| E merkure, 27.02.2008, 07:12 PM |
Diskriminimi, Shkak i Dhunes Ndaj Grues Shqiptare!
Nga Paul Tedeschini
Mendoni ju lutem vetem per nji çast se çfare reagimesh te ashpra publike do te kishte kundra atij qe do te shkruente se psh shqiptart jane rrace ma superiore se sllavt, apo se ebrejt, apo se zezaket, apo se arabet, apo se indjant, apo se kinezet ose psh se ky besim asht ma i mire se ai tjetri, ose psh kjo etnì vlene ma shume se ajo tjetra, ose ato qe flasin kete dialekt jane ma superior se ato tjeret, ose kush asht i pasur asht ma fisnik se kush asht i varfer, ose psh kush ka shkolle te larte mund te perbuzi ate pa shkolle te larte dhe te tjera diskriminime si keto.
Kam lexue kohet e fundit ne internet artikullin e nji kleriku, shtetasi shqiptar te diplomuem ne vendet arabe ku ai tue dashte te propogandoje ligjin e Sherjatit arab ne shoqnine shqiptare europiane, ne territorin e Republikes laike te Shqipnise, shkruente kete fraze:
??.(për çështjen e trashigimisë fëmijve tuaj): për mashkullin hise sa për dy femra!?.
Po legjislacioni i jone çka thote ?
KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE SHQIPERISE?
Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit,...
Neni 18 1. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.
Paragrafi 2: Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia , raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore.
Ne Kodin Civil nuk bahet asnji dallim ne te drejten trashigimore per shkak seksi.
Simbas Kodit Penal, Nenit 40 dhe te Nenit 253, Diskriminimet e lartpermendura denohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Mjerisht mentaliteti i diskriminimit te grues shqiptare, i vajzes karshi djalit, i grues karshi burrit, bane ate qe ajo te jete dhe te mbesin shtresa ma e dobet, shtresa ma e nenshtrueme, shtresa ma e dhunueme ne familjen dhe ne shoqnine shqiptare me te gjitha pasojat negative. Pikrisht ky mentalitet asht shtytja psikologjike e sa e sa krimeve ndaj saje dhe asht pikrisht kjo aresyeja, qe Legjislacioni yne ndjek penalisht diskriminimet. Duke e luftue kete mentalitet, çdo qytetar i ndershem shqiptar do te kontribuonte ne evitimin e sa e sa krimeve.
Prandej logjikisht linde pyetja:
Si asht e muejtun qe nji shtetas shqiptar i diplomuem jashte shtetit ne shkencat shoqnore, apo politike, apo juridike, apo ne teologji etj, ne vend qe te kontribuonte ne zbatimin e Ligjeshmerise laike shqiptare - europiane, te detyrueshme ligjerisht per te gjithe shtetasit shqiptar pa perjashtim, ai lejohet te ushtroje profesionin si klerik pa asnji lloj verifikimi ne se ky e njeh dhe a e zbaton Legjislacionin shqiptar dhe per ma teper lejohet ta shkele kete Legjislacion tue ba thirrje publike per shkeljen e ligjve shqiptare, pra per diskriminimin e grues shqiptare?
Paul Tedeschini, publikue ne GazetaKritika me 07.03.2007 me rastin e 8 Marsit 2007