| E diele, 11.12.2011, 08:46 AM |
Luan Çipi
PËRQAFIMI I LINËS
Fëmijët, të tre mërguar,
Prej meje larg janë.
Për ta i dëshiruar
“Mërdhij” dhe nën jorgan.
Shpalos albumin radhë,
Sikur i qasë më pran,
Me fotot shuaj mall,
Ato, ma ruajnë xhan.
Qafuar gush më gush,
I ndjej krahë dhe ijë.
Një zjarr më djeg si prush.
Ajo është shumë larg
Pranë Polit, n’Kanada
Nga hallet lidhur varg,
Me dy fëmijët që ka.
Ata, ende në shkollë
Ajo, dergjet në punë
Te Lina, faqe mollë,
Merakun e kam unë.
E ndjej se jam moshuar
Për aq, sa se ndihmoj
Albumin mbaj shtrënguar
Dhe fotot admiroj.
Me fjalë i lutem Zotit
T’i shohë dhe t’i ruaj
Dhe pres, që ndofta motit
Kthehen nga dheu i huaj.
Tiranë, 08,12,2011