| E merkure, 11.01.2012, 07:34 PM |
75 vjet ma parë…
PJETER GJINI
Veterano-mania
“Jam veteran!..”
Sod që po mbushi 27 mote
Nji çerek shekllit e dy terplote
N’sa kremton Shqipja 25 stina
Pranverash t’ lira, me zblue arrina:
Ndër tonat fusha, n’ lumej e male
Tjeter lloj malli jo nuk mund t’ dale,
Kushdo që lindet, që flen e han:
“Asht veteran”!...”
Çdo kokë pa leshra o mblue me thija
Që pati rasën ndër dit t’ kalueme,
Me ndi poterën e tok’s robnueme,
Krenar çon zanin deri n’qiell t’ larta
Nën shprehje vaji, mallngjimi, t’zjarrta,
N’altar t’ deshmorvet betimin ban:
“Jam veteran!...”
Ai që n’luftë t’ kombit per lirín shejte
Ndër dit pazari: t’ merkurr’ o t’ ejte,
M’ndoj qoshe mshefun shiste buk t’ xeta,
Franxholla t’ gjata, misre, galeta,
Sod që robnia na mori t’ keqen,
I bien legenit, perplas’ teneqen:
Oeee! Tok’s arbnore, jam fal’ kurban:
“Jam veteran!…”
E shkarpaxhia që njaj asqeri
I mberthej taket shkatrru për mneri,
O ndoj zabitit ngelun pa çisme
Nën dor’ ia rrasi ndonji pal’ t’ grisme,
Dhe metalikun n’ kulet’ e futi:
Sod nalton qafen, gerthet si huti
Milet i dashun, un’për vatan:
“Jam veteran!...”
Ai që te vatra n’ ato stin’ t’ ftofta
Çante pallavra me kshteja t’ ngrofta,
E ndojher’ gjylen gabim ndigionte
Kè mbi ksoll’ t’tijen yrysh kalonte
Tash perse zbardhun porsi pullumbi,
Mbassi rrebeshi jetën s’ ia humbi,
Me fjal’ tinglluese, vikat’ n’mejdan:
“Jam veteran!...”
Burra, perpara të gjith sa jeni,
Bini, qëndroni, me t’drejt’ e keni,
Prandej asht bamun kjo tok’ Arbnore
Për veterana, e tjerë’ kso dore.
Si veterani, - veterinari
Që nji kuart shekllit i kap’ kandari,
T’thrrasin, t’ bërtasin: more aman
“Jam veteran!...”
Pa mu Shqipnia drit’ nuk do t’ kishte,
Shkreti e egër per her’ do t’ ishte,
S’do kish pallate, s’do kishte shkolla,
S’do kishte koka të trasha e t’ holla
S’do kish… s’do kishte…ku ta dij veta,
Nuk dij t’ llafosi or tungjatjeta,
Por t’ tham pa tjeter: m’epni nishan,
“Jam veteran!...”
Edhe i nënshkruemi, kur erdh liria
Kishem filluemun m’u çue n’kamb’ t’mija
Babën prej fisit, nanën shqiptare,
Pra…jam perpjekun?... s’ka dyshim fare.
At-her’ tefteri ku ju do t’ jini,
Do kndoj’ me t’arta edhe TERINI;
…M’lironi rrugën, pse ndryshe s’ban:
“Jam veteran!...”
TERINI
(Marrë nga “Java”, 1937, 17 tetor, f. 22. TERINI asht pseudonimi i P.Gjinit.)
(Nuk asht ba asnj? ndryshim nga originali. Shenim nga Fritz Radovani. 2011.)