| E merkure, 06.06.2007, 07:26 PM |
![]() |
Ismail Lulani |
I. Lulani ishte shumë aktiv në krijimtarinë e tij. Ka pikturuar tema historike, pejsazhe, portrete…Kishte mbi 50 vjet që krijonte në të gjitha gjinitë e pikturës. Piktura ka qenë pasioni i hershëm i tij i mbartur që nga koha e fëmijërisë. Vit pas viti ky pasion iu shtua aq sa djaloshi në ato kohë nisi të ndiqte kurset e pikturës pranë shtëpisë së kulturës në Shkodër e më pas mori rrugën drejt Insitutit të Lartë të Arteve. Mori pjesë në të gjitha ekspozitat e hapura në qytetin e Shkodrës dhe në ekspozitat kombëtare në Tiranë. Ishte një nga themeluesit e Shkollës së Arteve Vizive në Shkodër.
Për meritat e tij në fushën e pikturës dhe kontributin që dha për zhvillimin e Kulturës Shqiptare është nderuar me tituj të ndryshëm nga qeveria.
Në 1979 iu akordua titulli " Piktor i Merituar",
Në 1989 titulli i larte - "Piktor i Popullit", titulli "Naim Frasheri" i Klasit te pare.
Me 1999 mori pjesë në Biennalen e Romës në seksionin Arte Visive dhe u nderua me Medaljen e Argjendtë.
Punimet e tij gjenden në të gjithë botën (kryesisht shtetet europiane).Rreth 20 krijime të penelit të tij janë në arkivën e Galerisë së Arteve.
Ndryshoi jetë në tetor, 2002!
P.S. Lulani eshte nje nder piktoret me te mire shqiptare dhe nje nder me te preferuarit e mi.
Një nga Betejat e Gjergj Kastriotit
|
![]() |
Plaku dhe Plaka |