| E hene, 09.01.2012, 09:05 PM |
Eksodi shqiptar i viteve 1870 dhe tentimi për t’u kthyer
Ekskluzive nga Ukshin Zajmi
Rrethanat historike të krijuara në fundin e dekadës së tetë të shekullit XIX në gadishullin Ilirik ishin të theksuara në dobësimin e Perandorisë Otomane dhe në tentativat për të themeluar shtete nacionale. Përshpejtimin e këtyre nismave e cyten firmosja e Portës së Lartë Otomane armëpushimin në Edrene me 31 janar të vitit 1878 e me 3 mars edhe të Traktatit të paqes me Rusinë në Shën Stefan, kuptohet, këtë Rusia e kërkoi me ngulm pas nënshkrimit të një marrëveshje të fshehtë ndërmjet Rusisë dhe Austro-Hungarise, në fillim të vitit 1877 në
Dobësimi i Perandorisë Otomane dhe obligimet nga marëveshtja e Edrenese dhe e Shën Stefanit, ajo tërhoqi shumë forca të veta nga ana e saj perendimore, andaj këtu mbetën vetëm disa reparte vëzhguese e informuese të kësaj perandorie dhe pjesët rezervë të ushtrisë, të cilat ishin nga banorët autokton, përkatësisht shqiptare. Këtë tërheqje të Perandorisë Otomane dhe dobësia tej mase e saj nga efektet e Vendimeve të Lidhjsë Shqiptare të Prizrenit, cyten forcat e oranizuara serbe që të ndërmarrin masa për zbatimin e paragrafeve të Marëveshtjes së Shën Stefanit dhe të lirojnë territorin nga elementi shqiptar, nga territory i Vrajes, Peshterit, luginës së Moravës Jugore, Prokupës, Kurshumlisë, Leskocit e deri tek Nishi, që sipas Vasa Qubrilloviqit quhej Arnavutlluku i Toplicës.(Vasa Cubrillovic: Politicki uzroci na Ballkanu od 1860-1880, GGD, So.C VI, Tom XVI, Beograd, 1930, faqe 43.) Në këtë kontekst, historia serbe njef një luftë serbo-turke 1876-1878, e cila nuk ishte luftë, por organizim ushtarak për të dëbuar popullatën shqqiptare nga këto troje. Përndryshe ky vend iu dorëzua Serbisë, për çka dëshmon edhe Nikolla P. Iliq, i cili thot: “Thuaja e gjithë popullata e pjesës perendimore të sanxhakut të Nishit, e cila iu dërëzua Serbisë, ishte shqiptare e besimit musliman…Të gjithë këta kanë ikur në Vilajetin e Kosovës, duke e lëshuar tërë vendin”. (Nikolla P. Iliq: Vojne operacije srpske vojske za oslobodjenje Leskovca od Turaka 1877 godine).
Gjatë këtij ekzodi të shqiptarëve nga trojet e veta u shpërngulen, sipas autoreve serb 30-40.000 shqiptarë, sipas autorëve shqiptare mbi 60.000 shqiptarë ndërsa sipas raportit të konzullit anglez në Beograd Gold Solsberry, i cili, në bisedë me udhëheqësin e Prishtinës ka mësuar se në Vilajetin e Kosoves kanë ardhë prej 90.000 deri në 100.000 shqiptarë dhe kanë vështirësi për vendosjen dhe ushqimin e tyre. Sipas Jovan Haxhi-Vasileviqit, kjo ndodhi për shkak: 1. të krijimit të shtetit të pastër nacional serb, 2. pengimit të Portës për t’ua kthyer tokën shqiptarëve të larguar, 3. krijimit të kushteve optimale për të kaluar në Kosovë, dhe 4. krijimit të paqes dhe sigurisë në rajon. (J.Hadji-Vasiljeviç: Arbanashka liga-Arnautska kongra-i srspski narod u Turskom carstvu (1878-1882), Beograd 1909)
Tentimet e shqiptarëve për t’u kthyer në trojet e veta
Në fillim të këtij shekulli, historianët serb, filluan të hulumtojnë dhe të zbulojnë dokumentet e veta rreth tentimit të shqiptarëve për t’u kthyer në trojet e veta nga të cilat u dëbuan me dhunë në dhjetëvjetëshin e tetë të shekullit XIX, dhe punën diplomatike, politike e ushtarake të udhëheqësisë serbe për të penguar këtë. Në këtë sferë, ka shkruar dr.Millosh Jagodiç në Revistën historike, libri LI në vitin 2004. Artikulli i tij “Sulmet e shqiptarëve në Serbi në vitin
Ai në këtë shkrim përmend disa raste të sulmeve të shqiptarëve në afërsi të fshatrave të tyre prej nga janë shpërngulur. Ai asnjëherë nuk thot se këta shqiptarë kanë sulmuar për të krijuar kushte për t’u kthyer në trojet e veta, por duke cituar dokumentet e korrespondencës së qeveritarëve lokal ndaj atyre qendror në vijen vertikale, thot se këto sulme janë bërë më qëllim të plaqkitjeve. Në faqen 92, përmendet sulmi i shqiptarve në rrethin e Kurshumlisë me 13 shkurt të vitit 1879, të cilën e citon nga vepra e Jovan Haxhi-Vasileviqit (faqe 8), sulmin e 1 prillit të vitit 1879, kur 140 shqiptar nga Kika sulmojnë rrethin e Leskocit (faqe 90), ate të 7 prillit të vitit 1879 kur 5 shqiptar sulmojnë fshatin Gurgur të Jabllanicës, (faqe 89), të 18 prillit 1879, kur 1000 shqiptarë sulmojnë Kurshumlinë (faqe 90) dhe të njejtën ditë 500 shqiptarë sulmuan në Luginën e Kosanicës. Këta shqiptarë luftojnë edhe me 19 prill të atij viti deri më 21 prill, kur në Kurshumli kallin depon e municionit serb të vendosur në një xhami (faqe 91). Me 3 gusht 1879, 300 shqiptarë sulmojnë fshatin Slishan në rrethinën e Jabllanicës dhe kallin një mal. Me të kthyer, thuhet, ata bijnë në kurth dhe 3 shqiptarë vriten (faqe 91)( sigurisht këtu është vrarë Rexhepi i Hasanit, tash Musrafa, muhaxhir i Slishanit i vendosur në lagjen muhaxhir në fshatin Malishtë (Malishevë) të Gjilanit).
Aktiviteti serb për të penguar këto sulme, thuhet në këtë shkrim, ka qenë i mangët sepse shqiptarët kanë qenë të armatosur me pushkë karabina, kurse ushtarët serb me armë të kualitetit më të dobët, pastaj ushtria serbe ka qenë numërikisht më e vogël, ndërsa unë mendoj, se ka pasë edhe arsye tjetëra politiko-ushtarake serbe, ndoshta edhe kurdisje të këtyre incidenteve.
Aktivitetet serbe për të penguar kthimin e shqiptarëve në trojet e veta
Me qëllim që të pengoi çdo tentim të kthimit të shqiptarëve të dëbuar në trojet e veta politika serbe ka bërë përpjekje për të akuzuar Portën, sepse ajo aktualisht kishte pushte në Vilajetin e Kosovës, andaj ajo me 18 shkurt të vitit 1879 i drejton një kërkesë për të përforcuar ushtarakisht kufirin me Serbinë për të mos lënë forcat shqiptare të hyjnë në territorin serb. Porta reagon pozitivisht në këtë kërkesë, por, sipas autorit në sulmet shqiptare në territorin serb kanë ndikim Vendimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të cilat edhe pengojnë autoritete osmane për të bërë pengesë në këtë aspekt. Pushteti serb ashpër reagoi edhe me 19 prill të atij viti me një protestë të Porta, duke e vënë sulmin shqiptar në Kurshumli si “sulm serioz ushtarak”, duke e kërcnuar Portën se nëse vazhdon kështu, forcat serbe do të hyjnë në teritorin otoman duke u ndalur vetëm atëherë kur t’i ndal ndonjë forcë. Rreth këtyre ngjarjeve interes më të madh ka paraqitur konzulli anglez në Beograd Gold Solsberry, i cili njofton ministrinë e Punëve të Jashtme të Anglisë se gjatë pushtetit të Knjazit Millan dhe konfliktit serbo-shqiptar, pushteti serb dëboi shqiptarët, të cilët pas vendimeve të Kongresit të Berlinit mbetën jashtë vendbanimeve të veta. Pikërisht për këtë edhe tash ndodhin incidente të armatosura në këtë territor. Politika serbe duke parë këtë çështje mjaft serioze, ajo për të shmangur vemendjen nga elementi shqiptarë akuzonte Porten, e ndërkohë, bëri një Kërkesë tek autoritetet e Kongresit të Berlinit për të korigjuar vijen kufitare në anën e Vrajes, për t’u konsoliduar më mirë për të mbrojtur kufinjt. Duke parë këtë reagim jo me vend të ministrit të jashtëm serb Jovan Ristiç të datës 30 maj 1879 (faqe 95), të cilën kërkesë përfaqësuesit e Kongresit të Berlinit nuk e pranuan, konzulli anglez Gold Solsberry bindi Forin Offisin anglez që Serbisë t’i kërkoi kthimin e shqiptarëve në trojet e veta. Këtë aktivitet ai e bëri, pasi mori vesh nga kolegu i tij rus në
Qeveritarët serb duke parë këtë kërkesë mjaft srioze, pastaj pamundësit për të bërë këtë aktivitet, sepse të gjitha fshatrat e boshatisura nga shqiptarët i kishin populluar, ata e porositen Jovan Ristiqin, që të pranoj këtë kërkeseë, ndërsa knjaz Milani shkoi në Nish, kryesisht atje rrinte, për të bindur kreun ushtarak për të mos pranuar një kërkesë të tillë, por kishte edhe interesa të tjera përsonale. Duke parë neglizhencën e qeverisë serbe, konzuli anglez, pa lejen e qeverisë së vet hartoi një memorandum dhe në mënyrë private ia tregoi Ristiqit, duke i thënë se këtë, do të detyrohet t’ia dorëzon qeverisë serbe. Knjazi Milan dhe gjenerali Kosta Protiq qëndronin bashkë dhe këta dy ishin edhe ideatoret për të përzënë shqiptaret. Ministri Ristiç e njoftoi Knjazin për kërkesën e Anglisë për kthimin e shqiptarëve në trojet e veta. Knjazi ktheu një përgjegjje duke mos pranuar këtë propozim, por ka lënë një hapsirë që ndoshta për shqiptarët lojal mund të lejohet kthimi, por me kushte të posaçme. Duke dorëzuar kërkesën e knjazit, ministri Ristiç bëri një manover diplomatike, duke e njoftuar konzullin se kjo është përgjegjje zyrtare, por se knjazi privatisht mendon se shqiptarët duhet të kthehen, duke i propozuar konzullit që për këtë të angazhohet konzulli turk në Beograd Sermet Efendiu, por edhe ambasadorin e Anglisë tek Porta Llajardin. Kjo ishte më qëllim që Srbija të kishte rreth kësaj çështje vetëm bisedime bilaterale me Turqinë, e të mos përzihej këtu edhe ndonjë forcë e tretë.Për habi të konzullit anglez, ministri i punëve të jashtme të Perandorisë otomane Karateodor-pasha, dërgoi në Beograd të Sermet efendiu një letër me “fjalë të buta dhe jo aq të kjarta”.Konzulli anglez, duke parë këtë neglizhencë të Portës, ai sërish iu drejtua kolegut të tij tek Porta, që të hulumton se vertetë shqiptarët duan të kthehen. Këtë e dëshironte edhe ministri serb, sepse ai dinte për të gjitha torturat që kishin përjetuar shqiptarët dhe ishte i sigurtë se ata nuk do të donin të ishin nen qeverisje të Serbisë. Në anën tjetër konzulli anglez nuk dëshironte të largohej nga kërkesa e tij, andaj ai edhe bindi kolegët e vet të Francës, Gjermanisë dhe Austro-hungarisë për të bërë presion tek Serbia për t’i kthyer shqiptarët në trojet e veta.
Krahas këtij aktiviteti të konzullit anglez, qeveria serbe kërkonte nga mbretëria otomane që të paguan dëmët e shkaktuara nga sulmet e shqiptarëve. Në këtë tendencë përfaqësuesi serb në Stamboll Filip Hristiq ishte skeptik në përgjegjjen pozitive të Portës për t’i paguar dëmet. Me 28 qershor 1879 qeveria serbe i dërgon Portës Notën, përmes së cilës i kërkon asaj dëmshpërblim në vlerë prej 1.906.308 frangash (faqe 99). Ky veprim i Ristiqit, nuk rezulton sipas dëshirave të tij, por përkundrazi, revolton trupen diplomatike në Stamboll, e posaqërisht të deleguarin francez Furnije, i cili deri tash favorizonte Serbinë. Në të kundërten Porta reagon, ashtu siç kishte dëshiruar qeveria serbe. Safet Pasha-ministër i ri ottoman për punë të jashtme autorizon Sermet efendiun që të ndërmerr masa diplomatike për të kthuer shqiptarët në trojet e veta. Me 14 gusht 1879 Porta përgjigjet se nuk do të kompenzon dëmet Serbisë, ndërsa me 16 gusht të atij viti, Sermet efendiu i dorëzoi Notën otomane qeverisë serbe. Përmes kësaj Porta shprehet e pakënaqur me gjendjen e shqiptarëve të shpërngulur duke theksuar se gjendja është në kundërshtim me dokumentët e Kongresit të Berlinit, dhe, për të përmirësuar këtë gjendje ajo kërkon nga qeveria serbe të lejon kthimin e shqiptarëve dhe të respekton të drejtat e tyre sipas marëveshjes së Berlinit duke lejuar përdorimin e fesë së tyre (faqe 100). Këtë hap të Portës e përkrahin të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtar në
Qeveria serbe, nga ndikimi i fuqive, me 20 gusht të vitit 1879, mori vendim që Shqiptarëve t’u lejohet kthimi në trojet e tyre me disa kushte. Pas kësaj Ristiq udhtoj në
Autori i këtij shkrimi Millosh Jagodiç, pos nga shkrimet e Jovan Haxhi-Vasileviqit, ku mëson se me 16 gusht të vitit 1879, është mbajtur një bisedë në mes të majorit Dragutin Franasoviqit dhe togerit Svetozar Stankoviqit me përfaqësuesit shqiptarë, kur shqiptarët nuk kanë pranuar kthimin, asgjë tjetër të shkruar nuk ka gjetur për të arsyetuar mos kthimin e shqiptarëve në trojet e veta. Ai në bazë të kësaj konstaton se shqiptarët nuk janë kthyer për shkak se Serbija për organizimin e kthimit ka angazhuar eprorët ushtarak, të cilët edhe kanë përzënë shqiptarët nga këto troje. Pos kësaj konsulli rus në Prizren Ivan Jastrebov ka bindur valinë e Kosovës Nazif pashën, se kthimi nuk është i favorshëm për popullatën muslimane në një shtet që është ortodoks. Sekendejmi nënkuptohet se neglizhenca e Nazif pashës ka bërë që popullata shqiptare të mos kthehet në trojet e veta, e një gjë të tillë nuk e ka bërë valiu i Selanikut, i cili, ktheu të gjithë muhaxhirët në Bullgari.
Se shqiptarët kanë dashtë të kthehen ne trojet e veta dëshmohet edhe më vonë, nga se me 12 prill të vitit 1880, 600 shqiptarë sulmojnë në rajonin e Sjarinës, por se tash reagimet serbe janë më të fuqishme në ngulfatjen e tyre, për të cilën gjë, tash nuk reagojnë qarqet ndërkombëtare. Andaj dredhitë e diplomacisë serbe, duke mos lënë asnjë dokument të shkruar për zbatimin e Notës për riatdhesimin e shqiptarëve, arrijnë efektin e vet-duke mos i kthyer shqiptarët në trojet e veta, e në anën tjetër duke plotësuar kërkesat e diplomatëve të huaj në
Nga kjo që u tha më lartë, shihet se ky historian i gjeneratës së re serbe, është mjaft real në dokumentimin e ngjarjeve, porse, një veprim të tillë të qeverisë serbe e arsyeton me faktin se ngjarjet e fundëviteve të shekullit të XX dëshmojnë se qeveria serbe nuk mundi të asimilon apo të bind popullin shqiptar se duhet të jetë i qeverisur nga serbët.