| E merkure, 11.01.2012, 09:00 PM |
NJË PREÇIZIM NË SHKRIMIN E AKADEMIKUT REXHEP QOSJA
Nga Ilia S. Karanxha
Historia e letërsisë e mbi të gjitha historia në letërsinë tonë shqiptare reflektojnë me kopetencën e zakonshme në artikulli kritik Shfytyrimi i mbamendjes sonë historike të akademikut R. Qose botuar dje më 8.I.2012 në gazetën Shqiptarja (sup. Rilindasi). Leximi i shkrimi është mjaft i këndshëm, interesant e me një vizion real e objektiv për kulturën e kombit tonë sidomos në njëzetvjeçarin demokratik.
Nuk përmënden aty shumë emra vetëm pak nga e kaluara e largët apo e afërt mbasi analizat drejtohen jo tek emrat por në atë që kanë prodhuar, prodhojnë e duhet të prodhojnë krijuesit e ndyshëm të letrave në totalin e universit shqiptar. Sot këta krijues të shumëllojshëm e të shumëngjyrshëm kanë të gjithë të drejtat bile edhe detyrën morale ta pranojnë apo ta kundërshtojnë këtë analizë të akademikut të mbarënjohur mirëpo nuk kanë asnjë të drejtë të shtiren si superkopetentë, superindiferentë apo super të paprekshëm për çka ata fusin qorazi apo qëllimisht në hambarin e kulturës shqiptare.
Në prillin e vitit që shkoj pata rastin e “shquar ” të njihesha nga afër me një sërë akademikësh shqiptarë nga Shqipëria e që paguhen nga shqiptarët për Shqipërinë. Shpresoja e mendoja në ndonjë farë bashkëpunimi. Më dhanë mësime morali: Në se dikush ka shkrojtur ziko e ti e gjen që e vërteta është kuqo mos e përmënd e mos kundërshto atë që ka thënë ziko. Pra kultura kombëtare shqiptare duhet të mbetet kështu. Njëri gozhdës, tjetri patkoit. Të gjithë të pagabueshëm, të gjithë shenjtorë, të gjithë kapedanë, të gjithë ekspertë në ç'do gjë e për ç'do gjë. Njëri profesor, tjetri doktor e tjetri akoma profesor-doktor. Një mbledhje e veçantë e tipit të pleniumeve partiake mëson, udhëzon apo orienton editorët të mos botojnë libra që prekin e kundërshtojnë kulturën e arritjet e realizmit socialist. Teorikisht është vepruar kështu por edhe praktika nuk ka qënë shumë ngushëlluese. Verifikimet e përpikta dhe shteruese të Prof. R. Qoses kanë një refleks të menjëhershëm të qartë e konkret. Në se dikush çuditet e kërkon të thellohet duhet t'i bëjë pyetjen vehtes: Pse ndodhi kështu? Përgjigjen po aq shteruese do ta zbulojë menjëherë në fjalorët enciklopedikë (1985 dhe 2008/9). Ekspertët e mëdhenj shqiptarë të sistemit socialist qënkan super ekspertë edhe të sistemit kapitalist; ekspertët e juridiksionit totalitar komunist qënkan edhe ekspertë të juridiksionit shqiptar demokratik. E kështu me radhë. Për ç'ka po ngjet sot në letërsinë shqiptare prof. R. Qosja mes të tjerash shkruan:
Ngjarjet, bëmat, figurat historike dhe johistorike në realizmin socialist të trajtuara tmerrshëm njëanshëm dhe të vëna në shërbim të politikës e të ideologjisë komuniste, tani u trajtuan dhe po trajtohen po aq tmerrësisht njëanshëm dhe po vihen në
shërbim të politikës e të ideologjisë së vetëquajtur demokratike, kur e kur të paliruar prej ngjyresash politike skajshëm të djathta.
Sidoqoftë shkrimi i Prof. Qoses sensiblizon të gjithë. Pluralizmi partiak e kultural shtyn individët të kontribuojë në kahun totalitar apo atë anti totalitar. Mirëpo populli shqiptar aspiron integrimin evropian, juridiksionin evropian, ekonominë evropiane, kulturën evropiane, identitetin e dinjitetin kombëtar.
Dy fjalë tani mbi subjektin kryesor për të cilin u hartua ky shkrim i cili nuk mund të lihet në heshtje me që fakti citohet nga një personalitet i kulturës shqiptare siç është Prof. Rexhep Qosja. Dy herë me radhë ai në artikullin e vet përmënd humanistin tonë Marin Barleti. Në rastin e dytë shkruan: ...në ato pak vepra të letërsisë së kësaj epoke, siç janë Historia e Skënderbeut e Marin Barletit dhe Rrethimi i Shkodrës e Beçikemit, e kaluara është plotësisht e personalizuar....
Duke lënë mënjanë këtu vlerësimet e kritikut tonë mbi veprat e para të historiografisë shqiptare shikojmë se ai bën një ndarje të prerë në autorsinë e tyre. Rrethimin e Shkodrës e quan të Beçikemit ndërsa Historinë e Skëndërbeut ja le akoma Barletit. Mund të themi me kënaqësi një hap përpara në lidhje me atë ç'ka është thëne e argumentuar në vepra Barleti apo Beçikemi? Një pështjellim në shkencën shqiptare me autor shkruesin e këtij artikulli.
Mirëpo në se Prof. Qosja bën kështu një hap të rëndësishëm e pranon sot si autor të Rrethimit të Shkodrës, Marin Beçikemin nuk kuptoj pse ja mohon atë mbi Historinë e Skëndërbeut. Jo vetëm që të dyja këto vepra që nga momenti i parë i daljes së tyre na u prezantuan me të njëjtin emër disi anonim Marin Barleti prift shkodran por në fund të veprës Historia e Skenderbeut shkruhet: ...Mehmeti prijsi i turqve erdhi në Arbëri dhe në Epir për të sulmuar qytetin e Shkodrës. Për këtë sulm apo fushatë ne kemi shkruar më gjërë e më gjatë në një libërzë që kemi botuar... (His. Sk 1983) pra libri që ai ka botuar nuk është gje tjetër veçse Rrethimi i Shkodrës
Pra fakti se kemi të bëjmë me një autor të vetëm në dy veprat nuk është vënë kurrë në dyshim. Problemi që shtruam në veprën Barleti apo Beçikemi? ishte ai i identifikimit të këtij Marin Barleti i trajtuar në shkencën albanollogjik pas luftës së II Botërore në një formë krejt arkaike. Gjithçka është me kapëshme në veprën Rrethimi i Shkodrës(1505). Pra pas emrit Marin Barleti qëndron fizikisht Marin Beçikemi i cili në ato momente ishte profesor në Breshia ndërsa kur botovi Historinë e Skendërbeut (1522) jepte mësime oratorie në Universitetin e Padovës një nga universitetet më të shquara në Evropë.
Pra Marini i Shkodrës është vetëm një: Marin Beçikemi (Barleti). Bile bile ai nuk është vetëm autor i Historisë së madhe të Skendërbeut por edhe i variantit të vulgarizuar i cili na ka mbritur deri më sot me emrin herë Paolo Giovio e herë Dhimitër Franku.
Të bijët e Pietër Ëngjëllit dhe niprat e kryepeshkopit të Durrësit Pal Ëngjëlli në vënd që të ecnin në gjurmët e humanistëve tanë të shquar (M. Beçikemi, Gj. Buzuku, L. Ulqinaku ) në Venedik për pasurimin e kulturës kombëtare shqiptare e gjetën më të leverdisëshme të trasformonin e të përvetësonin me truke editoriale meritat e shkrimtarve dhe heronjve të kahershëm shqiptarë kryekëput në favor të familjes së tyre. Në atë kohë, po ashtu si tani, nuk mendohej aq për komb por për lavdi personale e familjare. Historija përsëritet.