| E merkure, 21.12.2011, 07:08 PM |
Mustafë O. Hoxha
Meditim për lirinë
Ne duam lirinë,
e kërkojmë lirinë,
themi se punojmë për liri,
Vallë e dimë ç'është liria?
Flasim e përflasim,
shajmë e urojmë,
ag e terr,
Vallë e dimë ç'është liria?
Liria është jetë,
na duhet çdo ditë,
në çdo vend e njeri,
Vallë e dimë ç'është liria?
Vetëm kur të mbjellim liri,
do të korrim liri,
do të jetojmë lirinë,
Vallë e dimë ç'është liria?
Liria do punë,
nuk do përgojime,
ajo është e ndieshme,
si krahët e fluturës,
Vallë e dimë ç'është liria?
Liria do njerëz,
njerëzit e bëjnë lirinë,
liria është për njerëz,
por ata që s'kanë liri ,
kanë robëri,Çka janë?....