Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Engjëll I. Berisha: Mesazhi i Paqës në shtëpinë e Zotit

| E shtune, 07.01.2012, 06:03 PM |


Mesazhi i Paqës në shtëpinë e Zotit

 

Shkruan: Engjëll I. Berisha

 

Kush është kundër mesazhit të Paqës? Bile në shtëpinë e lutjës dhe për ditën e Madhe! Askush. Por kush është për mesazhin  e paqës me gjuhën e politike  në emër të Zotit? Besoj që të gjithë. Në shtëpinë e Zotit, mesazhin e dërgojnë ata që kanë falur, ata që kërkojnë të falur dhe ata që e pastrojnë shpirtin. Shpirti pastrohet duke u rrëfyer me zë, duke pranuar fajin dhe duke kërkuar ndihmë për sqarime. Kur nuk janë këto dhe shumë tjera pastrime që na obligon të besuarit në Zot dhe na obligon vetë virtyti njeri kundrejt Krijuesit, bijmë në lajthitje. Dhe harrojmë se, nëse e trillojmë njëri tjetrin, nuk mund ta mashtrojmë Zotin.

Kështu thotë të besuarit. E për ata që nuk besojnë në Zot, por besojnë në një tjetër dukuri sado ideoligjike të jetë, lidhet me të drejtën e të jetuarit në Liri, ku edhe këtu, edhe pse rrugë anësore drejt një besimi, thuhet se secili njeri ka të drejtë të mbrojë dhe të jetojë në haspiren e vetë i lirë dhe i pa cenueshëm.

Pse po e nisim këtë shkrim me besimin në Zot, me lutjen dhe me mesazhin e Paqës.

Sepse promovimi i kulturave, i vlerave dhe i tendencave fisnore, nacionale, grupore me emrin e Zotit, ka qenë një armë e fortë e cila edhe ka ndezur  në favore  të një grupi të caktuar nëpër kohë duke mos lexuar drejtë, se po ai besim që edhe nisen në emër të tij thotë dhe obligon se, marrëdhënja me njerëzit është thelbi i jetës. Ndërsa motivimi i një grupi, kundër një grupi tjetër  duke shkuar deri në konflikt, është blasfemike inkuzicionale e përdorur në Ballkan për shekuj me radhë duke mbajtur mëkatin si produkt për ta mposhtur njëri tjetrin si teritor dhe spirtuaziv.

Se kemi jetuar bashkë me mëkatin, është e vërtetë, duke qenë mëkati i prodhuar, i nxitur dhe i importuar. Se kemi marrur të gjithë nga pakë është e vërtetë. Se e kemi ngrënë karremin duke u tjetërsuar dhe duke marrur për ngatërrim kultura të huaja është po ashtu e vërtetë.

Deri sa shkruaj këtë shkrim, unë ulem dhe kërkoj falje publike për secilen fjalë nëse jam duke sulmuar dikënd, nëse jam duke shantazhuar dikënd dhe nëse jam duke ia kërcënuar lirinë e të besuarit dikujt.

Dua të uroj që populli ynë, kudo që ndodhet, ta gëzojë paqen dhe kjo është ajo që na është dashur në të gjitha këto kohërat", ka thënë Tadiq.Nëse e ka thënë krejt kështu, siq e lexova në media nuk është fjalë që duhet komentuar. Se lutja është lehtësim shpirtëror dhe ështa pastrim nga e keqja na e mësojnë të gjitha fetë, apo na mëson besimi në Zot, ku të gjithë e kemi vetëm një Krijues. Dhe, se kemi nevojë për tu lutur, ngase kemi prekur  apo sharruar në mëkate, këtë e tregon e kaluara jo e largët. Dhe kush ka mëkatnuar më shumë e kush më pakë, e din secili prej nesh dhe flasin faktet vetë. Një citat në liturgjinë shenjte thotë “Kam mëkatnuar me fjalë, me mendime dhe me vepra”.

Presidenti i Serbisë, Tadiq, në derë të Kishës në Deçan u lut për paqen dhe dërgoj mesazhin e pqës, me një deklaratë e cila po të ishte krejt ashtu siq e tha ai, nuk do të ndodhte as të vijë në Deçan me po aq shumë forca, me po aq protestues dhe në një provokim që Shqiptarët nuk  e kanë të shenuar në histori si refuzim  ndaj kishës duke dalur të pengojnë lutjen dhe kremtimin e Lindjes së Krishtit. Nuk ka asnjë javë që festuam së bashku po të njejtin Rit fetar dhe nuk doli asnjë slogan kundër këtij riti.

Mesazhi i paqës ka munguar këtu në Kosovë për më shumë se dhjetëra vitesh, por ka munguar të vije i dërguar edhe nga Serbia dhe për të qenë më trishtuese, ka munguar të vije edhe nga vetë shtëpia e lutjeve, ngase secili subjekt, secili politikan dhe secili njeri në Kosovë e Serbi e ka ditur se këtu nuk kishte paqë në mes njeriut me njeriun në raport nacional, se këtu nuk mbeti paqë paq asja luftë të dëmshme për njeriun. Si i thonë paqë, kur vriten njerëz me motive që ende nuk po mund ti spjegojë askushë, apo nuk ka pastërti shpirtërore ti spjegojë askushë nga ata që i shkaktuan.

Të hysh në mes raporteve fetare, unë kursej shumë nga fjalët, sepse, besimet në Zot janë nga më të ndryshmet si rrugë, por të gjithë besojmë në një Zot dhe kot vrapojmë ta përvetësojmë. Dhe një tjetër konstatim kur jemi te besimet, është keqpërdorur dhe vazhdon të materializohet besimi në Zot, duke qenë fatkeqësia në dëm të asaj kategorie që është e dëvotshme dhe të atyre njërëzve që mund ti tërheqish kah të duash për laki në emër të besimit.

Kur jemi te situata e djeshme, si mund të jesh indifirent, dhe të kundërshtosh lutjen në emër të Lindjes së Krishtit, shëmbëlltyr kjo e pritjes për ardhjen e shpëtimtarit të njerëzimit ashtu siq predikohet në liturgji kishtare dhe në besim të miliona njerëzve në botë.  Atëhere të ndodhesh në rrugë duke penguar njerëz që vijnë për tu lutur, në shikim të parë je para një imazhi jo të mirë së pari ndërnjerëzor, së dyti ndërfetar dhe së treti për demokracinë e cila duhet të shijohet barabartë nga të gjithë njërëzit që e përbëjnë këtë rruzull të tokës Dardane dhe më gjerë.

Një pjesë e historisë Shqiptare, bile pjesë dominuese e historisë së bujshme, tregon për një dinjitet të këtij kombi në tolerancën ndërfetare, duke lejuar të jetojmë bashkë tri besime, në këto tri besime shumë sekte. Dhe, kur jemi te tolerance, ne kemi jetuar edhe në bashkëjetesë për disa shekuj me kombe tjera dhe kështu e kemi të këmbyer edhe një pjesë të kulturave duke mos u definuar ende se kush kujt ia mori trashëgiminë, kush i krijoj dhe kush i shfrtyëzoi të gatshme duke i përvetësuar shumë nga ritet dhe nga gojtaria popullore. Te kultura, te kjo pirati më e madhe e ndodhur tek ne, ka luajtur rolë besimi në fe, sepse, kultura fetare ka qenë më dominante dhe më së shumti u ka sjellur  telashe kombeve që jetuan në Ballkan dhe pikërisht këtu ku jemi sot në tokë Dardane dhe më gjerë. Janë tri kultura që dominojnë dhe që lejojnë të kemi edhe më tej telashe e që prej tyre kanë ndodhur edhe përplasje të mëdha deri në luftëra. Apo, thënë ndryshe janë shfrytëzuar këto kultura për tu luftuar tjera tendenca gllabëruese.

Provokimi që vjen në emër të lutjes për paqë, është dukshëm më i rrëzikshëm ndaj neshë dhe pikërisht është zgjedhur kjo rrugë. Unë nga dhoma ime duke shkiuar televizionin shoh se presidenti Tadiq sjellë mesazh paqeje, e ku se,  në derë të shtëpisë së Zotit, e kur se, në kremtimin e Krishtlindjes. Po ne para një javë kishim një tjetër kremtim të këtij motivi dhe kishat katolike u mbushen me besimin mysliman, përderisa nëpër familje tona kremtonim bashkë të dy besimet, apo në fakt për familjet katolike kremtuese  ishte  të keshë vizitor të tjetrit besim duke uruar njëri tjetrin. Krejt pakëz do ta quaja tolerancë këtë dukuri, sa do ta quaja festa të përbashkëta, sepse, janë festa të gjenetikës sonë kombëtare.

Përplasjet e kulturave tek ne janë duke sjellur dëmin më të madhë.

Dhe, për këtë, nëse jo kisha serbe, politika e Serbisë, e bën provokimin pikërisht në ditën me shenjë, në emër të Zotit, në ditën e kremteve, për ta nxjerrur në pah reagimin e popullit tonë. Sepse Tadiq, nuk vjen në Kosovë si besimtarë, por vjen për të politizuar se, kjo është tokë Serbe. Dhe ai nuk do ta dijë, se këtë tokë, nëse ishte Serbe, ai e ka djegur deri në palcë dhe e ka mbushur me mishë të njomë të njerëzve shqiptarë  do të thotë se e ka mallkuar vetë. Dhe pse duan të vijnë në tokën e mallkuar. Në vetë liturgjinë shenjtë shkruan se aty ku ke vrarë njeri, të zë gjaku i vrasjes dhe nga frika njerëzit besimtarë ikin nga aty.

A duhet të tolerojmë ne, apo të reagojmë, nuk mund ta thotë asnjë politikanë shqiptarë, asnjë akademik, asnjë krijues, asnjë shpirtëror. Pse? Ka spjegim, por nuk na lejon politika. Nuk e di sa është me vend spjegimi që bëjmë kuloareve e kafeneve, por ka diçka edhe këtu.

Së pari, une jam për të pasur shtëpi të lutjeve kudo qofshin ato për secilin besimtar. E pse most ë jenë edhe besimtarët aty. Lutja, ka vetëm një motiv dhe ajo spjegohet edhe me liturgji edhe me tjera mësime që e kemi të qarta të gjithë. Por, nga shtëpitë e lutjeve, të dalë mallkimi, nuk ka snjë spjegim. Derisa urata thotë “O Zot, kam mëkatnuar me mendime, me fjalë e me vepra”. Bibla mbron edhe një fjalë tjetër se  “Fjala ka peshë”, ku edhe latinët besonin se zëri i popullit është zëri i Zotit.

Këto të gjitha i dijmë derisa ulemi dhe përulemi nëpër shtëpitë e lutjeve. Nëse provojmë ta mashtrojëm njëri tjetrin, nuk mund ta mashtrojmë Zotin.

Por, të gjuash me gurë njerëz që vijnë për tu lutur është një protest pikërisht shpirtërore. Dhe këtë definim nuk po e bën politika sepse ka inferioritetin ndaj pozicionit. Protesta shpirtërore vjen kur të ka plasur zemra. Zemra i ka plasur secilit Shqiptar që është në Kosovë. Bile kur është protest shpirtërore, nuk mund ta komandojë asnjë strukturë udhëheqëse. Une jam për tu lutur, por lutja iu kishte pranuar Tadiqit edhe në Beograd e në Rashkë e gjetiu. Në kishën e Deçanit, mirë do të ishte për tu lutur ne dhe pse jo edhe besimtarë tjerë. Në këtë kishë do të ishte mirë të luteshin edhe serbë e malazias që kanë lindur në Kosovë dhe kanë njerëz të varrosur këtu. Por, që të jetë kështu, sa mirë do t’u pranohej lutja atyre tek Krijuesi i përbashkët që kemi, po të kishin bërë ndonjë pendesë për ate që ka bërë politika e mbrapshtë e regjimti të Serbisë. E po të ishte fajtore vetëm politikë e mbrapshtë dhe po ti mbetej vetëm politikës, shumë nga popullata do të kishin bërë një pendesë. Dhe po të kërkonin të vijnë në kishën e Deçanit ata që duan ti drejtohen popullatës shqiptare me pendese, unë do të dal dhe të bëhem bashkëlutës me ta. Se fundja, të gjithë jemi krijesa të Zotit, të gjithë jemi para mëkatit dhe pse jo mëkatnarë. Të gjithë jemi të vdekshëm dhe të mundshëm. Por, nuk jemi të gjithë falës dhe nuk jemi të penduar. Dhe nëse nuk pendohemi lehtë, kemi diçka të prishtë nga gjenetika jonë fisnore, apo kemi trashëgimi jo të dëvotshme besimtare.

Pse, të gjuajmë me gurë! Pse të drejtohemi në letrat tona publike me emrin, - kriminelë? Pse fjala krim në mendjen tonë e në gojën tonë. Kush e bëri krimin, e kush po e mban për akuzë krimin? Pse, të thirremi në emrin e Zotit, e nuk tolerojmë të jetojnë të tjerët sipas rriskut të vetë? Pse historia e jonë e Kosovës dhe e Serbisë, të shkruhet e kontestuar, te shkruhet me pse-he, me trillime, me dyshime. Pse të jetojmë të frymëzuar ndaj njëri tjetrit, se dikush ndër ne është krimineli? Kaq shumë psehe janë. Dhe në këtë pse-hin tonë, jeton politika. Politika gjuan me gurë. Politika gjuhet me gurë. Politika e mban popullin në mëkat. Po pse populli e jetëson mëkatin?