| E marte, 13.12.2011, 08:23 PM |
Neki LULAJ
KATRRITHJEJ TONA
Moti u katrrithëm
Majave të Eisbergut
përpjetë
Kohërave të mërdhira
Të dimrave shekullore
Me qiell..
E diell ,në sy
pa e me dritë...,
E zjarrët
Si kartër vërshonin
Si llavë vullkani
Edhe djepat na i hodhën
Ne flakë
Por djepat nuk u dogjën
Edhe kullat
Kurrë gurët e rrasat
nga themelet
Nuk mundën me na i zhbie.
Të huajt.
Kohë betimesh
Hipokatikite
Ne nuk ishim jetim
Rrugëve të mundimshme
Titanike
Gjarpëronin të munduarit
Me një qëllim.
E nëpër stinët e monstrumit
Zumë miq
Miqet e përjetshëm.
Lexova mbrëmë
vonë
Nën dritën e hënës,
Portrein e Monalizës
dhe në sytë e saj
në thellësi
shkruante për
Kodin e gjeniut
Të Davidit..
E në bërthamën
E imët të atomit
Ishte
Skalitur
Shpirti i pavdeksisë.
Dielli i ruan
Botën,jetën
Dashurinë
Dhe gjithësinë
Të pa prekura të pa tretura
Të lindura…
Të pavdekura.,.
E ju mos
Ja shkelni syrin Monalizës
Lexoni kodin e gjeniut
Të Davidit
Lerne rehat
Berthamën e Atomit
Shpirtin…..,
e përjetësisë
të njeriut
U PRAPRUA
U prarua
Në flake
Dje nëpër beteja ranë
Me një diell në zemër
U shëndrruan në mite
Në permendore
E shpirterat
Na falën gjuhën
E vetë ikën
Në shpellat shekullore
mprehën heshtat
Robërinë e ndrydhur
e nxorrën nga
qelitë e ndryshkura.
Malli kurrë si
Ndalë….
sot
Zogjët flejnë të qetë
E mbi buzë
Shkrijnë akullnajat
Ata gjelbrojnë
Edhe Saharën
Me mal fushë e kodër
Baballarët…..,!