| E premte, 16.12.2011, 06:59 PM |
BRENGAT MA PUThIN MALlIN
Jan vite e vite mandej edhe shekujt
Që un përtyp helmin nga kupa e arit
Që ma dhanë atëbotë dishepujt
Un flas me vetveten me frymën e t’parit
Dhe shekujt u bënë mileniume për amanetin
Që e ruaj sikur t’ishte nga Kupa e Gralit
Brengat ma puthin përditë mallin tim
Un jam me babë e nënë, por prapë jetim
Dhe prapëseprapë pa dashjen time tani
Më ulin në shkamin e fajësisë, me lutje
Këtëbotë ma bënë degët e trungut tim
Degë të cilat mbase janë rrugës në këputje
Vitet më rëndojnë sikuse dimri mbi pullaz
Edhe pse koha punon për trungun tim të prerë
Pipthat çelin vetëm kur vin pranvera e parë
Ata i ngjall e i kall ajo e ngrohta erë.
© Kasam ShAQIRVELA