Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Eva Kacanja: Romani i Albert Zholit, histori dhe dashuri

| E shtune, 17.12.2011, 03:26 PM |


Romani i Albert Zholit, histori dhe dashuri

 

Nga Eva Kacanja

 

Romani “Kush e vrau dashurinë”, i shkrimtarit dhe publiçistit të mirënjohur, Albert Zholi, është një roman që ka në qëndër një familje shqiptare, familjen Drini përfshirë kjo në trazirën e tre sistemeve, Luftës Antifashiste, regjimit komunist dhe demokracisë së brishtë.

Aty del në qëndër njeriu, dashuria, përpjekjet e individit për t'ju përshtatur ç'do sistemi, familja, shpresa për një jetë më të mirë.Veçoritë e ç'do sistemi, atdhedashuria, pastaj siqeriteti i disa njerëzve që i shërbyen pushtetit në kohën e komunizmit me ndershmëri si psh, Sinan Drini,por dhe ana tjetër e medaljes njerzit që përfituan në maksimum nga ai sistem për të bërë servilin, matrapazin, përfituesin, etj anët negative të sistemit monist, dhe pastaj demokracia, me mënyrën se si ajo erdhi në ato vite në Shqipëri, si u pozicionuan individët në këtë periudhë të re. Mes këtyre trazirave që kalonte Shqipëria, autori gjen momentin dhe flet për ndjenjën më të bukur njerëzore, dashurinë, si përjetohet ajo nga të rinjtë, përzgjedhjet që ata bëjne mënyrën dhe mentalitetin që mposht të rinjtë, duke bërë disa herë edhe zgjedhje të gabuara, që edhe në disa raste sjell pakënaqësira në familje, por edhe deri duke arritur në skaje ekstreme, me humbjen e jetës.Do të veçoja nga personazhet Alketin, ai që e paguan edhe më shtrenjtë në roman deri në humbjen e jetës së tij, që për mua vdekja e tij përfaqson vdekjen e regjimit komunist, të një regjimi që kish kohë që agonizonte,dhe Rina e dashura e tij, sistemin e ri që mëkëmbet, demokracinë e brishtë, e cila me dashje ose padashje mëkëmbet mbi sistemin e vjetër, dhe mbart prej tij vuajtjet.Vetë nga mënyra se si mbyllet romani, një e re e brengosur me dhimbjen e dashurisë së pa realizuar, me ndjenjën e vrarë që personifikon të ardhmen, dhe e kaluara, e groposur diku me ëndrrên e vrarë larg në Amerikë. Mbase këtu mendoj, se autori ka futur edhe temën e emigrimit,një plagë tjetër shoqërore kjo e shqiptarëve të cilën mendoj se e ka trajtuar me shumë kujdes, vuajtjen, zhgënjimin, mundimin, integrimin etj etj.

Vallë vdekja e Alketit është dhe vdekja e dashurisë, e shpresës, e ëndrrës?! Mbase dhe këtë pyetje mbart edhe vetë romani, atë që mbase ka shprehur edhe autori. Një roman që të lë mbresa dhe të bën të mendosh për sakrificat që duhet të kalojë njeriu për t'u pozicionuar në kohë dhe përshtatur me kohën.

Mendoj se romani është aktual,koherent me evenimentet dhe familjen,një perceptim real i atyre momenteve tejet të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët,një sintezë e vërtetë që mund t'i bëhet shoqërisë, individit në veçanti, dashurisë kësaj ndjenje njerëzore. Sukese autorit