Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Asllan Dibrani: Ndërrimi i motmoteve u shënua edhe në Baden-Baden Gjermani!

| E diele, 08.01.2012, 08:56 PM |


Ndërrimi i motmoteve  u shënua edhe në Baden-Baden  Gjermani!

 

Nga Asllan Dibrani

 

Kremtimi i Vitit të Ri si festë, është një ndër traditat më të vjetra  ,qe gëzimin  e ndërrimit te vitit e shprehin  gati të gjithë popujt e botës. Me qindra miliona njerëz në botë mbrëmjen  e 31 dhjetorit  e presin  në sheshet e qyteteve të tyre, në qendra turistike, në kafene, restorante, klube,…. ose në atmosferë familjare nëpër shtëpi, duke e përcjell   vitin plak   qe pas pak orëve  bota  njerëzore ,  pret dhurata nga të afërmit , te dashurit dashuri ma tepër  te sëmurit një shpresë për shërim,  biznesmenët një sukses ma te madh e kështu me radhë.

 

Pak para se te  ndërrohen akrepat  e orës   filloj fishekzjarret  me ndriçua qiellin  ,  si simbol i shpresës qe viti tjetër tu sjelle ma shume drite lumturi  e shëndet. Kështu  u kremtua  në shumë vende dhe kryeqytete te botes tanimë është  bërë traditë që Viti i Ri të kremtohet në mënyrë kolektive te organizuar  për këtë festë. Në qytete të ndryshme të metropoleve të mëdha botërore, banorët e tyre,  para çastit të ndërrimit të viteve dalin në qendër të qytetit. Kjo formë e kremtimit të Vitit të Ri, tanimë është tradicionale në shumë kryeqytete të shteteve të Evropës  por edhe të shqiptarët.   Ky gëzim u përcoll me ceremoni të ngjashme  në Shqipëri ,  Kosovë të shqiptarët e Maqedonisë, por edhe ma gjerë   tek shqiptarët e diasporës qe jetojnë jashtë atdheut.

 

Një takim i tillë u mbajt edhe ne  Baden-Baden te Gjermanisë ne rrethin e Shtutgardit . Një numër i madh i bashkatdhetarëve  udhëtuan  në atdhe para ca ditësh.  Dikush vendosi ta pret këtë te kremte ne gjirin familjar, të tjerët vendosen    formë të organizuar në lokale .

 

Ashtu një atmosfere festive ishte edhe në këtë qytet, qe  grumbulloj një numër të konsiderueshëm qytetarësh, qe këtë  vit ta presin se bashku  në një restorant   të bukur  të organizuar nga  Përparim  Kastrati . Ky takim  i bashkoj shqiptarët nga shume vise  të ndryshme  në Gjermani  por pati mysafir  pjesëmarrës edhe nga Britania e madhe , Zvicra,  Dyseldorfi Holanda  etj

 

Publikun e shoqëruan   dy këngëtar  Naser Mitrovica dhe  Lumturie Kastrati  qe i dhanë  kësaj mbrëmje një atmosfere hareje  dhe gëzimi me kënge e valle të shoqëruar nga publiku .

 

Mesazh  për vitin e ri 2012

 

Urojmë që ky  vit të jetë një vit i  shenjtë për të gjitha forcat politike të kombit tonë, për një udhëheqje ma progresive për interesin e kombit tonë, të jetë një vit  i  kurorëzimit për një qëllimi dhe një mendje me një vizion dhe ide ,me një strategji dhe synim, me një vullnet dhe harmoni , e të gjitha forcave intelektuale të krijuesve,artistëve,biznesmenëve dhe e gjithë spektrit në elitën e kombit të bashkohen rreth flamurit, të jetë mesazhi ma i mire i i vitit  2012  qe të mbretëroj  uniteti të shqiptarët. Viti 2012  të jetë një kushtrim që të na bashkoj ma tepër se gjithherë shqiptarët në Shqipëri , Kosovë , dhe në trojet tona nën Serbi ,Maqedoni, Greqi dhe Mal te Zi . Te jete një vit i bashkimit tone shpirtëror e fizik në një shtet te bashkuar  shqiptar , me një flamur, me një gjuhe ...  Evropianët u zgjuan me një kujtesë të hidhur nga viti 2011, kur kontinenti u zhyt në krizën më të thellë ekonomike në dekada e fundit .

Për ne shqiptaret  qofte një vit i flakjes se varfërisë ne vatrat  tona   dhe ngritjes se ekonomisë  qe te jetë një vit e dëshirave për vende te reja pune  për te rinjtë etj.

Miq të nderuar edhe njëherë  "GEZUAR VITIN E RI 2012" Ky vit sjelltë për ju ,familjet e c'te keni përzemër  "Gëzime -lumturi-paqe e dashuri "!! Qoftë një vit i mbare ,dhe i begate. Gëzuar sa me shumë paqe ,harmoni e dashuri! Gëzuar e sa me i mbarë. Ëndrrat e dëshirat ua plotësoftë ky vit ,gjithçka qe e keni pasur ëndërr ne vitin qe lemë pas. U  beftë realitet ky vit i aspiratave te juaja...! Gëzuar miq! Me shume respekt "dhe urime për gjithë kombin shqiptar.

Foto-reportazh nga Asllan Dibrani 02.01.2012 Shtutgard