Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Xhafer Leci: Festë madhështore për Pavarësin e Kosovës në Kirchheim Teck të Gjermanisë

| E enjte, 28.02.2008, 10:48 PM |


Foto: Petrit Ismajli
Festë madhështore për Pavarësin e Kosovës në Kirchheim Teck të Gjermanisë.

Nga Xhafer Leci

Në sallën e bukur të qytetit “Stadthalle” me 23.02.2008, në praninë e afër 1000 shqiptarëve
në mënyrë solemne u festua pavarësia e Kosovës.
Salla kishte 720 ulëse dhe ishte shumë e vogël për t’i zënë të gjithë ata mërgimtarë që kishin ardhur për ta festuar këtë ditë kaq shumë të pritur.
Në këtë ditë kremteje të madhe pati një program shumë të pasur artistik.
Mërgimtarët tanë që jetojnë në Kichheim-Teck me rrethinë gjithëherë kanë ditur t’i festojnë festat kombëtare të cilat përherë kanë qenë plotë gjallëri dhe hare falë publikut entuziast.
Kësaj atmosfere i kontribuon edhe vullneti dhe angazhimi i mirë i të gjithë anëtarëve të Këshillit organizativ.
Manifestimin e moderuan: znj. Maragrita Ismajli dhe Afërdita Leci.
Fjalën e rastit në gjuhën shqipe e lexoi z. Smajl Bytyqi ndërsa në gjermanisht z. Gani Ismajli.
Të pranishmit i përshëndeti edhe udhëheqësi  i Këshillit organizativ z. Xhafer Leci.
Kënduan këngëtaret e njohur:  Fahrije Krasniqi, Arta Osmani, dhe Naim Kastrati.
Me instrumente ekzekutoi Afrim Krasniqi, ndërsa me violinë dhe flautë vogëlushët
Arian dhe Besiana Morina.
Grupi muzikor “Shake to Dance” nga Kirchheim-i i udhëhequr nga Kreshnik Dançe me një koreografi të shkëlqyer kushtuar pavarësisë së Kosovës vallëzoi dhe entuziazmoi masën e pranishme e cila i duartrokiti pa rreshtur deri në fund të manifestimit.
Nga miqt tanë gjerman morën pjesë rreth 20 veta dhe në mesin e tyre kishte avokat, zyrtarë komune, gazetarë, drejtora shkollash si dhe zyrtarë për çështje të refugjatëve etj.
Programi zgjati prej orës 19:00 deri 24:30.

Gazeta Kirchheimer Zeitung “DER TECKBOTE”
Titulli “KA ARDHUR DITA E LIRISË”