| E shtune, 31.12.2011, 12:58 PM |
Gjon Neçaj
IKA…
Une ika,
Kujtimet i lashe varur ne kete dite te fundit;
Magjia e jetes ngerlleshet mrrolshem gjate dites se sotme.
Une, viti 2011 ju dhashe jete, dashuri, mistere te perbotshme...
Ndaj lamtumire njerez!
Bota eshte po ajo, jeta gjithashtu;
Ndaj ne 2012 silluni me te dashur, me njerezore.
Ketu,
Ne cepin e botes te quajtur Shqiperi
Jetojne njerez dhe mistere,
E mbase kund tjeter nuk ben vaki...
Ja, ika,
Ua lashe nje porosi....
Bajram Curr, 31 dhjetor 2011