| E hene, 02.01.2012, 08:53 PM |
Neki LULAJ
TË PAVDEKSHMIT
(Kushtuar Ardian Krasniqit)
Mbi fytyrën e fatosit
Ende pa kaluar
Brisku i rrojës
Së parë
Kishte futur rrënjë
Liria
Nga ninullat e djepit
Që e përkundi
Nanëlokja
Me duar të arta
E zerinë pushkë e zjarr.
Ata e derdhën mllefin
Me plumba robërie
Juda gjakatar
Meduzat
Engjëjt e qiellit
Lindën zogun lajmëtar
Lëkundej si Oqea dallgësh
Cynam
Lirie.
Si dhëmballë ugurëzeze
Që e ka harruar vdekja
Përmbytej robëria
Me ndryshk e vaj
Me bisht nën shalë
Nga tojet Ilire
iknin.....,.
Skëterrë përjetësie
Greminë për barbarë..
Troket në zemrat tona
Çasti ...,
Pa u ndalë
Vdekja ishte kushtrim
Himn lajmëtar
Zgjohu Kosovë
Shpatën për luftim
Përkrenaren mburojë
Kalin për fluturim
Betejë mbi tiran.
Ne jemi meduza
Vlonjate
Që nuk kemi hekamë
Djegim shpirtin
Në furrë gelqereje
Jemi Koronë
Krater në vullkan.
KURRË
Atje, kurrë
Nuk digjet fjala
Nuk thehet Besa
Nuk vyshket pema
Bilbil mbi degë
Çerdhen e ndërton
Me tjegulla Elbasani
E murmurimë Sharri
Çatinë e mbulon.
Skilja ruan shtegun
Me drapër në dorë
Dielli sytë ia vërbon
Lakuriqet fluturojnë
Mbi çarçafin
E zi
Lugetërit mahniten
Hutat hapin gojën
Presin në pabesi…
Krushqve
Koha i tha
Dy zanore shtese
Jeni më të fortë
Brez pas brezi
Që nga Pirroja
E deri të Ibrahimi
Një trup
Me shtatë zemra
E dy krena:
Toskë e gegë
Mençuri e trimëri
Burrëri e besnikëri.
DIKUR
Me duar
Të plasaritura
E thyem shkëmbin
Për t’i gdhendur
Gurët për murim.
Ate kohë
E puthëm Drinin
Në dy cepa
Nën harqet e urës
Shpirtin e Teutës
E flijuam për përjetësi.
Lulja e shpoi gurin
Saxifraga
I hodhi rrënjët
Deri në zemër të dheut
U puthën dy brigje
Anembanë me gjelbrim…
MALLI
Malli më djeg
Shpirtin
Si dimri mbi
Saharë –shkrtetirë
Si eshka mbi unurë
Si rrëshira që pikë
Mbi shkëmbin e Durimit
Me përmallim.
Ne me gurët e strrallit
Dje zumë
Shumë miq
Tejmatanë
Me ta ndërtuam
Urën mbi Oqeanë
Shkëmb graniti
Pa fjalë
Së bashku
Me xixa Stralli
Me shallin Dardan
Trashëgim
Nga i pari i Botës.
MEDIKAMENT
Sonte ka të ftohtë
Edhe nata
Ka ethe
Temperaturë ka
Edhe ora ime
Sonte kërkon
Ilaçin e shpirtit
Për shërim
Adrenalinen..,.
Mbi kokë sonte
Më rrinë kupolat
E frymëmarrjes
Së shpresës
E lumi kaptisë
Avullon
Drejt gjithësisë
Me shungullimë.
Sonte
Natën me mjegull
Nuk dua të rri këtu
Dua ta shof zogun
Dhe çatinë…
TOKË E ÇARË
Qelbet uji i kënetave
Thatësirë
Dirgjet aromë e keqe
Vitet e mprapshta
Rrokullimë.
Shavarët flasin
Nga toka e çarë
Bretkosat kërkojnë
Ndihmë
E gjallesat viktimë
Thatësia e viteve
Të marra
Nga brendia
Nxjerr helm zemre
Mugëtirë.
Toka e çarë e Kosovës
U pëngjet hartave
Te hileqarëve
Ata që varrin
Me gërrsherë
E ndanë
Përgjysmë
Diellin
Kurrë mos e pafshin
As Dritën e Dardanisë!