| E merkure, 14.12.2011, 08:37 PM |
Liman Zogaj
IKJA TINZARE
Kur edhe shpirtin
E kisha të ngrirë
Ike
ma shkele;
Kopshtitn shkret të dashurisë.
Kur desha
ta puthi edhe Flakën
Në faqet tua qershi
Buzët mi ka vrarë vetëmia e ngirë.
Kur, gershetat
Ti ledhatova me dorën e plasaritur
Mu dogjë edhe ylberi
I buzëqeshjeve të djegura.
O zemer
Pse e qanë xhelatin
Që ta bëri Obduksionin
Pa opim,
pa skalperin steril.
Kam mbetë
Si hija
e një peme të tharë
Mbi lumin e rrembyshem
E dallgët
ia thejnë edhe hijen e skeltit.
Mos u harlisë nga gëzimi
nuk mbarova
ani se vuaj
Nënë Diellë
matem me hijen time.
Ikja Tinzare,
Në Amfitatrin e pjert
Mbi pllakat me ngjyrë bore
Të paska ra poezia “E vrava engjëllin”.
Me hapin e këputur
Eci
Pa navigacionin e akurduar
Do të vi me dy lule dielli
Deri te porta jote prej guri.
Mos më merr për të ligë,
Por aty do ta var
Poezin e shkruar për ty
“Unë jam ,vetëm Dashuri e vrarë”.