Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agron Shabani: Gazetaria si Art dhe Arti si Filozofi...

| E shtune, 10.12.2011, 02:59 PM |


Nga këndvështrimi i Antropologjisë Kulturore dhe Reflektive-Pozitiviste:

 

Gazetaria  si Art dhe Arti si Filozofi...

 

-Ç´janë në esencën ose substancën e tyre etika dhe estetika e njohur letrare, gazetareske ose publicistike ?...

 

Nga Agron Shabani, Gjermani

 

1. Për fillim diçka mbi kuptimin e gënjeshtrës ose mashtrimit publik  si "art" dhe  "artit" të mashtrimit publik si "filozofi gazetareske" ose "publicistike" të një pjese të konsiderueshme të medieve të shkruara dhe elektronike në vendin tonë:" E nderuar redaksi! Të dashur lëxues! Gjatë këtyre ditëve dhe kohëve të fundit së bashku me të të ashtuquajturin  zëvendeëskryeministrin e parë dhe "superministrin e punëve të jashtme" të shtetit dhe qeverisë kosovare, z.Behgjet Pacolli kemi  qenë shumë të zënë në një "mision të gjatë jashtëtokësor ose galaktik" të " lobimit shtetëror dhe institucional" për "liberalizimin e vizave" dhe "njohjen e pritshme" të Republikës së Kosovës nga Marsi, Saturni,Aferdita dhe Jupiteri! Ku jemi pritur si të thuash me "nderimet me të larta shtetërore dhe ushtarake" nga zoti Mars, zoti Jupiter, Saturni dhe zonja Afërditë! Në "rezidencën" e tij jemi pritur dhe e kemi takuar edhe shokun Gargarin(Ngase, zoti Amstrong ndodhej në pushim vjetor!).Me ç´rast, pothuajse në të gjitha takimet e sipërpërmendura "politike dhe diplomatike" nga bashkëbiseduesit e lartëpërmendur në fjalë kemi marrur premtime dhe zotime të fuqishme për "liberalizimin e vizave" dhe "njohjet e pritshme" të vendit tonë nga Marsi, Afërdita, Saturni dhe Jupiteri.Me besoni ju lutem!Ne dhe vetwm ne jemi ata që në të gjitha format dhe drejtimet e mundshme politike, diplomatike, misionare, jashtëtokësore,galaktike dhe të tjera.Ditë e natë po angazhohemi dhe punojmë për kushtetutën e Ahtisarit dhe çështjën e madhe të popullit tonë kosovar Të dalur dhe të lindur nga lufta! Na besoni ju lutemi sinqerisht! Nuk do ju rrejme as mashtrojme kurre ne jete! Jo pasha "kokat e mençura" të Hajredin Kuçit, Fatmir Sejdiut dhe Arsim Bajramit që ishin arkitektët dhe instruktorët kryesor të "kushtetutes" së Ahtisarit dhe "kombit" tonw te" ri" kosovar.Na mbështesni pra! Mos i harroni kurrë angazhimet tona kontinentale,interkontinentale dhe planetare ose galaktike në të mirën e liberalizimit të vizave dhe njohjes së Kosovës në nivel planetar dhe interplanetar.! Në vazhdim dçka në kontekstin e lajmit dhe një informacioni të vërtetë: Siç dihet, manifestimëve,dollive dhe solemnitetëve të njohura festive me rastin e 28 Nëntorit edhe kësaj radhe do iu mungoj aq shumë ish komandanti legjendar i Dukagjinit dhe lideri i AAK/së z.Ramush Haradinaj së bashku me shumë luftëtar të tjerë të lirisë.Por, dollive dhe solemnitetëve të lartëpërmendura megjithatë nuk do iu mungojnë zotërinjët Behgjet Pacolli,Ibrahim Makolli, Hajredin Kuqi së bashku me pacollët dhe macollët tjerë proletar dhe internacionalist që janë konvertuar në lider të zjarrtë dhe patriot të çartur të shtetit dhe qeverisë kosovare në një periudhë të fluidshme dhe tepër hektike e tektonike nepër të cilat po kalojnë shteti dhe shoqëria e gjithëmbarshme në vendin tonë.Mbase, gjithnjë fjala mbi liderët ose politikanët e ndryshëm proletar dhe kosmpolitik të shtetit dhe qeverisë kosovare që janë futur dhe instaluar aty në bazë të planëve dhe projektëve të njohura e të panjohura mbi shtetin dhe popullin e Kosovës si "eldorado, apendiks ose rezervat i urtë, i dëgjueshëm dhe teper servile" i bosëve dhe padronëve të ndryshëm botëror ose ndërkombëtar që kanë për qëllim krijimin dhe fabrikimin e një të të ashtuquajturi populli artificial dhe johistorik(kosovar) në vendin tonë dhe në fund krijimin e një "Jugosllavie të vogël" në miniaturë përmes Pacollëve, Makollëve ose Macollëve të ndryshëm vasal,servilë,poltron, kameleon dhe tepër oportuinist.  Apo, nepër gazeta dhe medie të ndryshme shqipfolëse në Kosovë dhe diasporë flitët dhe shkruhet aq shumë mbi firmat e shumëta dhe pasurinë përrallore të Behgjet Pacollit kudo nepër botë. Por, nuk flitet as nuk shkruhet si të thuash kurrë për format dhe menyrat e ndryshme klandestine, bizantine,makjaveliste dhe merkantilisto-kameraliste të pasurimit të shpejtë dhe tepër dramatik të ketij "bisnes patrioti" të dyshimtë ,kontraverz dhe tepër enigmatik që ndodhët në lidhje, martesa ose kurorëzime të shumëta afariste, politike,ideologjike, konspirative,dekonspirative, logjistike dhe të tjera me mafian ruse dhe zyrtarët ose oligarkët e ndryshëm të Kremlinit ose Beogradit.Nuk flitët dhe nuk shkruhet madje as për dashurinë, simpatinë dhe devocionin e dëshmuar dhe tepër nostalgjikë të Behgjet Pacollit dhe familjes e farefisit të tij të gjërë ndaj Josip Broz Titos dhe regjimit të dikurshëm kriminal dhe gjakatar në Beograd.Thonë se Behgjet Pacolli ( i cili për disa ditë rrjesht kishte qëndruar si kufomë në morgun e spitalit të Lubjanës në Slloveni..) ka shërbyer dikur në garden e Titos , ndërsa babai i tij në gardën e krajlit serbian në Beograid.Dhe, sot zëvëndëskryeminister i parë i kabinetit të Hashim Thaçit...Ish luftëtarit të shquar të lirisë dhe udhëheqësit të njohur politik të UÇK-së!!!! "Credo Quia Imposible"!(...).

 

2. Nuk jamë përcjellës ose ndonjë vëzhgues i rregullt dhe  kroniko- periodik i rrjedhave dhe zhvillimëve të ndryshme  kulturore dhe informative në vendin tonë. Apo mbase i rrjedhave dhe zhvillimëve të përgjithshme kulturore dhe informative në hapësirën e njohur mbarëshqiptare.Jo. Por, vetëm një vëzhgues ose participant i kohëpaskohëshëm dhe observativë i asaj që në sfondin e njohur të Antropologjisë së Përgjithshme Kulturore dhe Informative mund të quhet dhe konceptohet  si " Reinventing Antropology".Respektivisht,  Antropologji moderne ose bashkohore në sfondin ose kontekstin e mesipërm kulturor dhe informativë.Dhe, mbase i asaj pjese aq vitale dhe fondamentale (substanciale) të Antropologjisë Kulturore dhe Pozitiviste e cila i ka për qëllim studimet dhe analizat e përgjithshme mbi rolin dhe ndikimet e ndryshme dhe të shumëfishta (reflektive, impulsive, afirmative,simbolike, alternative,paradigmatike etj.) të nstitucionëve të njohura kulturore dhe informative në të gjitha shtetët dhe shoqëritë e ndryshme njerëzorie ose qytetare kudo në botë. Të medieve të shkruara dhe elektronike sidomos.Dhe, kjo me theks të posaçëm tek ato shtete ose shoqëritë të ndryshme në konsolidim e sipër dhe tranzicion...Ku mediet e shkruara dhe elektronike nuk janë si të thuash vetëm "mjete transporti" apo mbase një "industri" e njohur informative dhe propagandistike në kontekstin e njohur profitabil dhe komercionalist. Por,  në radhë të parë ato janë ´referuese globale´dhe ´lojtar ´të rëndësishëm dhe tepër ekselent në kontekstin e njohur observativë dhe participant ( " Observation Participant") të monitorimit, observimit, përçuarjes dhe afirmimit të vlerave dhe resursëve të njohura globale ose universale të shteëve dhe shoqërive të tyre përktëse ose respektive në tregun e njohur global ose universal të vlerave dhe kapitalit të përgjithshëm botëror ose ndërkombëtar. Kjo mu për faktin se për botëkuptimin dhe filozofinë e sotme( moderne ose bashkohore) mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbsshme njerëzore ose qytetare  të të gjithë njerëzit ose qytetarët e mundshëm të një vendi a të një shteti në instancë të fundit janë partner, participant,klient, anticipant, miq dhe aleat të përbashkët dhe të barabartë në të mirën e  përgjithshme të shtetit dhe shoqerisë së tyre përkatëse ose respektive.Dhe..kjo duke filluar që nga presidenti ose presidentja e vendit, kryeministri ose kryemistrja dhe gjër tek qytetari i rëndomtë.Në këtë frymë Antropologjia e njohur kulturore dhe informative ( Duke menduar në shtëpitë, mekanizmat ose  institucionet e sipërpërmendura kulturore dhe informative) në radhë të parë angazhohen për një shoqëri të pastër, të pasur, të shëndetshme, humane, të ndërgjegjshme, të lirë , të pavarur dhe sovrane në kuptimin e përgjithshëm ose multidimenzional tö fjalös. Për një shoqëri të çliruar nga skamja, neuroza, depresioni, destruksioni, dekonstruksioni, anomalitë dhe patologjitë e ndryshme individuale ose kolektive.Mbase, për një jetë të udhëhequr nga respekti, dashuria, idealet dhe vizionet e pörbashkëta,ndërgjegja individuale dhe kolektive,përkushtimi,devocioni , ndjeshmëria  dhe mirëkuptimi i ndërsjellë ose reciprok në kontekstin e lartëpërmendur global ose universal.Për njeriun ose qytetarin e lirë dhe tepër sovran në kuptimin e plotë të fjalës.Për lrinë, spontanitetin,reflektimet, intimitetin, individualitetin, subjektivitetin,identitetin,dinjitetin dhe eksluzivitetin e tij kushtetues dhe juridik.Për edukatën, kulturën dhe arsiminin e tij...Për etikën dhe estetikën e njohur individuale dhe kolektive dhe kështu me radhë.Në këtë sfond Antropologjia e Përgjithshme ose kulturore si shkencë holistike dhe primatologjike, gjegjësiisht, si një disiplinë e posaçme e filozofisë ,për mendimet dhe vlerësimet e njohura shkencore dhe metodologjike të Erich Wolfit, Clode Levi Strausit,Antonio Gramshiit,Jammes Cliffordit, Georg Marcusit etj.Me plotë të drejtë konsiderohet si disiplina me e ngritur, me e avansuar, me humane, me shkencore dhe me racionaliste ose pozitiviste në domenin e njohur të primatologjisë dhe filozofisë së përgjithshme njerëzore ose qytetare.Ndonëse, pa i harruar këtu edhe strukturalizmin, funksionalizmin,aksionalizmin dhe tradicionalizmin e njohur kulturor, historik dhe nacional-gjenetik së bashku me Antropogjeografinë , Antropohistorinë , Antropofizikën, Antropobiologjinë dhe Antropologjinë e njohur sociale ose sociokulturore në funksion të ndarjes, enkodimit,periodizimit dhe institucionalizimit të Antropologjisë së përgjithshme dhe asaj kulturore.Në këtë menyrë pra mediet e shkruara dhe elektronike ( duke i nënkuptuar këtu mediet e mirëfilleta , ekselente dhe profesioniste në kuptimin e njohur të etikës, estetikës dhe antropologjisë së përgjithshme kulturore dhe difuzive) në të shumtën e rastëve i ngjajnë një ansambi ose simfonie të shkëlqyer kulturore dhe informative që puçët( puçën) dhe gërshetohet( gërshetohen) vazhdimisht në sfond me ´korin e lartë´të aspiratave dhe interesave të njohura shtetërore dhe nacionale të popujve dhe vendëve të tyre përkatëse ose respektive.Në këtë sfond duhet përshëndetur dhe admiruar roli dhe kontributi i njohur kolosal dhe titanik i bordit të përgjithshëm editorial dhe redaksional tëAgjensisë së Pavarur të Lajmëve "KosovaPress" dhe deri diku edhe bordet e gazetave të njohura  dhe periodike të Kosovës  si "Zeri i Dites" dhe "Kosova Sot" në kuptimin e lartëpërmendur të një gazetarie të pavarur, ekselente, afirmative dhe profesioniste . E kundërta e tyre janë të të ashtuquajturat " mediet e centralizuara" ose të "standardizuara" forumiane dhe kabinetike që i referohen censurës ose diktatëve të ndryshme editoriale, shtetërore, qeveritare, konjukturale,nomenklaturale,kabinetike etj.Dhe, mbase të të ashtuquajturat mediet ose "gazetat e pavarura" dhe "nacionale" që e përhapin dhe propagandojnë të "vërtetën" dhe "lavdinë e madhe" të partisë- shtetit dhe shtetit- parti.Duke i dhënë zë kujës dhe borisë së njohur agjituese dhe propagandistike në emër dhe në favor të thellë të epshëve, egove, superegove ,apetitëve dhe libidove të sëmuara pushtetmbajtëse dhe karieriste të bisnespatriotëve dhe liderëve të ndryshëm politik, partiak, shtetëror ose qeveritar në vendin tonë.Përkatësisht, projektëve dhe planimetrive të tyre bastarde, hibride, proletare, internacionale dhe kosmpolitike që i shpartallon dhe davarisë mengjesi.Aty janë edhe kompleksët e njohura të inferitoritetit të pashëruar shpirtëror,intelektual, akademik dhe profesionist të botuesve(editorëve),redaktorëve ose kryredaktorëve të ndryshëm antikombëtar, pseudointelktual dhe quaziprofesionist së bashku me mungesat dhe deficitët e theksuara reflektive, profesionale, etike dhe metaestetike të padronëve ose punëdhënësve të tyre mediokër dhe obskurantivistë.Të cilët në "stilin" dhe manirin e njohur të atyre kokave të përulura dhe të nënshtruara që nuk i prejnë kurrë shpatat e padronëve ose " sulltanëve " dhe sundimtarëve të ndryshëm shtetëror, qeveritar ose politik:Kulturën, informimin dhe gazetarinë e përgjithshme shqiptare ose kosovare i kanë sjellur si të thuash buzë greminës dhe një ambisi total.Për të mos thënë këtu përballë një të të fikëti ose  infrakti(bankroti) të përgjithshëm moral dhe profesional që hëpërhë nuk mund ti shihet fundi.Ndërkohë që botuesit (editorët), redaktorët ose kryeredaktorët e ndryshëm të gazetave ose medieve të tjera në vendin tonë me qëllim të  arësyetimëve dhe  justifikimëve të ndryshme bajate, apsurde, paradoksale , demode dhe tepër të paqëndrueshme e anakronike para opinionit ose lëxeusve të tyre të plaçkitur dhe manipuluar shumëcipërisht: Flasin dhe spekulojnë për kinse kanosjet ose rrezikimet e vazhdueshme materiale, fizike, ekzistencialiste dhe të tjera të botuesve (editoreve), gazetarëve, redaktorëve ose bashkëpunëtorëve të gazetave ose shtëpive të tyre informative nga forcat dhe grupët e ndryshme informale, parapolitike, centripetale dhe të tjera të afërta me pushtetin aktual në Kosovë.Gjepura të njohura  dhe të dëgjuara aq shumë herë nga aparati i njohur agjitativë dhe propagandistik i Delengjinjëve , argatëve dhe shërbtërëve të njohur të regjimit të dikurshëm serbojugosllav ose komunopansllavist që janë "konvertuar në demokrat", "patriot të zjarrtë" dhe "nacionalist të devotshëm"të çështjës dhe kauzës sonë kombëtare.Së këndejmi, kultura dhe gazetaria shqiptare ose kosovare nuk ndodhën të kanosura ose rrezikuara as nga shteti dhe as nga qeveria e vendit tonë.Por, në rastin konkret ato ndodhën të kanosura dhe rrezikuara nga vet indolenca, mediokriteti, amnezioni, animoziteti, inferioriteti, malicioziteti ,prepotenca dhe supersticioziteti i botuesve (editorëve), redaktorëve ose kryeredaktorëve të ndryshëm analfabet ose gjysëmanalfabet.Dhe, mbase nga recidivi i sloganëve, fobive, paranojave, paragjykimëve dhe fiksionëve të njohura (dhe të sëmuara mbase ) autoritare dhe totalitariste të botuesve(editoreve), drejtorëve, redaktorëve ose kryeredaktorëve të ndryshëm që kanë qenë dikur milic (polic), agjent, argat,çatip ose bashkëpunëtor të njohur të Titos, Rankoviçit,Millosheviçit, Stanishiqit dhe kështu me radhë.Këta të fundit pra së bashku me të parët ose baballarët e tyre që njerëzit dhe populli ynë ua dijnë emrat, ,mbiemrat dhe adresat e plota.Ndaj, mu për këtë në vazhdim pashmangshëm shtrohet pyetja: Vallë ne duart e kujtë ndodhën sot kultura dhe infomimi shqip në Kosovë ? Në duart e shtetit dhe qeverisë kosovare, në duart e botuesve ose editorëve të ndryshëm analfabet ose gjysëmanalfabet, apo ne duart e "etikës"së preferuar intelektuale dhe profesionale që po vdes ?!...

 

3. Siç dihet estetika si shkencë ose një disiplinë e veçantë e filozofisë ka lindur dikund në fund të shekullit tetëmbëdhjetë (18) ose në fillim të shekullit të nentëmbëdhjetë(19)në Gjermani dhe Francë.Dhe, mbase në ´shekujt ose epokën e njohur të etikës, estetikës,humanizmit dhe disiplinës së gjithëmbarshme shkencore , akademike dhe artistike´ në nivel botëror ose planetar.Në këtë sfond si të atilla çfarë ishin ose çfarë janë u ngriten,u zhvilluan, përsosen dhe u afirmuan edhe shkencat ose disiplinat tjera humane dhe akademike si arti, kultura, letërsia, gazetaria,publicistika,politika,diplomacia etj.Ndonëse, sëcila ose akëcila prej tyre me itinerare, ritme, forma dhe metoda të ndryshme diskursive, dialektike, evolutive, organike,empirike etj.Mbase, me ritme, itinerare, standarde dhe trende të ndryshme ose specifike nga njëra tjetra.Se këndejmi, estetika në radhë të parë është shkenca ose disiplina e njohur mbi artin, mbi të bukurën, të veçantën,të posaçmën, të përsosurën etj.Në këtë sfond në fokusin dhe agjendën kryesore të estetikës janë e bukura, e dashura, e veçanta, e përzgjedhura, artistikja, stilistikja dhe kështu me radhë.Kuptimi dhe esenca e përgjithshme e estetikës qëndron pikërisht në konstruktin, antinomin,enkodimin dhe substratin e saj filozofik dhe metaestetik.Në këtë frymë me estetikë nënkuptojmë artin,muzikën, teatrin,shkrimin e njohur letrar ose gazetaresk,romanin,prozën,novelën,poezinë etj.Përkatësisht, nonfiksionin dhe diksionin e njohur letrarë dhe artistik, teknikën, teorinë, mjeshtërinë, imagjinatën dhe fantazinë e njohur krijuese dhe artistike.Dualizmin ,strukturalizmin, funksionalizmin, metaforat,alegoritë e ndryshme,humorin, paroditë, diagramet, mesazhet, simbolet,ngjarjet dhe figurat...Bukurinë dhe profecinë e njohur krijuese dhe artistike.Stilin, disajnin,strukturën,strukturat dhe superstrukturat e njohur intelektuale dhe profesionale...  Vokalin e tyre ,kohezionin,ritmin dhe dinamikën e njohur linerare dhe ataraktivo-inkarnative...Trendët, standardet ,tendencat, zhvillimet dhe levizjet e njohura tredimenzionale, matriksiale etj..Konceptët, përceptimet dhe anticipimet e ndjeshme, të ndërgjegjshme, racionale, profesionale dhe metaestetike.Nuhatjet, intuitën, përjetimet ,shpërthimet,rrezatimet,tundimet dhe mbindërtimet e njohura etike dhe metaestetike.Mbase shquarjen, fokusimin ,deshifrimin ,dekodimin,enkodimin dhe artikulimin e asaj që është  e bukur dhe me vlerë të lartë etike,profesionale dhe artistike.

 

4. U morë vesh se objekt ose objektivë kryesor dhe substancial i një shkrimi, raporti, reportazhi,komenti, vështrimi,studimi ose analize të mirëfillët gazetareske ose publicistike në radhë të parë janë njeriu dhe jeta.Respektivisht, arti dhe jeta, jeta dhe filozofia, arti dhe filozofia dhe kështu me radhë.Ndërsa, subjekt i tij janë shpirti i i njeriut së bashku me materien, krijesën , ekzistencën ,nevojat dhe kërkesat e njohura njerëzore ose qytetare në kuptimin e vlerave dhe lirive të njohura globale dhe universale të jetës së njeriut.