Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Neçaj: Ibrahim Kadri Malaj - Agronomi i parë që u bë shkrimtar në pension

| E merkure, 28.12.2011, 01:02 PM |


AGRONOMI I PARË QË U BË SHKRIMTAR NË PENSION

 

Nga Gjon NEÇAJ

 

Ibrahim Kadri Malaj po i afrohet të tetëdhjetave.Në biografinë e tij ka një jetë të gjatë si drejtues bujqësie në Tropojë dhe dekadën e fundit,në moshën e tretë, një krijimtari të dendur në fushën e studimeve për vendlindjen.

Për moshën që ka ai paraqitet tepër energjik dhe shumë punëtor në kuptimin e studimeve historike për krahinën e më gjerë.Madje kur e pyesin se cili është sekreti i mosplakjes,ai si me gjysëm shaka u drejtohet moshave të reja : “Puna,vetëm puna më ka rinuar.Ajo nuk të plakë kurrë.”

 

I lindur në fshatin Toplan të Tropojës në vitin 1932,arsimin fillor dhe 7 vjeçar e mori në vendlindje,kurse të mesmen në shkollën bujqësore “Kajo Karafili”në Kavajë në vitin 1952.

  verë të vitit 1960 diplomohet agronom i lartë ,pas studimeve të kryera në Institutin e Lartë Bujqësor Kamëz,Tiranë.Ibrahim Kadri Malaj është agronomi i parë i lartë i diplomuar në Tropojë. Mëse tre dekada,nga vitet 1960-1990 ka punuar në sektorin e bujqësisë në vendlindje në detyra të ndryshme që nga drejtues bujqësie,shef seksioni,etj.Të gjitha ata që e kanë njohur apo kanë punuar me Ibrahimin,flasin fjalët më të mira,si drejtues dhe specialist i aftë,i komunikueshëm dhe tolerant.-Ibrahimi ishte novator edhe në profesionin e tij.Ai eksperimentoi për herë të parë kur ishte drejtor ferme shkundësen e kumbullave dhe  mbledhësen e boronicave,thotë Shiqeri.

 

Pyetjes sonë,se si iu lindi ideja për t’u marrë me krijimtari letrare e studimore në një moshë të thyer ( ai në vitin 1998 botoi librin e pare me poezi “Tropoja ime” me parathënie të Dritëro Agollit),Ibrahimi përgjigjet:

 

“ Dëshira për të shkruar më ka lindur që heret,porduke qënë se unë studiova për agronomi,më vonë punët e shumta dhe detyrat që kam kryer,nuk më dhanë mundësi t’i kushtohem fushës së krijimit.Në vitet e pensiinimit m’u dha mundësia të shkruaj e të botoj.”

 

Deri më tani Ibrahim Kadri Malaj ka botuar këto libra:

 

1.         “Tropoja ime”,vargje,1998,

2.         “Tropoja në breza”,studim për brezat në tropojë,2003,

3.         “Malësia e Gjakovës” ( Tropoja) ,vështrim historik,2007,

4.         “Besimet fetare në Tropojë”,2010,

5.         “Tradita etnokulturore në Tropojë”,2010.

 

Ka në proces botimi disa libra të tjerë pë Tropojën.

 

Për dy librat e pare “Tropoja ime” dhe “Tropoja në breza” iu deshën mbi 5 vjet punë hulumtuese në arkiva,institucione e sidomos në takime e biseda me një numër të madh njerëzish,nga të cilët arriti të mbledhë materialin bazë për botimin e librave të tjerë.Pesë veprat e këtij autori kanë mbi 2000 faqe kushtuar vendlindjes së tij, Tropojës.