Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Anila Kadija: Java e kulturès shqiptare nè Parma

| E shtune, 17.12.2011, 03:53 PM |


Java e kulturès shqiptare nè Parma

 

Nga Anila Kadija

 

Atmosferë hareje, janë aty të rreshtuara me ngjyrat më të bukura që natyra mund të përqafojë jetën, fokusimet e shijes artistike në harmoni me mjedisin. Të  bëjnë të mbetesh e shtangur përpara bukurisë së tokës së shqipeve. Të mbërthyer përpara një peisazhi të tillë, një çift parmez, besoj se kishin ardhur thjesht nga një kuriozitet reklami të parë diku në lagjen ku jetojnë, ndër të parët që vizituan ekspozitën fotografike për të cilën po ju shkruaj, qëndronte me kuriozitetin dhe manjetizmin në sy, përpara atyre mesazheve të kodifikuara në natyrë. Ju afrova dhe ndjeva nevojën të flisnja për Shqipërinë time. Ja ky është qyteti i biçikletave, i kulturës, i luleve, Shkodra e bukur. Atje më tej ai i njëmijë dritare, si një diamant, që shkëlqen natën. E skalitur në gurë gruaja e bukur “Kala”, kështu tregon një gojdhanë për duelin e djemve që u kthyen në male dhe vajzës së shëndrruar në kala, me  Osumin e rrëmbyer, lotë të sajë të kthyera në lumë. Legjendat dhe fatet natyra i ka pëlqyer gjithmonë.Qyteti i bashkjeteses paqësore i feve dhe besimit, Berati!

Vlora, me trasparncen e detit dhe perëndimet nostalgjike. Pogradeci me liqenin e ngrirë të jep përshtypjen e një skenë magjike që pret mjelmat të vallëzojnë lirikën. Butrinti i perëndive dhe sirenave me gurët e lashtë si balladat e poetëve antikë. Korça elegante e shkronjave. Plazhet e Durrësit, qyteti i siluetës së dashurisë të shkruar mbi rërë.

Një shtëpi e veçuar me çati të kuqe nëmes një fushe me grurë, peisazh me penel do të mendoni, thjeshtësisht paqe në një fshat bregdetarë që të lë pa frymë nga harmonia e ngjyrave që ka kjo foto, në orizont deti dhe qielli, kanë përqafuar njëri tjetrin.

Tirana e bukura zonjë me hijeshinë e denjë të një kryeqyteti. Kruja e trimërisë. Me traditën e lashtë të kështjellave e përtërirë nga të gjithë ne që ndjehemi bijë të Skenderbeut.

Në qoftëse nuk kam përmendur ndonjë peisazh kujtoj bregore bukuroshe.. lumej të kulluar, çuka, brinja, male, gërxhe dhe fusha të gjelbëruara ….të mbërthen nostalgjia dhe ndjehesh e lehtë si era që futuron në ato vise ku ne të gjithë kemi një pjesë të zemrës tonë.

Nuk kaloi shumë dhe ekspozita mori formën e një oasi njerëzish.  Kjo ishte dita e parë e hapjes së javës së kulturës shqiptare në Parma që shoqata “ Scanderbeg” oraganizon ç’do vit me rastin e  kujtesës historike të ditës së pamvarësisë.

Ekspozita fotografike “ Të zbulojmë Shqipërinë – panoramë e një historie akoma në vazhdim”  është e hapur për gjatë gjithë periudhës së aktiviteve të javës së kulturës dhe pret vizitorë në  ditët në vazhdim. Për ti lënë stafetën të mërkurën, 23 nëntor, “ Adunanza Poetica- poesia in cerchio” poetë të poshave të ndryshme dhe të kombësive të ndryshme në një rreth emocionesh.

Të premten, 25 nentor, “ Trid C’me L’Albania”, pasdite me përshtypjeve të visitorëve parmesë në udhëtimet e tyre në  Shqipëri

 Të djelën, 27 nentor, “ Balkan Bazar” me rregjizorin Edmond Budina.

 Të hënën, 28 nëntor,  “ Tra le due rive” romani i shkruajtur në të dy gjuhët nga poetesha shqiptare që jeton në Bergamo, Irma Kurtin dhe “ Albania – lo sguardo di un reporter” me gazetaren Rosita Farrato. Të shoqëruara me komente lexuesish dhe nota lirike.

 Të mërkurën, 30 nentor, “ Il secondo Novembre”. Koncerti festiv me grupin e valleve popullore “ Scanderbeg”, aktorin e mirënjohur Reshat Arbana, këngëtarët Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi. Në një nga teatrit me prestigjoz të Parmës.

 Të ejten, 1 Janar, “ Forza scanderbeg”- sporti që bashkon të gjithë. Ndeshje futbolli e skuadrës mashkullore dhe në datën 2 janar ndeshje miqèsore me skuadrën e futbollit të femrave.