Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vladimir Shyti: Legjionari i Teutës

| E shtune, 17.12.2011, 03:12 PM |


VLADIMIR  SHYTI

 

LEGJIONARI  I  TEUTES

 

TREGIM

 

Që herët në mëngjes,rrugët e Dimalit u mbushën me qindra fshatarë,që zbrisnin nga malet fqije.Dielli shkëlqeu si kurrë ndonjëherë tjetër.Më në fund, ata që merreshin me tregëti  ngritën tendat dhe nxorrën mallrat mbi tezgat e drujtë dhe,të tjerët që përbënin shumicën lëvizën:mbi një pllajë shkëmbore,ku dukej një zjarr i madh,që ishte shenja se mbreti po shkelte në tokën e krahinës.

 

  Kreshtani,një fëmijë rreth moshës dymbëdhjet,trembëdhjet vjeç pasi u soll një cop here rreth tezgave me fruta e zarzavate të stinës, shkojë e u bashkua me turmën që priste të bënte seir ardhjen e mbretit të ri,që për Kreshtanin e vogël dhe shumë të tjerë ishte tradhëtari më i skurpullt i ish mbretëreshës së Ilirisë,Teutës,e cila jetonte në qytetin e fortifikuar të Rizonit pas humbjes me perandorinë romake.Nga larg u dukën rojat e nderit në mes të një pluhuri të fismë,turma shpertheu në thirrje çirrëse:”Rroftë mbreti”!,ndërsa Kreshtani fshehu thikën e mprehur mirë poshtë linjës në trup.

 

  Prijësi i qytetit e priti madhërinë e tij me një fjalim të shkurtër,që u pasua me bërtitje e thirrje nga turma,ndokush hidhte edhe kurora lulesh drejt skortës së mbretit të sapo kurorëzuar nga romakët,Dhimitër Farit.

 

  Madhëria e tij zbriti nga karroca e stolisur,që vetëtinte nën rrezet e diellit,duke përshëndetur të pranishmit e shumtë me të dy duart e ngritura lart.Kurora që i rrethonte kryet leshatore hidhte herë pasa here vezullime shkëlqimore rreth e rrotull njerzisë,që tundin duart në ajër.Rojat të komanduar nga një gjeneral trupgjatë e tërë lesh në fytyrë dhe me një përkrenare metalike të shpifur në krye hidhnin vështrime hetimore midis njerëzis.Mbreti Fari, duke u krekosur shkojë t’i bënte nderime relikes së famshme,lajmëtarit të perëndive dhe personit të diturisë,Thotit,që ishte e vendosur në sheshin para tempullit.Pastaj,i ftuar nga sundimtari qytetit dhe këshilltarët e tij u drejtuan nga një sallë në godinën e mbledhjeve,e cila ishte zbukuruar hijshëm anembanë me perde të kuqe keroneze,për të ngrënë drekë.

 

  Kreshtani çante me bërrylat e njomë turmën për t’iu afruar sa më shumë eskortës mbretërore,duke bërtitur me gjasme:”Rroftë mbreti”!Eskorta mbretrore që udhëhiqej tashmë nga sundimtari qytetit po i afrohej një ndërtese prej guri,që ishte rrënuar përgjysmë nga beteja e fundit me romakët,por që po restaurohej nga mjeshtrat e ardhur nga qyteti Foinikes.Në këtë madhështi melankolike,së cilës ia prishnin bukurinë gurët e lahtuar rënë përqark godinës,djaloshi guximtarë përparojë deri shumë pranë eskortës,ku dallojë qartë sytë e dhjamosur të mbretit Fari.Prania e një fëmije nuk u vu re nga rojat,ose e shpërfillën endjen e tij nëpër këmbët e tyre.Atëhere, Kreshtani gjeti çastin e duhur,nxorri nga trupi poshtë linjës thikën e mpreht dhe u turrë drejt mbretit.Sa më shumë i afrohej,aq më mirë shquante zemërimin në fytyrë,linja e zhyer nga pluhuri i hapej nga pas dhe fshikte trupat e rojave.Arriti me lehtësi pranë mbretit,e ngriti thikën në ajri dhe e goditi,por në atë çast dy duar të fuqishme e përplasën përtokë.Rojat prishën për pak çaste rrjeshtin derisa lidhën me litarë djaloshin.

 

  Madhëria e tij u mvrejt në fytyrë,qëndrojë pak çaste i zhytur në habinë e tij.Pas përhumbjes drejtojë shikimin në trup,aty ku ishte ngulur tehu thikës.Ndjeu t’i digjte paksa lëkura mbi brinjë,buzëqeshi hidhur dhe vazhdojë rrugën,duke larguar dy rojat besnike,të cilët i kishin mbërthyer krahët.

 

  -Si ndiheni,madhëri?-tha menjëherë gjenerali,dhe urdhërojë njerin prej rojave të dërgonte menjëherë djaloshin vrasës në shpellën e burgut të qytetit.

 

  -Ah,jo,asgjë,vetëm një e gërvishur,-foli mbreti sikur të mos kishte ndodhur asgjë aty në mes të rojave të tij të besuar.-Kush është ai djalosh?

 

  Kreshtani hidhej e përdridhej nën krahët e rojave,duke thirrur me të madhe:”Unë jam legjionari Teutës.Rroftë mbretresha Teuta!

 

  -Një fëmijë pa njeri,madhëri,-u përgjegjë sundimtari me një fytyrë keqardhje.-Jeton jashtë qytetit me një nga komandatët më të afërt,që ka pasur Teuta.

 

  Thirrjet e djaloshit pushuan vetëm atëhere,kur rojat e tërhoqën zvarrë tutje ndanë qytetit pas godinës gjysmë të rrënuar.

 

  -Nuk duhet të jetojnë këta njerëz,Ti je ligji këtu!- i bërtiti madhëria e tij sunduesit të qytetit.

 

  -Fshihet mirë,por ne do e kërkojmë edhe në birë të miut,-e sigurojë tjetri madhërinë e tij,dhe u kujdes që te vinte sa më shpejt shëronjësi i plagëve me hekur.

 

  Mbas pak mbreti dhe paria e qytetit hyjnë në një heshtje varri ne sallën e godinës së mbledhjeve dhe,njerzia e shtangur nga heroizmi i një fëmije u shpërnda pjesë- pjesë,disa nga tregu dhe të tjerë nga malet matanë qytetit.Ndërsa fisnikët shkuan nga tregu skllevërve,ku në kësisoj rastesh ulej çmimi për frymë.

 

  Qyteti Dimalit ishte një më të bukurit në tërë konten,i cili popullohej kryesisht nga fiset Ardiane.Binin në sy çatitë e shtëpive të thepisura mbuluar me tjegulla të pjekura që merrnin ngjyrën e kuqerremtë.Ato shtrihen në faqen e një bregu dhe rrethohen me pemë e vreshta që humbasin rrëzë maleve plot drurë.Lumi që rrjedh nga malet kalon mes pyjeve,anës qytetit e derdhet pa zhurmë në detin kaltërosh,ku janë ankuruar anije të shpejta ilire dhe romake.Nga mali bri qytetit vjen me rrëmbim një përrua që shkom përmes qytetit e derdhet në lumë,i cili është shfrytëzuar nga vendasit për qëllimet e tyre njerzore.Muret e lartë rrethojë qytetin si me darë,në hyrje të qytetit qëndrojnë roja besnike të prijësit,që kontrollojnë çdo të huaj që futet në qytet.

 

  Me të hyrë në këtë qytet të fortifikuar,turullosesh nga zhurmat e zdruktarëve,që stolisin drurin për fisnikot e qytetit,të shkrapaxhinjëve që ujdisin këpucë lëkure edhe për të vobektit,të tezgjaisteve që prodhojnë pëlhura me ngjyra të ndryshme,të farkëtarëve që godasin pa reshtur mbi hekurat e skuqur dhe të tregtarëve që reklamojnë me të madhe mallrat e tyre ardhur nga viset e ilirisë dhe të romës.

 

  Jemi në vitin 228 para erës sonë,ku mbretëresha Teuta kishte bërë një zgjerim të Ilirisë dhe ishte bërë zotëruesja më e madhe e anësdetit,por që u thye nga pabesia dhe tradhëtia e disa prej komandantëve dhe prijsëve të saj në viset e ilirisë, nga romakët.

 

  E vërteta është se të meçurit e vendit i thurnin lavdi kujtdo që u afronte të mira matrejale,të paktë ishin ata që e kërkonin zhvillimin e vendit të tyre në zakonet dhe ligjet ilirjane,por dukej qartë ndryshimi i njerzëve pas atyre tre vjetëve nën sundimin e mbretëreshës Teuta,ku mirëqenia kishte qenë e dukshme,gjithëashtu edhe krenaria që karakterizonte ata njerëz.

 

  I sapo emëruari komandant burgu, zoti Potidea mori vesh se i kishin sjellë në qelitë e nëndheshme një fëmijë jetim,i cili kishte qëlluar me thikë mbretin Fari.Ishte larguar me përulje nga salla e ngrënies, dhe tepër kureshtar kishte ngarë kalin e tij pullëbardhë me nxitim drejt burgut të qytetit.Rrugës dëgjoi të flisnin hapur për urrejtjen e djaloshit,ndaj mbretit,por ai një kokorosh,që e kishte mësuar mirë artin e jetës në Dimal,se uli veten para themaxhinjëve të qytetit.Me një krekosje të dukshme hyri në një kthinë të gjërë që mbante aromë lagshtie,dhe urdhërojë rojat ,që t’i sillnin të bugosurin më të vogël të burgut.

 

  Djaloshi iu duk i rritur dhe i zbehtë.Trupi i tij njomzak dhe mënyra se si e mbante veten nuk kishin asgjë maloke;po në thëniet e tij vihej re akoma diçka serioze,tepër pozitive.Megjithë këto cilësi të arsyeshme ose të paarsyeshme,për hir të krenarisë,në thëniet e tij nuk ndihej aspak inferioritet;shihej se vetëm u jepte rëndësi të veçantë shumë gjërave.Po dukej se ishte një fëmijë që s’tundej nga ajo që thoshte:

 

 - Unë jam Kreshtani,legjionari mbretreshë Teutës,-iu përgjigjë komandatit të burgut,kur ky e pyeti se kush ishte dhe nga vinte.

 

  -Teuta u thye,duhet t’i bësh lavde mbretit Fari,- foli me një buzëqeshje të shtirur komandati.

 

  -Ai është tradhëtar,mbretreshë Teuta do të kthehet përsëri në fron,-tepër bindës në thënien e tij Kreshtani.

 

  -Po Ti e di që të pret vdekja,-përsëri me atë buzqeshje zoti Potidea dhe u ngërdhesh mbi mustakë.

 

  -Nuk vdes nga ju ,një legjionar i Teutës.

 

  Roja i brendshëm qeshi me të madhe,ndërsa komandanti i tregojë shpatën gjysmëhark,dhe mbushi nga një enë balte të pjekur një gotë të drujtë me verë të kuqe.

 

  -Mendon se do e shpëtojë Teuta?-thirri në mes të qeshurave roja,që u pasua edhe nga zoti Potidea,që ngriti gotën e drujtë me pije dhe piu me gllënka të mëdha.

 

  Komandantit të burgut i ra në sy guximi djaloshit,që sajonte një kontrast të bukur me mënyrat e tij të padjallëzuara; i pëlqeu ky fëmijë çapkën,paçka se nuk ishte nga familje fisnike.

 

  Nga fundi rrugës pas disa mureve të zeza rojet e jashtme njoftuan ardhjen e sundimtarit të qytetit.Zoti Potedea e humbi për një çast sa iu prishën disi edhe tiparet e fytyrës.U ngrit nga vendi,duke shtyrë tutje mbi suprinën e një trungu të rrafshtë gotën me pije, dhe mori një pamje burrërore.Pastaj me një vështrim e urdhërojë Kreshtanin të ulte sytë përdhe,dhe doli të priste ardhjen e prijësit.

 

  Por djaloshi trim se uli kokën,ai e priste vdekjen si me le.