| E hene, 02.01.2012, 08:58 PM |
PROFESORI I RAJËS
-Ballina e librit -
(…dhe, në vazhdim, tri vjersha, nga ky liber)
-Shpindina e librit-
---------------------------------------
KOLEGUT E MIKUT TIM, GJON NDOU
I nderuar, djali i vetëm i Ndue Pjetrës, ish kolegu dhe miku im, Gjon!
E di se letrat, sot, nuk janë edhe aq në modën e komunikimit, por prapseprap, Unë, këtë mënyrë zgjodha për t’u rilidhur me Ju.
Deshiroj që të jeni të gjithë mirë, si Ti, Zoja, e gjithë të tjerët djem e vajza, nipa e mbesa, ç’ka vijnë mbas jush, në trojet e Ndue Pjetrës së Rajës.
Librat tuaj, mi dha im vella, Nuredini, dhe, Unë të falënderoj shumë që më ke kujtue, (Mbas pak ditësh, në këtë fillim-shtatori, bahen plot 40 vjet që kemi qenë kolegë, në shkollen e thjeshtë, në shkoza të Selimajve të Geg-hysenit).
Sinqerisht, me bahet qefi që shoku-miku-dashamiri dhe ish kolegu im Gjon, bahet autor librash, në tri gjini të rëndesishme: Histori, Poezi dhe Roman. Unë, deri tani, kam lexuar vetëm poezitë, pra librin “Shkëndija urtësie”… (vazhdon letra…)
./.