| E diele, 11.12.2011, 03:58 PM |
“KARTOLINA” E KOMPANISË PËR SHQIPTARËT NË PRAG TË VITIT TË RI
NGA GJON NEÇAJ
Ne vitet e tranzicionit të stërgjatur,të quajtur ndryshe fenomeni “allashqiptarçe”,kanë ndodhur histori dhe ndodhi që nuk harrohen lehtë nga mendja e shqiptarëve të cfilitur nga politika dhe politikanët. Nga prakika e hidhur e këtyre viteve të demokracisë, ka rezultuar se kompanitë e huaja që kanë operuar në Shqipëri, punëdhënësit i kanë trajtuar si skllevër. E s’duhet të harrojmë se në fabrikat e këpucëve të kompanive italiane kanë vdekur disa të reja,për shkak të mos sigurimit të kushteve të përshtatshme të punës, ose në kompanitë e ndërtimit kanë ndodhur disa aksidente, si pasojë e mos zbatimit të rregullave të sigurimit teknik nga kompani të ndryshme.
Në mesin e vitit 2009,sipas kontratës ,kompania CEZ mori celësat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së energjisë elektrike.Lidhja e kontratës ishte një barrë e rëndë që hoqi qeveria shqiptare nga vetja,duke ia faturuar tashmë kompanisë së huaj shpërndarjen e energjisë elektrike.Se si ishte gjendja e rrjetit elektrik,kryesisht në zonat malore,por edhe në Tiranë e qytete të tjera,tregon më së miri se shitja e opeatorit të shpërndarjes ishte “lënia e kopilit në derë” dikujt, pasi çdo qeveri e ardhur në pushtet ,për 20 vjet,furnizimi me energji elektrike ka patur një kosto të lartë jo vetëm politike,por ekonomike, financiare. E s’duhet harruar krizat e viteit 2000, 2003, apo 2005, që edhe në mesin e verës ndihej mungesa e energjisë elektrike, e pritje të binte shi për t’u mbushur kaskadat e lumit Drin. E populli i shkretë rrinte me fytyrë drejt qiellit duke pritur shiun, tashmë jo për të ujitur arat me miser të zhuritur, por edhe furnizimi me energji elektrike…
Tashmë është bërë ngjarje e ditës vendimi i CEZ Shpërndarjes për t’I propozuar Entit Rregullator të Energjisë rritjen e çmimit për vitin 2012,ose likujdimi I detyrimeve të qeverisë ndaj CEZ Shpërndarjes. Por kartolina me kosto të lartë për abonentët shqiptarë dhe punonjësit e CEZ Shpërndarjes,është rritja e çmimit të energjisë elektrike mbi 20 përqind,pagat e ulëta të viteve 2008-2009 e largimi nga puna I qindra e qindra punonjëse ,pa ndonjë shkak konkret, por duke njoftuar degët rajonale e agjensitë lokle me fakse. E duke mos zbatuar asnjë kriter,largohen nga puna elektricistë dhe punonjës të kualifikuar dhe me përvojë pune mbi 30 vjeçare, siç ka ndodhur në Agjensinë Tropojë gjatë periudhës 2010-2011, ku janë larguar nga puna elektricistë me mbi 30 vjet punë në ndërmarrje dhe kanë sakrifikuar duke u kërcënuar deri me vdekje, siç ishte rasti i arekëtarit të sektorit Lekbibaj ,të Agjensisë Tropojë, ku u qëllua me armë,pasi kishte nderprerë energjinë abonentëve që s’kishin paguar.
Elektricistët paguhen me një pagë deri 25000 lekë,me orar të zgjatur për të riparuar rrjetin e amortizuar,e duke mos u paguar asnjë orë punë jashtë orarit dhe jashtë të gjitha kushteve teknike. Njekohësisht në kontratën kolektive të punës lidhur mes sindikatave dhe kompanisë thuhet se rritja e pagave do të bëhet në varësi të gjendjes financiare të kompanisë. E fenomeni më interesant është se punonjëit e larguar nuk përfitojnë asgjë nga ana financiare, kur ish-punonjësit e telekomit ,në momentin e shkurtimit të punonjësve nga kompania turke,kanë përfituar 2 vite pagë të plotë të financuar nga vetë kompania,sipas vendimit të qeverisë.Duhet që edhe këta punonjës që kanë punuar prej vitesh,kur largohen nga puna, të përfitojnë të paktën një vit pagë të plotë, se ata kanë investuar mundin dhe djersën e dhjetra vjeçarëve.
Ndaj viti i ri për shqiptarët ,për punonjësit e larguar dhe për ata që aktuaalisht janë në punë,është një kartolinë e hidhur : rritje çmimi,paga të ulëta,mospagesë të orëve të tepërta e investime zero.