Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Faton Mehmeti: Poezi misonare përmes ligjërmit te kodit narrative

| E premte, 16.12.2011, 07:48 PM |


Vështrim për veprimtarinë letrare të Nexhat Rexhës

 

Poezi misonare përmes ligjërmit te kodit narrative

 

Nga Faton Mehmeti

 

Cështja e parë që shtrohet para lexuesit gjatë kontaktit të tij me librin, është se cka na sjell të re ajo.Përgjigjen në këtë pyetja na e zbërthen më së miri poeti i mirënjohur Nexhat Rexha,i cili përmes rrëfimit pasqyron realitetin e një kohe pa kohë.Në veprat e e tij poetike, që kryesisht determinohen nga një lirizëm naciona,Nexhat Rexha kultivon një Letërsi misonare,që ka si qëllim pasqyrimin  e realiteti si hap i parë drejt synimit për të ndryshuar gjërat në aspektin poezitive dhe këtë ka arritur ta  bëj përmes dy temave:

1.Tema nacionale …Kosova

2.Tema individuale apo shoqërore…me motivet e jetës dhe cdo gjeje që na rrethon.       

Ligjerimi i saj poetik sillet në trekëndshin ndërmjet :Simbolit,Metaforës dhe Alegorisë.

1.Tek tema Nacionale na shfaqet Poezia lirike atdhetare  si kod nacional i rrëfimit të saj në vetën e parë.Në veprën e tij të parë “Ndrydhja e pikës K“që dhe brenda titullit ka të shtjelluar kuptimësinë brenda fonemës K,si shenjë e  Atdheut tonë Kosovës.Qysh në titull autori na pëergadit,si një lloj preludi për të na futur në labirinthin e një pjese të historisë së përgjakshme për Liri .Libri është i organizuar në cikle ,deri diku me një koherencë dhe unitet midisi tyre, por mjaft homogjen në pikëpamje të strukturës së ideve dhe kocepteve të përgjithshem krijues të autorit.

Nexhat Rexha nëpeërmjet kodit të rrëfimit, duke qenë vetë rreëfimtari i njëe realiteti, përshkruan përjetimet e tij përsonale me vargjet emblematike  “Në Kosovë jetës i vije erë droje’’për të bërë korelacionin kronologjik të thurrjës së elozheve përmes vargut “Durimi I palodhur i shpirtit idealist”.Këtu na  eksploron simbiozën idealiste të kombit të tij për të kumbur me vargun determinante”Kosovë je loti,dhembja dhe gjaku im”

Subjekti  lirikë i veprave poetike është njeriu,i cili e përjeton thellë historinë dramatike të vendlindjës së vet,duke e shikuar atë në planin social,historik,kombëtar ,ekzistencial etj.Ai është njeriu i linduar dhe i rritur në të,andaj edhe  mishëruar plotësisht me fatin e saj,i cili ai njeh më mirë se kushdo tjetër ëndrrat, dëshirat,vuajtjet ,gëzimet etj

Autori kalon përtej së tashmës, për të kaluar në shprehjen profetike” Për një ditë Panvere në Kosovë”apo sic e quan Monica Muresen “Nexhat Rexha është një profet i kombit të vet”si duket dhe për ta plotësuar thënien e filozofit  të madh Aristoteli se ”Deyra e autorit nuk është të na tregoj atë cfarë ka ndodhur, por atë cfarë mund të ndodh”

Ndërtimi stukturor i saj përfaqësohet nga një trajtë e shkrimit poetik, që synon esencialitetin e sintetizimin në nivel të shprehjës dhe në nivel të kuptimit,domethenies,një elipse në të gjitha kuptimet.

           

2.Brumit të gatesës së poezisë të Nexhat Rexhes i shtohet edhe aspekti social i kohës ,duke shprehur shqetësimin e tij të një realiteti të  hidhur ku në për cdo cep të  botës  apo sic shprehet autori shohim“ Kudo grevë  në botë  për bukë”

Duke përjetur dhe interpetuar në mënyrë poetike historinë,do të tregoj bindjet , idete dhe vizionin e tij dhe këtë më së miri e hasim në veprën e tij të fundit “Pikojnë heshtjët” ku para se gjithash thyhet parimi metadologjik i Shenjuesit për Shenjën.Autori komunikon me lexuesin përmes temave universale të njeriut në këtë Botë apo apo sic e quan autori në njerën poezi te tij  “ Planeti absurd”Heroi epiko lirik na dal si instrument, me anën e të cilit poeti shpreh ndienjate dhe mendimet e njeriut(shqiptarit) të kohës, që prap se prap mbetet nën vorbulën autoktone.Në aspektin kompozicional ai luan narratorin , e shtjellon temën dhe e organizon rrëfimin.Zyzheu është ndërtuar mbi Kodin Narrativ të saj , qoftë në vetën e parë,apo dhe ne vetën e tretë,që ëshë alteregoja e autorit.E shoqëruar nga  vargu i rimuar katërstrofësh.

Nexhat Rexha thënë pa katikule i ka dhënë e vetës së tij, por edhe poezisë një vlerë të madhe dhe një begati si dhe ka zën vend në letersinë e përgjithshe shqiptare.Andaj neve na mbetet vetëm t’i urojmë shëndet dhe krijimtari të begatshme…!!!