Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Kryengritësi

| E hene, 12.12.2011, 09:03 PM |


KRYENGRITËSI

 

Nga: KALOSH ÇELIKU

 

Vështirë e ke në ditën e sotshme ta mbajsh gjallë dhe të ri Kryngritësin e maleve për luftë (Liri), kur je i rrethuar nga hadumët e xhadive kuqezi që të sulmojnë nga të katër anët me “armët më moderne”: Kurvat politike. Përjashtim nuk bëjnë në këtë rrethim, as dumdumët e partive politike, që na kënaqën me “politikë madhore”, dhe shi tashti kohën e fundit kanë vendosur ta provojnë veten edhe në fushën e letërsisë. E pushtojnë Panairin e librit (2011) në Tiranë me librat e tyre “politiko-sakatik” krah për krahu me qoftet e Beogradit, “kashikarat” me raki të kumbullave dhe turbo-shundin folklorik me këngë  serbe. Përmëkeq, shqiptarët pas këtyre specialiteteve serbe të përziera me libra “besteler” të shkruar nga politikanë – “shkrimtarë” të dështuar në frymën neokomuniste, turren si dhentë pas kripës te Përrroni i Xhetit: në Tiranë, Prishtinë e Shkup. Sojit të këtillë të “shkrimtarëve”, rreptësisht u ndalohet ta përdorin armën e fundit paqësore: Kryengritësin. Edhe kritikëve të “tabanit kombëtar” bashkë me “salep-intelektualët”, që merren me  përurimin dhe vlerësimin e këtyre librave teknefes nëpër muze historik e teatro të fëmijëve në Bit-Pazar të Shkupit. Shkaku se: janë hadumë. Arsye, nuk dinë t’ia tërheqin këmbëzën “nagantit”, dhe nuk kanë kryer ndonjë shkollë të njohur malore me famë politike mbarëkombëtare në Baba Tomor. Shkollën e dëgjuar luftarake-artistike të salloneve aristokrate të Çajupit, nuk e kanë studjuar siç duhet në thellësi poezinë antologjike: Kanari. Edhe pse, dorë më dorë qarkullojnë edhe sot e kësaj dite fotografitë e tyre lakuriqe anë e mbanë Atdheut.

Zonja “Gadafja” në këto dyluftime të përgjakshme me parullën komuniste: “Vdekje ose liri”, e merr guximin ta porosisë një partizan hadum të të pyes publikisht: Kur do të dali Kaçaku i malit në dyluftim nën Rrap të rroket fytas me dy shtambat me verë?! Babashehu, një tjetër komentues po në atë faqe interneti i përgjigjet: E pyeta Kaçakun e livadheve. E di, si m’u përgjigjë ai burrë i grave?! Ditën, kur Kryengritësit do t’i dalë gjumi, atëherë ende pa dalë drita do t’ju bie Sarajeve të Pashait.

“Nagantin” e nxjerr vrik nga brezi, nuk dorëzohesh në këtë rrethim mu si te ajo kënga e njohur popullore shqiptare: përpara mejdanin se sa armët. I nxjerr koburet e Isë Boletinit nga brezi, mauzerrin e Azem Galicës me të cilën i doli zot Mëmëdheut krah për krahu me Shotë Galicën. Kaçakçe, nxjerr nga hatullat armën supermoderne që nuk e ka përdorur për çlirimin e trojeve etnike deri më sot shqiptaria: Kryengritësin e fushave dhe maleve. Kushtrimin jep majë një kepi për Liri me jatagan në dorë: O, bini burra armikut, bini! Kurrë, në dorë të shkaut për së gjalli kjo pasuri e tundshme me fusha, male, lëndina, lugje ujore e tërfojë nën hije të dardhave dundushore.

Përditë, çdo mëngjes Kryengritësin si spartakun e kam larë me ujë të ftohtë akull. Herë pas here e kam shti grykave me shkurre të bëjë gjimnastikën e mëngjesit. Një, dy, tre, katër… Para, anësh, mbrapa… Bythekrye… Edhe një herë nga e para e përsërisnim ushtrimin e mëngjesit! E kam mbajtur gjallë për luftë. Ia kam dhënë të gjitha përgaditjet natyrore ushtarake sipas mundësive dhe aftësive të Komandantit. E kam nxjerrë edhe nëpër livadhe mes shelgjeve te Mulliri i Arapit. E kam ngjitur edhe maleve, në Drenovë. Dhiareve për të hipur në Baba Tomorr. Malin e Perëndive. Tyrben, ku pihet vera, lindë poezia. Dhe, bëhet dashuri.

Nën hije të dardhave gorrice, gjatë rrugës e kam strehuar si kaçak mali rrëzë Çukës me lisa kokë më kokë me drenushat. E kam përshkuar edhe te Dy lisat te Guri i Zi, mos e zënë magjitë e plakave dhe hajmalitë e hoxhallarëve. Pse, të mos i fus pranë Burimit të Përronit të Thanës, Kryengtitësi nën hijen e dardhës gorrice edhe një sy gjumë kreshniku?! E dikur, pasi t’i dalë gjumi t’i futet si qengj me një zile  në qafë  varë Deles Rudë për gji, të pi tambël Zane, japë fuqi për luftë.

Ditën e nesërme, i nervozuar kam thënë plot inatë: edhe ti je si shqiptarët e mi “patriotë dhe trima” kuqezi të fushave me tërfojë, sa më shumë të të lëmojnë, shpërblejnë me dhurata, ti hazdisesh livadheve, çohesh më këmbë për luftë heroike. Prandaj, duhet ndërruar taktikën e strategjisë me ty si shok lufte. Nuk duhet të të lëmoj me dorë, por duhet të të bie me grusht në kokë, mu si Migjeni “malit që nuk bëzan. E ai të kënaqet duke qeshur si vigan i vramë”. Ose, si Pano Taçi në një poezi të egër: Krapin na i skuqin të tjerat/ kur gratë me hi kanë furrat/ Ndaj turremi të zëmë mëshqerrat/ me kërrabën dell që mbajnë burrat./ Për shtrat na bëhen bumbusherat;/ rrofshin kurvat! Dhe, e vazhdon luftën heroike-artistike me një poezi tjetër erotike: “Thonë se plagën që bën gopi/ s’ta bën pushka, s’ta bën topi”. Shkaku se, o Kryengritës: edhe ti je si shqiptarët e mi “patriotë dhe trima” kuqezi me armë në dorë e lotë në sy për Shqipëri Etnike, që edhe sot e kësaj dite i turren përmbrapa Lirisë ta rrëzojnë pas ndonjë lisi në kokërr të shpinës.

Kryngritësin e kam nxjerrë shpeshëherë të rroket fytas edhe me rrunzat më të egëra të Kopesë me zgjebe që e ndjekin Autorin. Fytas u rrok edhe me “Salep-intelektualët” e Tun Batunit: “Poeti”, “Cërvicaliu”, “Esat”, “AK”, “Afrim”, “Lina”, Admiri”, “Albini”, “Shkupjani II”, “Rihan”, “arta”, “bedri”, “tetovari”, “mamuti”, “Drejtpeshim”… Tym për tymi si te ajo kënga e njohur popullore kërçovare: “Sula i vogël / Sulë jetimi / me Kaloshin tym për tymi. Tym për tymi / në atë përru/ a more vesh moj e zeza gru/ me Kaloshin jam fjalu”. Vërtetë, jam bindur se këta dumdumë shqiptar nuk dinë t’i lexojnë shkrimet e mia  mes rreshtave, kuptojnë figurat artistike-letrare me përjashtim të: “Observer”, “Ariuan”, “Selman Dervishi-Mani, USA”, Xha Derralla”, “Izeti”, “marinc”, “jamini”, “Kongresi i Bashkimit”, “driton”, “Taxheri”, “xiki”, “Dardan Hasani”, Bi-Bi”, “Babashehu”, “shkupjani”, “Edon Shkupi”, “Genti Aliu”, “iliri”, “Bum Dajaku”, “Engjëlli K”, “kled lushnja”, “Trimi”, “reali” “Lulzim Hoxha”, “Vlora”, “Bardhyl Maliqi”, “Luli”, “Dibrani”, “Bleta”, “plisi”, “iliaz Kadriu”, “brukxeli”, “shpati”, @shkup, “Timo Merkuri”, “kulumana”, “Lume”, “brari”, “Ilirida”,  “Mburoja”,. ...

Edhe, e kam ditur moti se, ky Kryengritës trim nuk më lë në baltë. Edhe ashtu po ndodhë: Kryengtitësi im nuk mplaket, nuk dorëzohet, nuk di për moshë pleqërie, u doli hadumëve për  mejdani. Botërisht e them: është mbi nivelin shkencor të “salep-intelektualëve” me tre – katër profesione: politikanit, profesorit, shkrimtarit, analistit politik… Dhe, rrufjanit. Kryengritësi im është trim mbi trima, që i del zot Vatanit. Përmëtepër, siç duket edhe do të vdes i ri në shtrat fyt për fyti me armikun e pabesë. Shkaku, se: nuk më dëgjon, nuk pranon këshilla. Ditënatë rroket fytas me rrunzat e hazdisura të Bariut të maleve në Çelvjollcë. Herë pas here, ua ngre këmbët përpjetë në hava para syve të Diellit mes lëndinave nën hije të dardhave gorrice.

Edhe për fund: Kryengtitësi është arma e vetme që e posedojnë sotpërsot shqiptarët e vërtetë  trima për luftë. E di, ju do të pyesni: Pse, ka edhe shqiptarë frikacakë?! Po. Edhe atë, shqiptarë që u flen lepuri në bark. Përmëtepër, Kryengritësi mbi të gjitha është armë paqeje e jo terroriste. Dorën në zemër, shqiptarët nuk e kanë përdorë deri më sot gjithë arsenalin ushtarak nga toka e qielli nëpër beteja të përgjakshme për Liri. E kam thënë edhe nëpër shkrimet e mëhershme të mia të publikuara në mjetet e informacionit dhe libra. Shqiparët i kanë përdorur gati të gjitha armët luftarake për bashkimin e trojeve etnike shqiptare: Shpatën e Skënderbeut, topin e Mic Sokolit, mauzerrin e Shotë Galicës, koburet e Isë Boletinit, martinën e Kalosh Zajazit, gërshërët e dhenve të Sulltanë Qafës…

Fatkeqësisht, në Ditën e sotshme shqiptarëve e papërdorur u ka mbetur në dorë edhe arma e fundit paqësore me dy tyta: Kryengritësi. Koburja e vetme historike e të parëve me të cilën një ditë me luftë paqësore do t’ia kthejnë Shqipërisë trojet e grabitura etnike.

Tekefundit, shqiptarët në Ditën e sotshme kur i kanë përdorur të gjitha armët artilerike luftarake, pse të mos e përdorin edhe këtë armë paqësore për realizimin e qëllimeve të veta shekullore???!!!...

Edhe, siç duket, shqiptarët qëllimin e tyre historik brez pas brezi, bashkimin e trojeve etnike shqiptare do ta arrinë me armën e tyre paqësore të fundit, ende të papërdorur me gjithë arsenalin fuqiplotë ushtarak nga toka e qielli: KRYENGRITËSIN…