| E hene, 02.01.2012, 08:58 PM |
Pranë bebeve të braktisura në Maternitetin e Tiranës
Nga Blerina Malaj
Zonja e Parë e Vendit Teuta Topi, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, z. Ilir Çumani dhe artistët e kinemasë, Drita Pelingu, (Nder i Kombit), Tinka Kurti (Nder i Kombit), dhe Edi Luarasi, (Mjeshter i Madh), vizitojnë në prag të festave të fundvitit bebet e braktisura në Maternitatein e Tiranës, “Mbretëresha Geraldin”, duke u bërë atyrë dhurata dhe njëkohësisht dukë bërë edhe një Apel nënave dhe vajzave të reja për mosbraktisjen e foshnjave të tyre.
Askush më shumë se një femijë nuk merr vemendjen e prindërve dhe të afërmve çdo ditë të vitit, por për fat të keq, shumë foshnja dhe fëmijë nuk mund ta kenë këtë vëmendje. Disa prej tyre, të sapolindur, ndodhen ne maternitetin e Tiranes Nena Geraldine.
Jane bebe qe kane lindur keto javet e fundit, por pa nenen e tyre biologjike pranë. Kujdesi per keto bebe te braktisura nuk mungon nga i gjithe stafi i maternitetit dhe ne kete fund viti foshnjat, që fatmirësisht gëzojnë shëndet të plotë janë vizituar dhe kanë marrë dhurata nga Zonja e Parë e vendit dhe personalitete të shquara shqiptare, aktoret Tinka Kurti, Drita Pelingu dhe Edi Luarasi. Kjo vizitë në maternitetin e e Tiranës, praën foshnjave të braktisura, ka patur vëmendjen edhe këtë herë të Dreejtorit të Përgjithshëm të Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, z. Ilir Çumani, dhe është organizuar nga Instituti Kombetar i Integrimit te Jetimeve Shqiptare. Me këtë rast, zonja Topi gjatë vizitës u bëri nje Apel te rinjve shqiptare:
"Femija nuk duhet të jetë produkti i një aventure. Gjatë jetës, këtyre fëmijëve nuk do t’u mugojë kujdesi dhe ndihma nga shteti, por do t’u mungojë dashuria e nënës dhe ngrohtësia e familjes. Ju bëjë një thirrje të gjithë rinjve që të jenë te përgjegjshëm ne veprimet e tyre", tha zonja Topi.
Ndërsa zonja Drita Pelingu kishte një mesazh tjetër shumë prekës, që i drejtohej nënave të këtyre fëmijëve të braktisur.
"Do t’u thoja nënave të fëmijëve, shikojini fëmijët tuaj, janë ketu shumë mirë, por mungoni ju, nënat dhe dashuria e nënës nuk zëvendësohet…. Do uroja që ndonjëra të gjente forcat dhe të vinte ta merrte fëmijën. Ngrihuni kunder mentalitetit. Fëmija nuk është një turp", tha aktorja e madhe..
Dhe meqënëse sot është dita e fundit e vitit, zonja Pelingu shpreson që mesazhi i saj i urimit të jetë edhe një apel për shoqërinë shqiptare për të treguar kujdes për këta fëmijë çdo ditë të vitit.
Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë. Z. Ilir Çumani, duke i’u bashkuar këtij Apeli, tha: “Jam i bindur se drama e këtyre fëmijëve do të lehtwsohet dhe mbase do tw mbaroj këtu, në këtë vend ku ka nisur, sepse këta fëmijë do të kenë vazhdimisht vëmendjen dhe përkujdesjen e njerëzve që do të ofrojnë shërbimin maksimal për mirrërritjen e tyre. Falenderoj personelin mjekësor të këtij institucioni, që janë të përkushtuar ndaj rasteve të tilla. Tashmë shoqëria shqiptare është e ndërgjegjësuar dhe ka një sensbilitet të lartë ndaj fëmijëve që braktisen, por nga ana tjetër, jam i bindur se, në cilat do rrethana që të jenë ndodhur nënat e këtyre foshnjave, mwndjen dhe shpirtin ato e kënë këtu…Këta fëmijë i presin….”, - përfundoi Apelin e tij z. Çumani.
Ashtu si viti i kaluar, edhe 2011-ta po mbyllet me një numër të lartë të foshnjave të braktisura në Tiranë. Vetëm në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, 30 të porsalindur kanë mbetur vetëm nën kujdesin e mjekëve dhe infermiereve dhe punonjëseve socialë. Një nga këto foshnja fatkeqe është edhe Erdi, i cili ka lindur pothuajse 2 muaj më parë. Ai është gjetur nga Policia e Tiranës vetëm disa dite pas lindjes i braktisur nën gomat e një makine. Erdit do t'i duhet të presë tashmë afro një muaj, për të kaluar në jetimore apo për t'u birësuar nga ndonjë familje.