| E hene, 26.12.2011, 07:46 PM |
Një cikël me poezi mikste
Nga Përparim Hysi
Asgjë e re
Asgjë e re këndej nuk ka ndodhur
Dhe nuk di se ç'ndodh andej nga ju
Me haqmëndësime krejt jam lodhur
Kjo heshtje e gjatë,pothuaj,bën "mu!"
Arsye nuk dihet dhe mbetë mister
Mister që ndokush duhet ta zhbiroj
Kjo heshtje e gjatë,për mua,zeher
Pelin,s'do mend,çdo gjë që fut në gojë.
Faji u bë qyrk dhe nuk e vesh njeri
Ende askush fajin s'merr mbi vete
Ti thuaj e kam unë;unë them e ke ti
Dhe tek e mbyll,fare s'jam në vete.
Buzëqeshja jote
Buzëqeshja jote si dielli i Shqipërisë
Kur del nga lindja,aty,mbi Tomor
E shoh këtë buzëqeshje,dehem kënaqësisë
Dhe dua këtë buzëqeshje që ta zë me dorë.
Me dorë të zë ty,pronaren e buzëqeshjes
Dhe buzët tek ky diell,unë zë dhe i ngroh
Oh,nuk kam se si e përshkruaj këndelljen
Që kam,kur shijoj buzët që aq mirë i njoh.
Shokëve
E ndjej shumë mungesën,o shokë!
Një gropë e madhe më hapet në zëmër
Nga malli për ju,zëmra m'u nda copë
Që jam larg jush,vuaj dhe shpirtdhëmbur.
Nga larg ju shkruaj dhe me mall ju kujtoj
Sado kalon kohë,po mallin ma sjell t'hu
Dua të jem zog tek ju të fluturoj
Se malli mua më bloi;o shokë veç për ju!
Nuk duroj
Nuk i duroj dot ata që më mëshirojnë
Jam ngopur me keqardhje të rreme
Kur më shohin keq,i shoh që veç gëzojnë
Në kor festojnë si vemje!
Kështu bëjnë ata që u pasuruan në rrugë të pandershme
Ata që karriken e pushtetin e"shtrydhën" si sfungjer
E shoh tek festojnë(jehona është e potershme)
Mua më quajnë tëpazot! THonë:-Të rrojë me nder!
Po.I varfër mbeta dhe pushtetin e braktisa *
Drejt në sy unë cilindo e shikoj
Të pasurohesha,mundësitë i kisha
Ndaj mëshirim nga askush nuk pranoj.
* kam qenë kryetar i komitetit ekzekutiv pluraist për zonën e
Qëndrës,në Fier,në vitin 1991 dhe,pas disa muajësh,dhashë dorëheqje.
24 dhjetor 2011
Mbetesh gjallë përjetësisht
(poezi jubilare për ditëlindjen
e Lasgushit)
27 dhjetor 1899 *
Nga Përparim Hysi
Nëpër xhepat e kujtimit ku rëmoj unë pak nga pak
Zë e mbytem ngashrimit,nga një mbresë që më mpak.
Seç më mpak e zë e mblidhem si kërrmilli mu në guackë
Nga ky mall zë e përzhitem,aq sa shpirti bëhet plagë.
Është një mall që përsëritet,sado vitet mbushen aq
T'hu bën malli sado vitet,ikin-ikin bëhen "kaq?!"
Dheu është mardhur prej thëllimit,rreth e qark ka rënë dëborë
Pa ke dalë buzës së Liqerit( ja të shoh duke baritur)
Pa zë mbushem unë prej shendit( rreth e qark vëndi ka ndritur)
I mbështetur përmbi stap,dukesh si me vete flet
Por,papritur,si tak- fap,vjen një vjershë si mjaltë-sherbet!
Tutje bën nga kroi i fshatit,ku vjen ujë i kulluar
I azdisur je prej mallit;pa shiko një sy i shkruar.
Një syshkruar nisur e stisur,mu në krua shkon mbush ujë
Dale,moj,që je"mbollisur",mos ia bëj mëndjen "rrëmujë"
O Poeti i çudirave! Nuk shkruan vargje,por janë hoje
O Poet i dashurive!Kushedi sa zëmra koje
Zu i koje ti me vargje,mbushur kumte dashurie
Pa më mbushej plot një magje;dashurie,fshehtësie.
S'kish për ty as kohë,as moshë;zëmra qe si e një djali
O ti Mbret i poezisë!Më i bukur ndër Poetët
Ti qe Mbret i dashurisë( e ku pyesje ti për"mbretët?!"
Ata "mbretër me pushtete",para teje qenë të vegjël
Kurrë ata s'të bën për vete(që të gjithë për ty qenë"dreqër")
Dhe qëndrove si më vete(një vesh shurdh e një sy qorr)
Dhe në se bythën u ktheve,se ti vet qe Perandor!
Vdesin mbretër,shkojnë mbretërira,veç Poetët rrojnë për jetë
Në s'kam vargje të arrira,kërkoj falje nga ti,"Mbret!"
Perandor i Poezisë! Perandor i dashurisë!
Krenari e Shqipërisë!Mbetesh gjallë përjetësisht...
* përditëlindjen jam bazuar në certifikatëne lindjes dhe në kodikun e
Pogradecit,gjë që e pranon dhe vet Lasgushi.
Çudia se në një të përditëshme,flitej sikur mbushte 115-vjet.
25 dhjetor 2011