Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ibrahim Hajdarmataj: Arsimi na përket të gjithëve

| E enjte, 29.12.2011, 02:59 PM |


ARSIMI NA PËRKET TË GJITHËVE

 

-KONFERECNA RAJONALE E ARSIMIT KUKËS-

 

Nga Ibrahim Hajdarmataj, Zogaj Tropojë

 

Synimi:- për rritje cilësore në arsim

 

Konferenca rajonale e arsimit me teme: - “Arsimi na perket të gjithëve”, u mbajt në qytetin e Kukesit me pjesmarrje të mësuesve, drejtorëve të arsimit të detyrueshem nëntevjecarë, drejtorë gjimnazesh, perfaqesues të komunitetit, kryetarë komunash e bashkishë, drejtues të OJF-së, nga Kukësi,Hasi e Tropoja, si dhe prefekti i Qarkut te Kukesit z. Elez Maçi, dhe Zevendes Ministri i Arsimit e Shkences z. Halit Shamata.

Ne fillim perfaqesuesja e MASH-se Znj. Nina Gjoçi, prezantoi qellimin e kesaj konference. Ajo u ndal ne punen qe duhet bere ne te ardhmen, per te rritur dhe edukuar nje brez te devotshem dhe te gatshem per te çuar vendin tone ne arritje me te larta.

Drejtori i Drejtorise Rajonale të Kukesit z. Ylli Metalia, u ndal ne arritjet e arsimit ne Kukës, Has dhe Tropojë, duke theksuar per zhvillimin e arsimit sa me cilesor.

Ne fjalen e tij, Zevendes Ministri i Arsimit e Shkences z. Halit Shamata, solli pershendetjet e Ministrit te Arsimit e Shkences Prof. Dr. Myqerem Tafaj. -Une e njoh shume mire qarkun e Kukesit, vijoi z. Halit Shamata, sepse detyren time si mesues e kam filluar ne nje fshat te qarkut te Kukesit, ku kam mbresa dhe kujtime shume te bukura, une ju kam ndjekur ne vijimesi dhe ne arritjet qe keni patur dhe per kete ju pergezoj.

 

Disa foto: - gjatë  konferencës rajonale

 

 

Ndersa Dr. Mexhit Hajdari, Drejtues i filjalit te Universitetit Shtetrore ne Kukes, theksoi vijueshmerine e cilesise se punimeve te reja ne kete fakultet te studenteve te pranuar nga Kukesi, Hasi, Tropoja, Puka, Peshkopia dhe nga Kosova kryesisht nga rrethinat e Prizerenit.

Per teknologjine dhe informacionin Znj. Ardiana Sula perfaqesuese e MASH-it, dha nje kumtese me mjaft kompetence profesionale dhe shkencore.

Znj. Dafina Cenaj ne kumtesen e saj u ndal ne funksionimin e financave dhe planifikimin buxhetor ne arsim, e cila u ndoq me mjaft vemendje nga pjesmarresit e kesaj konference.

Znj. Albina Buci pati mjaft interes kumtesa e saj per projektet ne mesimdhenie.

Ne fund te konferences folen per eksperiencen e tyre shume vjeçare ne fushen e arsimit dhe te edukimit, perfaqesues te kominitetit te prinderve shembullorë, mesues dhe drejtues shkollash, perfaqesues të pushtetit vendor nga Kukesi, Hasi e Tropoja.

 

(Nga korrespondent i zsh, Ibrahim Hajdarmataj. Dorzuar per botim,nga redaktori Zeqir Lushaj)