamantesh,
por me hidhërimin e dhimbjes që buronte nga zemra e thyerë e viteve të hijes së harruar.
Gjysmën e zemrës të asaj vajze trupvogël;e ngrohnte dora e nënës kur e prekte.Kurse,gjysma e zemrës tjetër, qe bërë si akull nëndëborë.Nga buzët që lëviste,e që putheshin si dy petale lule, kërkonin një tjetër dorë për ta përkëdhelur.Dora tjetër,dhe gjysma e zemrës së akullt,ishin arratisur përtej mureve të hijes së harresës.Prandaj,buzët që lëviznin ngadalë të asaj vajze,dukeshin sikur thoshnin: "Lulet e ngjyrat e shpirtit tim kanë vetëm brenga.Brenga,brenga..."